Profesori i Universitetit Columbia-s, David Philips , i cili është njohës i mirë i çështjes shqiptare në Ballkan, pohon se ka marrë një nismë për promovimin e idesë për krijimin e Shqipërisë Natyrale , njofton agjencia e lajmeve INA.
Projekti i tij i njohur si, “Projekti i Lagjes Shqiptare”, me sa duket promovon integrimin e natyrshëm të Shqipërisë etnike në shumë fusha të jetës dhe njohjen e kësaj dukurie të pashmangshme nga komuniteti ndërkombëtar.
Shikojmë përpara, thotë profesor Philips ndërkohë që ne kujtojmë të kaluarën, raporton korrespodenti i agjencisë së lajmeve INA në Nju Jork.
“Lidhja e Prizrenit është themeluar më 10 qershor, 1878 si përgjigje ndaj Traktatit të Shën Stefanit dhe Traktatit të Berlinit të cilat i kanë mohuar aspiratat kombëtare të shqiptarëve. Lidhja është krijuar për të mbrojtur shqiptarët nga serbët, malazezët dhe grekët. Ajo ka çuar në një periudhë të shtypjes së dhunshme kundër shqiptarëve në shekujt e 19 dhe 20”, shprehet Philips.
Sot është ndryshe shton ai. “Me çlirimin e Kosovës dhe 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë shqiptarët kanë bërë një kalim historik edhe duke sakrifikuar dhe rrezikuar brenda mundësive të tyre. Projekti i Lagjes shqiptare është projektuar për të mbështetur parimet e Lidhjes së Prizrenit. Në shekullin e 21, është e mundur që të integrohen të gjitha territoret shqiptare pa rishikimin e kufijve ose kryqëzimeve të dhunshme”, mendon profesori amerikan.
Ai thotë se, Columbia University dhe Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare në Uashington më 8 korrik në Tiranë do të mblidhet në një Konferencë ndërkombëtare me titull :“ International Conference on the Albanian Neighborhood”
Sipas tij, konferenca është e përkrahur nga Fondacioni “Rockefeller Brothers Fund” nga Universiteti Columbia , Instituti për Studime Bashkëkohore dhe Bashkia e .
Pra, thotë professor David Philips në Tiranë do të mblidhen Shqiptarët nga i gjithë Ballkani Perëndimor, do të mblidhen për të diskutuar iniciativën: “International Conference on the Albanian Neighborhood”.
Folësi kryesor do të jetë Kryeministri Sali Berisha. Ndërsa në këtë ngjarje do të merr pjesë edhe ish – Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm për Kosovën, Soren Jessen-Petersen. Pjesëmarrës do të jenë edhe përfaqësues të shoqërisë civile dhe opinionist, si dhe kryetarët dhe udhëheqës institucionesh, deputetë, dhe politikanë të tjerë. Të gjitha partitë dhe grupet politike do të përfaqësohen në këtë konferencë.
“Dhe, unë besoj se Iniciativa jonë mund të jetë një teme për të unifikuar shqiptarët brenda Shqipërisë, Kosovë dhe në të gjithë rajonin”, thekson profesori amerikan.
Initiative Albanian Neighborhood – “Projekti i Lagjes Shqiptare”, shprehet më tej profesor Philips, përfshin tërë territorin kudo që jetojnë shqiptarët, duke filluar me shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Arbëreshët, ata të Serbisë dhe Greqisë.
Initiative Albanian Neighborhood është e lidhur së bashku nga iniciativa “solidariteti i interesit” në fushat e ekonomisë, infrastrukturës, arsimit dhe kulturës, dhe të medias dhe të komunikimit edhe përtej Ballkanit Perëndimor, ajo është një komunitet global, duke përfshirë edhe shqiptarët të diasporës këtu në Nju Jork dhe në mbarë botën.
“Initiative Albanian Neighborhood është gjithashtu një komunitet i vlerave të përcaktuara prej demokracisë, të drejtave të njeriut dhe tregjet e lira, lidhjet e forta që ekzistojnë mes shqiptarëve dhe amerikanëve, mbasi ne jemi popuj liridashës, popuj me vlera të përbashkëta, është shprehur më tej Philips.
Bashkëpunimi më i madh në mes institucioneve Euro-Atlantike dhe Kosovës, si dhe shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor, është gjithashtu në qendër të kësaj strategjie.
“Qëllimi i “Evropës së bashkuar dhe në paqe”, vazhdon, por rrethanat kanë ndryshuar. “Interesi dhe solidariteti” mes shqiptarëve është i natyrshëm në një përgjigje të krizës në Eurozonë, e cila ka ndikuar në perspektivën afatkohore dhe Evropiane të anëtarëve që aspirojnë. Solidariteti dhe interesi është edhe një përgjigje ndaj kriminalitetit,korrupsionit dhe paaftësisë që ekziston në rajon, veçanërisht në vendet ku shqiptarët përfaqësohen në minoritet. Irredentizmi Sllavic u konfirmua nga fitorja e fundit e Tomislav Nikoliq, si president i Serbisë, thotë studiuesi amerikanë, profesori i Universitetit Columbia ish diplomati David Philips” shton ai.
E pa besueshme! Ku jane palo-atdhetaret shqipetare?
Zoti te dhente shendet dhe mbaresi!
Nëse foli çdo patriot pas 1878, për Shqipërinë- normale, u quajt shqiptaromadh. Edhe kur foli Lumo Skëndo pas 1939, edhe deri në ditët e sotme- Kreshnik Spahiu dhe Albin Kurti anatemohen aq rëndë sa arsenali i sulmeve do të ishte më mirë të përdorej kundër shkijeve, grekeve e bullgarëve. Ne i kemi pasqyrat, po vet nuk jemi. Flm, Z. Philips, por as neve nuk na mungojnë idetë por vullneti i plutokratëve!!!
kjo pune ka nisur tashme.
e vertete, po cila pune se. Amerikes po i dhemb shpirti per ne apo per nje nyje gjeopolitike ne Adriatik?! Ne jemi afganet e Ballkanit ne syte e ketyre imperialisteve, dhe si per t’i vene qershine mbi torte, financon “rockefeller brother & co”. Pse kaq popull sylesh ne mor bir?! do i degjohen daullet kesaj pune po prisni, kush do rroje t’i degjoje!
Po Avni, po. Qenke mendjendritur. Keta amerikanet duan te na bashkojne se duan te na marrin naften e Patosit dhe qumyrin e Kosoves. Fiks fare e ke thene.
a eshte nje ndihme e vertet apo menyra e re per te tjezgatur objektivin tone per bashkim?? Nje qind vjet pritem qe kosova te shlirohet,tash disa initiativa na kerkojme prape te jemi “te bute” edhe te presim njeqind vjet te tjera per bashkimin tone!…
Me apo pa dashjen e tyre bashkimi eshte nje rruge e pashmangshme!
Plotësisht pajtohem, Kreshnik-Albin, përpara!!!
LAGJIA SHQIPTARE?!KOMBI SHQIPTARE!!!!!!!!
MOS ME HUTO,GJYSMAT ANGLISHT MOS MI SHKRO!
Hallall , Zoti te ndihmofte ty dhe familjen tuaj zoteri. Mos pafsh keq kurre ne kete bote por veçse te mira dhe me bollek bile. Ka ardhur koha qe gjerat te shkojne ne vend te tyre . Koha punon per Shiptaret , koha punon per Shqiperine Natyrale .
jo avni jo.te gjithe shqipetaret duhet ta falenderojne ameriken .
Zoti Profesor, me mire shikoni punet ne Columbia.
Se per dijeni, numri i Shqiptareve qe do kishin dashur qe sot te ishin ne teritorin e nje shteti tjeter eshte shume i madh.
Sa per dijeni, ne 1997, shumica e Shqipareve thonin:Aman, si nuk na aneksoi ndonje shtet tjeter me perpara, keshtu do kishim shpetuar nga horrlliqet qe na kane zene tani si shtet.
Folesi kryesor eshte Sali Berisha? Po pse jo te kishin vene dhe familjaret e Milloshevicit apo presidentin e Serbise Nikolic?
Avni efendi; gëlltit nja dy topa hallvë, shoqëroje me nje gotë shurupi me petale trëndafili, përtyp një karafil, mbaj një cigare në vesh, dridh një palë tespie, ulu këmbekryq e na fol gjëre e gjatë me dijet e tua të thella për Am’rikën imperialiste.
Ama do referoj Saliu per bashkimin Shqiptar?!sqeka gjo
Qe keto pune te behen te pjekura ne fillim ketyre miqeve duhet tju falim Pasha Limanin,Sazanin dhe Karaburunin,kjo do te jete edhe menyra me e mire per tu bashkuar ne kufijte etnike pamvarsisht se disa pjese do te mungojne.Eshte cudi se si mbas nje shekulli nderkombetaret po shqetesohen se si e kane bere carcaf e copa copa nje komb te tere megjithate eshte dicka qe forcon gjithnje e meshume pozitat e SALIHIT.
Profesor i nderuar! Logjika e nje njeriu normal, jo me e nje politkani normal qe i rrjedh ne dje gjak shqiptri, e pranon kete te vertet. Po nuk e pranon Berisha, Thaci qe thone shqiptaret do bashkohen ne Bruksel. Pse gjermanet nuk priten qe te bashkoheshin ne Bruksel?Shqiptret duhet te bashkhen me se pari mes vete, pa u dhene shkak jubonjave, kusareve dhe llojit te tyre ne te dy anet e drinit.
Partite SHqiptare,dhe per shqiptaret jane AK,e VV,kto do te vendosin fatin,e bashkimin e kombit,njekosishte duhet te falenderojme Z David Philips profesor i universitetit Columbia,dhe njohes i mire i ceshtjes shqiptare ne ballkan.Z Philips,na kujton se mjafte kemi fjetur,duhet pa tjeter te behet bashkimi i SHqiprise e i shqiptarve,zduhet humbur kohe,rrofte SHqipria,e shqiptaret ku do qe ndollen,te punojme per kufijte tone,ti cojme edhe nji here atje ku kane qen.