Dorëzohet udhërrëfyesi për liberalizimin e vizave

14 Qershor 2012, 13:59Rajoni TEMA

Komisionerja e BE-së për Punë të Brendshme, Sesilia Malmstrom, ia dorëzoi Qeverisë së Kosovës udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave.

“Ky dokument paraqet një listë gjithëpërfshirëse reformash të cilat duhet t’i plotësojë Kosova. Këto reforma kanë të bëjnë me lirinë e lëvizjes, ri-integrimin dhe ri-pranimin, sigurinë e dokumenteve, menaxhimin e kufirit dhe migrimin, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, dhe të drejtat themelore. Përfundimet e dialogut për viza do të varen nga progresi i Qeverisë së Kosovës në plotësimin e këtyre kërkesave”, thuhet në komunikatën e KE-së.

Në këtë komunikatë, zonja Malmstrom citohet të ketë thënë se “Ceremonia e sotme e dorëzim-pranimit të këtij dokumenti, i shpie qytetarët e Kosovës një hap më afër udhëtimit pa viza”.

Udhërrëfyesi për liberalizimin e vizave përfshin reformat të cilat do të duhet t’i implementojë Qeveria e Kosovës, për të krijuar një mjedis të sigurt për të udhëtuar pa viza.

“Se a do të bëhet realitet udhëtimi pa viza dhe se kur do të bëhet varet nga angazhimi i qeverisë për implementimin e këtyre reformave të vështira në terren,” ka thënë zonja Malmstrom.

Në ceremoninë e dorëzim-pranimit, komisionerja Malmstrom u takua me Ministren e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku, Ministrin e Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, Kryetarin e Komisionit Parlamentar për Integrime Evropiane, Lutfi Haziri dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve të Kosovës. /REL

5 komente në “Dorëzohet udhërrëfyesi për liberalizimin e vizave”

  1. Dean says:

    Shume lajm i mire.
    Te levizin dhe ata lirshem ne Europe dhe do Zoti nuk duken me ketej nga anet tona.Sidomos kur ka zgjedhje apo per me bo ndo1 rremuje kur ka nevoje ”BACA” i gegve.
    Tani e tutje bjerini nga Serbia.E keni edhe me afer Europen.

    1. boss says:

      po kush a tut vet ti allahile,ka i biem ne per ne europ

      1. Cakalli7 says:

        si perkthehet shqip kjo qe shkruan ky byrazeri i erdoganit?

  2. Ben Chicago says:

    kosova ka per ta mare statusin para shqiperise

  3. Niman says:

    Mos tu gezohemi gjerave te kota. Edhe sot mund te udhetohet – kuptohet ai qe i ploteson kushtet. E kushtet jane leket dhe asgje tjeter. Ata qe kan udhetuar do te udhetojne prap, ndersa ata qe nuk kan pasur mundesi deri tash nuk do ta kene as ne te ardhmen. Evropa me kete fiton nga ne e jo ne nga ata.

    Nese nuk ka mundesi te punohet ne ato shtete, atehere pse te udhtohet.

    Pune te kota, se paku per mua.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje