Bllokohen 200 kompani

19 Qershor 2012, 11:52Rajoni TEMA

Vendimi i fundit i Qeverisë për vendosjen e taksës në importin e çimentos bllokoi 200 kompani kosovare dhe 2 mijë punëtorë i la pa punë. Të hënën, importuesit dhe përfaqësuesit e bizneseve nga Shqipëria e Kosova protestuan kundër kësaj takse, të cilin e quajtën të nxituar dhe pa analizë të duhur.

 

Vendimi i Ministrisë së Industrisë dhe të Tregtisë, me të cilin i ngriti tarifat e importit të çimentos për 35 për qind, po del të jetë me pasoja për kompanitë kosovare. Mbi 200 sosh që një javë janë bllokuar dhe si pasojë, 2 mijë punëtorë aktualisht kanë mbetur pa punë.

Të hënën, importuesit dhe përfaqësuesit e bizneseve nga Shqipëria e Kosova protestuan kundër këtij vendimi, të cilin e quajtën të nxituar dhe pa një analizë të duhur.

Importuesit kosovarë kanë kërkuar heqjen e kësaj tarife, pasi thonë se që shtatë ditë janë të bllokuara 200 firma që kanë blerë çimento në Fushë-Krujë, dhe se 2 mijë punëtorë kanë mbetur pa punë.

Në konferencën e protestës, përveç Odës Ekonomike të Kosovës dhe importuesve kosovarë, morën pjesë edhe Oda e Shqipërisë dhe drejtuesit e kompanisë nga Fushë-Kruja. Ata kundërshtuan edhe pretendimet e MTI-së se importet e çimentos nga Shqipëria po dëmtojnë prodhuesit vendorë.

Pikërisht për këtë çështje, ministrja Mimoza Kusari-Lila u kritikua si nga përfaqësuesit e biznesit, ashtu edhe nga kolegët e saj institucionalë se po e favorizon kompaninë Sharr Cem nga Hani i Elezit, duke e shkelur ligjin.

Në konferencë u tha se Sharrcemi përmbush 40 për qind të tregut, Fushë-Kruja përmbush 32 për qind, Titan Shkup përmbush 19 për qind të tregut.

Sipas kreut të Odës Ekonomike, Safet Gërxhaliu, avancimi ekonomik duhet të jetë prioritet i prioriteteve, dhe se duhet të mbrohen interesat e të gjithëve dhe jo në mënyrë selektive. Sipas tij, vendimi i marrë nga Ministria e Tregtisë është rezultat i mungesës së dialogut paraprak dhe i marrë në mënyrë ad hoc./EXPRESS

4 komente në “Bllokohen 200 kompani”

  1. Drini says:

    Kusare gojeshtremta ka ngrene peshkun. Peshku e komandon tani se cdo te beje.

  2. qa keni me masterat fallco says:

    E tlumt pushka

  3. Murtez Xhemajli says:

    Protesta edhe duhet me qdo kushtë me u hjekë ai vendim sepse po te ishte per Serbin tashë do ishte i hjekur nga z.Kusari qe me qdo kushtë duhet me shkue nga ai funksionqe mbanë sepse po tregohet jo shqipëtare dhe jo serioze në qdo vendim te sajë dhe në punet e saja, ajo e din se qka ka thanë per duartë e pastra e tani kur u ba vetë Ministre i ka zhytë shumë keqë në korupsion dhe krim te organizuar dhe ende po deshiron me i shitë hi syve dikuj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje