Dikasteri për drejtësi që drejton Hajredin Kuçi është përforcuar me një zëvendësministër të akuzuar për tri vepra penale.
Ish-kryetari i Komunës së Skenderajt, Ramadan Gashi, që këto ditë me vendim të kryeministrit Hashim Thaçi është emëruar zëvendësministër i Drejtësisë, akuzohet nga Prokuroria e Qarkut e Mitrovicës për tri akte kriminale që kanë të bëjnë me shpërdorimin e detyrës zyrtare gjatë kohës sa ishte kryetar komune.
Gashi, emri i të cilit ende nuk figuron në faqen e Ministrisë së Drejtësisë, akuzohet se i ka shkaktuar dëme të mëdha Komunës së Skenderajt. Në të njëjtën kohë ai akuzohet se u ka krijuar përfitime materiale disa personave e firmave në këtë anë në mesin e të cilëve edhe kompanisë “R&Rukolli”. Tashmë pronë e kësaj kompanie është një parcelë në vlerë 254.000 euro e cila i është dhënë si kompensim për punimet shtesë pa kontratë që i ka kryer kjo kompani në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj. Deri atëherë ishte në pronësi të Komunës së Skenderajt. Prokuroria po i ndjek penalisht edhe ish-kryeshefin Ahmet Latifi, drejtorin për Gjeodezi, Abedin Geci, dhe zyrtarin e kësaj drejtorie Abedin Veliu.
Aktakuza, një kopje të së cilës e ka “Koha Ditore” është ngritur më 6 qershor të vitit në kaluar.
para dy-tri dite e ngarkoj e sot e shkarkoi (!!!) (sipas Koha.net). Dmth. Thaci keta kalaveshet e vet ne qeveri i ngarkon e i shkarkon si te ishin mushka me samare…
Nuk besoj se eshte e vertete per keto aktakuza , me te cilat ngarkohet ish kryetari i Skenderajt.Nuk mund te beje vepra kriminale nje ish i burgosur politik .Ramadan Gashi eshte njeri me nje kulture te lashte ,qellimisht iu eshte bere kjo njellosje e rende qe besoj se do te deshmohet ne te ardhmen ne favor te Z.Ramadan Gashi .
Një njëri si z.Ramadan Gashi me virtytet e larta njerzore është vështirë të gjesh. Shquhet si një njeri i fjales, sinqeritetit, përkushtimit dhe atdhedahurisë. Mbi supet e tij rëndojn vitet e rënda nëper burxhet serbe-sllave. Thellsisht besoj se është i pafajshëm këtë do ta deshmoj koha. Një njëri i tillë i nevoitet Drenices, Kosoves.