Universiteti i Prizrenit ndërtohet 150 mijë euro më shtrenjtë

15 Qershor 2012, 11:11Rajoni TEMA

Ndërtimi i objektit të ri të Universitetit Publik të Prizrenit (UPZ) do t’i kushtojë buxhetit të shtetit 150 mijë euro më shtrenjtë. Kjo për faktin se drejtuesit e prokurimit të universitetit kanë zgjedhur kompaninë “Albes” nga Istogu, e cila ka ofertuar me çmim prej 733 mijë e 262 euro, përderisa oferta më e lirë ka qenë e kompanisë “Renelual&Puna” nga Prizreni prej 589 mijë e 570 euro.

Përveç kësaj edhe 5 kompani të tjera kanë ofertuar me çmim më të lirë se kompania fituese, e cila është pronë e vëllezërve Mavraj nga Istogu.

Nuk është hera e parë që “Albes” fi ton tenderë nga universiteti që udhëhiqet nga rektori Mazllum Baraliu. E njëjta kompani vitin e kaluar kishte fituar një tenderë tjerë në UPZ për rinovimin e objektit aktual të universitetit në vlerë prej 372 mijë euro./Zeri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje