Ivanoviç: Na pret verë e “nxehtë” në Kosovë

20 Qershor 2012, 12:19Rajoni TEMA

Sekretari shtetëror në ministrinë e Serbisë për Kosovën, Oliver Ivanovic, ka vlerësuar se në Kosovë do të jetë “një verë e nxehtë, në të cilën do të ketë ende incidente sporadike”.

“Me dialog ne e mbajmë situatën nën kontroll, e cila është e tensionuar dhe e cila secilin moment mund të eskaloj dhe të shndërrohet në ndonjë incident, që nuk është në interesin e askujt”, tha Ivanovic për Radio-Televizionin e Serbisë.

Duke komentuar paralajmërimet e aty-këtushme se Bashkimi Evropian dëshiron një takim të presidentit të Serbisë, Tomisllav Nikolic, dhe presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, Oliver Ivanovic theksoi se kërkesa të tilla zyrtare nuk ka.

“Takimi i dy presidentëve do të ishte njohje indireke dhe mendoj se nuk do të hyjmë aq thellë në këtë tregim”, tha Ivanovic, dhe shtoi se kjo është linja e kuqe, që nuk duhet të kalohet./REL

3 komente në “Ivanoviç: Na pret verë e “nxehtë” në Kosovë”

  1. Doni ALBO says:

    Ky qeni ne foto eshte themeluesi i “Rojeve te ures” ne veri te mitrovices ne 99′ kurse tash fol si zyrtar i shtetit te serbise ne anen tjeter ky eshte ai qe mbart mbi vete 13 persona shqiptare te vrare ne vitin 2000 dhe per terrorizim dhe spastrim etnik te pjeses veriore te mitrovices dhe kurse ky qeni del e na flet per dialog kur keta jane ata qe dialogun nuk e njohin po vetem forcen, sigurisht mitrovicen nuk e japim me asnje cmim se eshte shqiptari, tashme qeveria e kosoves duhet dale me nje plane te specializuar dhe profesional te mbajne ate pjese gjalle me shqiptare sic jane fillim rindertimit te shtepive te djegura shqiptare dhe instalimi i punkteve policiore ne cdo lagje ne pjesen veriore nqofse edhe me 1 shtepi shqiptare si dhe dergimi i forces speciale ne veri dhe te pregaditur ne cdo kohe per cdo situate per mbrojtjen e kushtetutes te shtetit dhe natyrisht banoret shqiptare ne ate pjese.

  2. enh says:

    dicka e papare,ndodh ne rajonin tone e lindjen e mesme,nga nje ane diplomacia e shryre,ku gjithe problemet e rajonit u palestinuan,nga ana tjeter nje mobilizim total ushtarak,ku per here te pare,pas luftes se ftohte,superfuqite ushtarake,i nxjerin dhembet njeri tjetrit,kur,pergatiten,ne nje shtet ku pothuajse eshte ne lufte civile te bejne manovta ushtarake,me pjesemarjen e 110 mije ushtareve,pervec pajisjeve te tjera teknologjike,tregohet qarte,se ditet,e mira mbaruan,dhe tani sy ne vend te syrit,dhe dhemb ne vend te dhembit,sidomos deklarata e kryeministrit kinez,ne forcat speciale ujore kineze,(duhet te sterviteni si te jemi ne lufte,shpejt do jemi ne lufte,ose tjetra,ne 2 qershor,qeveria kineze ka kerkuar nga qeveria egjyptiane leje,per kalimin e shtate luftanijeve kineze,si dhe nga ana tjeter,dislokimi nga ana e rusise ne siri,e sistemeve te fundit,luftarake,si jakont,s400,iskander misaells,tanguska sistem,dergimi i forcave speciale te kulluara,qe sveprojne vetem ne bazen e tyre,por dergimi i helikopterit wolf,i cili eshte nga me modernet,i pajisur me infrared kamera,dhe pamje dite e nate me ndihmen e sateliteve,tregon se veprimtaria e tyre,eshte shume me larg ,nga baza e tyre strategjike,dhe si e tille ne emer,kerkohet te mbrohet me cdo kusht,edhe sikur me sistemet e tyre elektronike nga me metamodernet te dilokuara kohet e fundit ne siri,ndajne me forcat e frontit informacion,ose marinpjese, edhe vete ne pozicione kritike ,duke i prure atyre,fatalitet,ne kete veprimtari te zgjeruar,e kembengulese,shikojme turqine te laje duart,duke e ditur se nje hapje koridori,qe do e vinte ne rolin e frances ne libi,mund te kishte,ose te fute ate ne aventura,dhe disfate,si dhe humbjen e rolit te saj ne rajon,njehere e pergjithmone,ose me qarte,nje pranvere arabe ne turqi,qe perendimi e deshiron,por turqia e di rezultatin,prandaj fshihet pas gishtit te saj),dhe qe te konkludoj,pergjigjja e ivanovit nuk me ben pershtypje,e para krijon mendimin,se edhe ata nuk e kontrollojne situaten,ne teren,se dyti,mbase e dine prejardhjen e atyre qe provokojne,aq me teper ne rast se veprojne per te trete,dhe smarin komande nga ai,eshte e qarte se edhe ate e ka zene frika,dhe sigurisht e kupton se jane te tjere me te forte se ai qe mund te bien serbine perseri ne konflikt.

  3. Më shumë shokë keni ju në Prishtinë se sa në Beograd says:

    Pa shokët tuaj në qeverinë e korruptuar dhe kriminele shqiptare nga Prishtina, as që do të pyeste dikush mendimin tuaj. Por ja që dikush ju përdor juve për shkatërrimin e jetës së shqiptarëve, dhe ju kënaqeni nga kjo ndjenjë e sëmurë mendore, sikur Hitleri kundër sllavëve të jugut (kombit tuaj) në luftën e dytë botërore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje