Vetëvrasja e Dino Asanajt, e treta në familjen e tij

20 Qershor 2012, 10:37Rajoni TEMA

Tre anëtarë të familjes Asanaj kanë kryer vetëvrasje këta 20 vjetët e fundit. Pos Dino Asanajt i cili, sipas autopsisë, del se ia ka marrë jetën vetes javën e kaluar, edhe motra dhe i ati i tij, sipas burimeve zyrtare, kanë kryer vetëvrasje. Ky fakt për Prokurorinë është marrë si element shtesë që mbështet ekspertizën profesionale se ish-kryetari i Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit ka kryer vetëvrasje, shkruan Koha.

Burime nga procesi hetimor kanë thënë se janë në mbledhje të fakteve për këto ndodhi, të cilat pritet të analizohen edhe nga një grup ekspertësh për të nxjerrë një përfundim profesional rreth kësaj. Dy vetëvrasjet e mëhershme gjithsesi nuk po shihen si mundësi për zbardhjen e rrethanave të vdekjes së Dino Asanajt. Gazeta ka provuar të flasë me familjarë të afërm të të ndjerit, por nuk ka arritur as të martën. Ndërkohë në Administratën Komunale në Pejë kanë njohuri për këto ngjarje, por nuk kanë dashur të flisnin për to.

Por vetëvrasjen nuk po e beson një i afërm i Dino Asanajt. Azem Asanaj, 67 vjeç nga fshati Cërcë i Istogut, ka thënë se Dino nuk ka qenë njeri që bën vetëvrasje. Ai ka treguar se gjyshi i Dinos e babai i tij kanë qenë vëllezër, porse nuk ka ndenjur shpesh me të për shkak të vendeve të ndryshme ku kanë jetuar. Azemi ka thënë se për herë të fundit Dinon e ka parë dy vjet më parë në varrimin dhe gjatë ngushëllimeve për vdekjen e axhës së Dinos në Pejë.

“Babën ( e Dinos v.j.) vozi e ka pas shkel pahiri në Pejë tu i kalu shinat”, ka insistuar ai. “A për çikën është e vërtetë që u kanë vetëvrasje, po jo me qëllim. “E di që ajo ka ndodh, po ajo nuk ka ndodh qëllimisht, po tu e pastru armën e babës”.

3 komente në “Vetëvrasja e Dino Asanajt, e treta në familjen e tij”

  1. Marin says:

    9 goditje me thike ne fyt… vetevrasje ?!!

  2. ncuku says:

    Eshte mrese lenese fakti qe per te na mbushur mendjen se ka qene vetevrasje nje pjese e mediave jane shume te perkushtuara aq sa mbledhin fjale andej ketej per te shkruar kete fakt.
    Kjo ben te mendohet se vrasesit tashme paguajne jo pak per vetevrasjen. Dhe normal eshte per nje mafie te paguaje shtypin dhe drejtesine. Eshte nje hotel jo shaka ne mes.
    Po a do e heje kush kete corbe?
    Dhe mundet gjithcka ndodh.

  3. mergimtari says:

    Mos u habitni se nuk eshte rasti i pare i vete-vrasjes , keshtu ka vrare veten dhe ishkryeministri shqiptar M.Shehu qe ja futi vetes nje plumb ne balle dhe pastaj u mbuloi surratin me batanie .Paris

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje