Doganat e Kosovës i kanë bllokuar kompanisë “SharrCem” 12 maune, të cilat vinin nga Maqedonia drejt Kosovës, me dyshimin se kompania ka mashtruar se në maune ka lëndë të parë të njohur si “klinker”, ndërkohë që ka ngarkuar çimento të gatshme.
Bllokimi i këtyre mauneve është bërë në pikën e kontrollit doganor në Han të Elezit, vetëm pak ditë pas hyrjes në fuqi të vendimit të Ministrisë së Tregtisë për vendosjen e një tarife prej 35 për qind në import të çimentos në emër të mbrojtjes së prodhimit vendor.
Zëdhënës i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci, e ka konfirmuar lajmin për bllokimin e maunave, të cilat janë importuar nga fabrika “SharrCem”.
“Dogana i ka bllokuar 12 maune (cisterna) me klinker, e cila përdoret si lëndë e parë për prodhimin e çimentos, për shkak se dyshohet se një pjesë e tyre janë me çimento të gatshme”, ka thënë Adriatik Stavileci, zëdhënës i Doganave të Kosovës. “Importuese është fabrika ‘SharrCem’, e cila ka deklaruar se ngarkesa është klinker, që është lëndë e parë për prodhimin e çimentos”, ka thënë zëdhënësi i Doganave.
Burimet kanë thënë se analizat e mallit janë në proces e sipër dhe se shumë shpejt do të dihet nëse “SharrCemi” ka mashtruar Doganën e Kosovës. Nëse vërtetohen dyshimet e Doganës së Kosovës, del se “SharrCemi” ka shkelur vendimin e Ministrisë së Tregtisë dhe të Industrisë, i marrë ekskluzivisht për mbrojtjen e kësaj kompanie, të vetmes për prodhimin e çimentos në Kosovë.
Pronari i fabrikës “SharrCem” ka në pronësi edhe një fabrikë në Maqedoni, prej nga dyshohet se është nisur ngarkesa. Fabrikë për prodhimin e çimentos i njëjti pronar ka edhe në Serbi dhe Shqipëri./KD
Burimet kanë thënë se analizat e mallit janë në proces e sipër dhe se shumë shpejt do të dihet nëse “SharrCemi” ka mashtruar Doganën e Kosovës.. aman ore ca jane keto peralla me mbret. klinkeri eshte koker, minimumi sa nje koker rrushi dhe nuk transportohet me cisterna, ndersa cimento eshte pluhur, transportohet vetem me cisterna kur eshte rifuxho. Per cfare duhen analizat ketu?? SharrCemi te paguaje shkeljen doganore dhe te paguaje mire madje se dhe kete punen e ritjes 35% te vleres doganore ai e ka bare per te pasur monopolin e tregut kosovar.
Veprimi i Mimozes eshte dam i madh qe e demton ekonomin e kosoves ,po shifet se greku po merr qimento nga jashte kurse e ka paguar ket Ministre per biznis te vetin ,pse te qrregullohet tregu e te dalin dilema kur qimento e fush krujes ishte e kualitetit shum te larte e qmimi ashte i leverdishem,ne po mundohemi ta bajm shqipnin natyrale kurse keta te poltikes po luftojn per fitime personale ,kam shum shpres se ne zghedhjet e ardhshme te fitoj w w.dhe Aleanca kuq e zi dhe ky problem te shuhet.RRnofte shqipnija etnike.
Po me vejen marre qe e kam emrin e njejt.Po flitet e perflitet edhe per shume mrapshti tjera edhe korruptive edhe marale por dobesi te madhe ketu po reflekton edhe vet KRYEMINISTRI sepse me vendim tejet urgjent ish dasht ta largoj nga kjo pozite kete farse e cila nuk mund te frenohet aty ku ka konflikt te madh interesi.
Znj Mimoza duhet te jape llogari Perpara nje gjykate per 3 vesh the: 1. Perse bllokoi konkurencen duke favorizuar nje prodhues qe e shet produktin 2 her me shtrenjte se ne te Gjithe europen? 2 .Perse shkeli marveshjen CEFTA.3 Cfare lidhje ka ajo me kompanine Sharrcem?kjo eshte per burg Jo Z.Fatmir Limaj.