Dino Asanaj ka vrarë veten. Pas ekspertëve vendas këtë e konfirmoi edhe EULEX’i, që ishte pjesë e ekipit që kreu autopsinë. Tani hetimet mund të marrin kahe tjetër. Sipas Kodit të Procedurës Penale, prokurori duhet të hetojë arsyet e vetëvrasjes. Shtysa drejt këtij akti është vepër penale dhe e dënueshme me ligj.
Vetëvrasjen dyshohet se e ka kryer në zyrën pranë shtëpisë, ulur në karrige.
Në atë moment, adrenalina e tij mendohet se ishte në kulm.
Arsyeja e saktë përse mund ta ketë bërë këtë Dino Asanaj, ish-kryetar i Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), ende mbetet mister.
Por diçka ka nisur të lëvizë drejt gjetjes së përgjigjes eventuale.
Letra e lënë, bisedat telefonike, mesazhet dhe kontaktet e tjera janë materiale me analizimin e të cilave po merret hetuesia.
Dyshimet e forta janë se rasti i tij është vetëvrasje.
Së paku duke u bazuar në raportin e obduksionit të kryer nga ekspertët mjekoligjorë, vendorë dhe të EULEX’it.
E nëse vërtetohet se Asanaj është shtyrë në vetëvrasje, atëherë radhën mund ta ketë hetimi i rrethanave që e kanë shtyrë atë të ndërmarrë këtë akt.
Edhe shtytja në vetëvrasje është vepër penale.
Pa e ditur se për cilin rast është fjala, ish-prokurori Tahir Rrecaj thotë se shtytja në vetëvrasje është vepër penale dhe e dënueshme.
“Nëse vërtetohet se ka shtytje për vetëvrasje, atëherë ajo është e dënueshme”, thotë Rrecaj për Express, duke shtuar se prokurori në secilin rast, duhet të hetojë edhe në këtë drejtim./EXPRESS
Pak si teper e veshtire te vrasesh veten me thike, me ato lloj goditjesh!
Tu kete lene uraten femijeve!
Rrofte adrenalina cudiberese, Me adrenaline mund te vrasesh veten me thike duke ja ngulur vetes tri-kater here dhe madje ne fillim ne zemer e pastaj te presesh fytin. Ka raste ne histori, qe perralla si kjo behen realitet, Cfare nuk ben kjo adrenalina, hormon i cuditshem qe te lejon te vrasesh veten edhe kur i ke te gjitha te mirat, toka, resorte, pallate, llogari rrjedhese, harem e me the te thashe. Rrofte edhe EULEX qe me profesinalizem i ben keto zbulime. As FBI ne dosjet e saj nuk ka parashikuar raste te tilla. Si gjithmone ketej e adnej kufirit ne shqiptaret jemi te vecante.