Kusari-Lila: Çimentoja “shqiptare” vjen nga Italia, Serbia e Greqia

14 Qershor 2012, 21:49Rajoni TEMA

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë, Mimoza Kusari-Lila mbron vendimin e saj për vendosjen e tarifës prej 35 për qind për çimenton e importuar nga Shqipëria dhe vendet e tjera, me arsyetimin se në tri vitet e fundit është rritur importi i këtij produkti në treg nga 3 në 35%.

Diçka e tillë ka prekur tregun e çimentos, duke e dëmtuar më së shumti fabrikën e vetme të prodhimit të çimentos në Kosovë “Sharr Cem”.

Në një intervistë për “”Top Channel”, ministrja kosovare e quajti vendimin si masë të aplikueshme për mbajtjen e tregut nën kontroll dhe ofrimin e mundësive të barabarta për të gjitha ata që duan të jenë prezent në treg.

“Dua të theksoj se kjo masë nuk është marrë vetëm ndaj Shqipërisë, por ka ndërlidhje edhe me produktet që vijnë nga Shqipëria në Kosovë, nga Italia e vende të tjera evropiane, jo në proporcion me rrjedhën e tregut të lirë. Prandaj ka një ndërhyrje në treg, kjo është një masë e përkohshme 90-ditore. Nëse vërtetohet që s’ka një praktikë që prish tregun në Kosovë, masa mund të zgjatet, në rast të kundërt mund të vazhdohet më tej”, deklaroi Kusari-Lila.

Sipas ministres, problemi nuk është vetëm te fabrika e prodhimit në Fushë Krujë, por në të njëjtën kohë Shqipëria importon edhe çimenton e prodhuar në Itali. Një grup punues po heton mbi arsyet e importit në sasi të mëdha të çimentos në Kosovë.

Rezultatet e para tregojnë se në Itali dhe Shqipëri ka pasur hiperprodhim të çimentos dhe si rrjedhojë Kosova është parë si treg i volitshëm për shkak të kërkesës në rritje në industrinë e ndërtimit.

Teksa mohon pretendimet se një masë e tillë ngre koston e ndërtimit, ministrja Kusari-Lila shton se kompanitë kosovare të importit kanë manipuluar me faktet, duke e deklaruar çimenton me çmim shumë të ulët në doganë dhe duke e shitur më pas me çmimin e tregut.

“Fitimi që paraqitet në doganë nuk është i njëjtë me atë real. Synimi i kësaj mase nuk është bllokimi, por vetëm sqarimi dhe vendosja nën kontroll e tregut. Në të njëjtën mënyrë monitorohet njëkohësisht edhe çmimi i produktit kosovar, në mënyrë që të mos rritet abuzivisht fitimi i krijuar”.

Vendimi i Ministrisë së Tregtisë është kritikuar nga deputetet e Kuvendit e Kosovës. Dy deputetë, njeri nga koalicioni për Kosovë të Re e tjetri nga PDK-ja, që të dy në bashkëqeverisje me ministren Kusari-Lila, kanë thënë se bllokimi i çimentos shqiptare iu shërben interesave të ngushta klanore.

Të dhënat nga doganat e Kosovës flasin për shumëfishimin e importit të çimentos nga Shqipëria në tre vjetët e fundit. Nëse në vitin 2009 ishin importuar 16 702 tonë çimento, në vitin 2011 sasia e importit arrin në 226 847 tonë.

Ndërkaq, pas marrjes së vendimit nga Ministria e Tregtisë, për tre ditët e fundit pasi u zbatua vendimi për tarifën prej 35%, Shqipëria ka importuar vetëm më 11 qershor rreth 70 mijë tonë çimento. Me 12 dhe 13 qershor ka munguar tërësisht importi nga Shqipëria, por ka vazhduar të hyjë çimento nga Greqia, Italia dhe Serbia.

11 komente në “Kusari-Lila: Çimentoja “shqiptare” vjen nga Italia, Serbia e Greqia”

  1. Drini says:

    ne cfare moshe e ke ngrene peshkun serb ti kusare?

  2. Cakalli7 says:

    goxha femer kjo kusarka

  3. Laknori says:

    Kjo e ka ngrene heret por e keqja do jete se do e haje edhe me gjate, sepse paraja e cmend edhe budallain. kucka smendon per tjeter gje pos te krijoj favore per serboruset!!!

  4. munde te ndodh qe tash dhe kufijt te mundohen te naj mpeshtjellojn ,dhe te thojn se aty ku kemi ven bllokad me morin eshte kufi seerb dhe shqipetaret siq jan budallaa,te thon ashtu eshte shka thote qeveria me vend eshte,ik moj pshurravic,po spate mundesi me shku ne tiran dhe me bisedu me vllezerit e tu me gjet nje zgjidheje vllazerore,me perfitime te dy aneshme,apo te ka kap pacolli dhe thaqi per vesh,ik mos te shof surratin

  5. gimi says:

    Turp, te vihet nje njeri me mbiemer te tille
    si Ministre e Tregtisë dhe Industrisë
    qe e justifikon teresisht qenien KUSARE!

  6. deputeti says:

    Deputetët e koalicionit qeverisës, gjatë seancës plenare të Kuvendit të Kosovës, njëzëri kanë akuzuar ministren e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusarin-Lila, se për përfitime personale ka vendosur taksë për çimenton që vjen nga Shqipëria, duke favorizuar Fabrikën e Sharrcemit. Ligjvënësit kosovarë, madje kanë “kërcënuar” se nëse ky vendim nuk anulohet, atëherë do të kërkohet dorëheqja e Kusarit përmes një mocioni që do të paraqitet në Kuvendin e Kosovës.

    Vendimi i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, që udhëhiqet nga Mimoza Kusari –Lila, për t’i vërë tarifë prej 35 për qind importit të çimentos që vjen nga shteti shqiptar, ka nxitur reagime të ashpra si në Prishtinë ashtu edhe në Tiranë…

  7. Epiteti says:

    Rrini urte se te pakten kjo e ka te deklaruar ne mbiemer, kusari ,kusare, kusarja shkurt hajdutja e pacollit. (verej:serbisht pacoll i thon miut te madh)
    aju fshifte kolera me gjithe emra e mbiemra qe keni.

  8. riza bregu says:

    ne rradhe te pare nje guxim i madh te vesh ministre ekonomie a tregtie nje me mbiemer KUSARI.Nuk e di çfar do te thote kjo fjale ne Kosove po ne shqiperi ka nje kuptim me konflikt interesi me pozicionin e zonjes ministre.
    E dyta zonja ministre duhet te dije qe ne si Shqiperi kur ndertuam rrugen e kombit nuk hodhem parate qe shtetasit e Kosoves te shkojne sa me shpejt ne Zvicer, Itali e Gjermani po dhe qe nje pjese te ketyre parave te na kthhen dhe nga tregetia me Kosoven dhe Kete e kerkojme ose me mire me thene Qeverite kushdo qofshin ato te kuqe, blu a roze duhet ta kerkojn me force.

  9. ismeti says:

    I KA HAP BURRI FIRM TREGTARE SE BASHKU ME DASHNORIN SHKA

  10. Drini says:

    E kam pare kete kusaren ne top-channel. Bobobobo sa llafazane fecke, flet papushim me ate fjalorin primitiv qe ka e i duket vetja se din dicka. Mbase eshte me mire ne serbisht, bo vaki ja ka mesu dashnori.

  11. luis says:

    VETEM SHQIPTARET KANE KETO MBIEMRA KUSARI (HAJDUTI) KRYEMADHI(KOKE MADHI), TOPALLI (CALAMANI), QORRI (I VERBERI) SI GJE ME ASNJE VEND TE
    AFRIKES HAJDE TE BEJME HAJER NE. TE FUNDIT KEMI QENE TE FUNDIT JEMI.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje