Për të parandaluar imigrimin ilegal, nuk mjafton vetëm kontrolli i kufijve dhe i aeroporteve zvicerane. Kështu kanë konstatuar autoritetet kompetente zvicerane, të cilat kanë pohuar se nga tetori i vitit të kaluar kontrollimi bëhet edhe në vendet e nisjes së imigrantëve potencialë ilegalë, që d.m.th. në aeroportet e vendeve “të dyshimta”.
Ndër këto vende është edhe Kosova!
Kompanitë ajrore që operojnë nga Prishtina, Dubai (Emiratet Arabe) Dar es Salam (Tanzani) dhe Nairobi (Kenia) janë të detyruara që Zyrës Federale për Migracion (BFM) t`ua dorëzojnë të dhënat e të gjithë pasagjerëve që udhëtojnë me aeroplanët e tyre.
Ndërkaq, duke filluar nga shtatori, në këtë rreth aeroportesh të dyshimta do të hyjnë edhe ai i Moskës dhe i Stambollit, ka bërë të ditur për gazetën “NZZ am Sonntag” zëdhënësi i BFM-së Jürg Walpen.
“Me këto masa do të ndiohmohet përmirësimi i kontrollimit të kufijve dhe luftimi i migrimit ilegal”. BFM të dhënat që i merr nga kompanitë ua dorëzon autoriteteve të kontrollimit të kufijve. Këto të fundit pastaj kanë mundësinë që të shfrytëzojnë kohën e fluturimit të për t`i bërë kontrollimet e para.
Këto masa mundësojnë që në të ardhmen për çdo muaj në duart e mbikëqyrësve të kufijve të dorëzohen të dhënat personale të rreth 80 mijë pasagjerëve.
Sipas gazetës, kohëve të fundit është shtuar dukshëm numri i të huajve që shfrytëzojnë rrugën ajrore për të hyrë ilegalisht në Zvicër. /albinfo/
Shqiptarët e Kosovës kanë dy mundësi nëse ja kanë mësuar Zvicrës. Njëra është pagesa katërmijë euro për biletë të aeroplanit me dokumente të falsifikuara nga kriminelët dhe tjetra pagesa për pasaportë serbe dy mijë euro me mundësi të lirë të lëvizjes në Zvicër.
Qeveria e Zvicrës duhet të turpërohet për diskriminimin e shqiptarëve, si komb i vetëm në Evropë, me të drejta të kufizuara. Sa…
O shqiptari i pamend me degjo nje llaf mua te cmendurit.
Cfare pret nga nje popull qe nuk pranon indetitetin e tij kombetar dhe nuk con ne vend amanetin e deshmoreve i cili ishte bashkimi kombetar.
Bredhin me pashaporta serbe dhe kerkojne te ngjallin nje indetitet te ri ate kosovar.
Dhe presin pastaj rrespekt nga te huajt .Kaq vjet pavaresi dhe nuk kerkojne bashkim kombetar . Ka mundesi qe po te kishim pasur ne nje shtet persembari dhe nje ushtri te forte po te kishim hyre ne kosove per te rimare trojet qe i takojne Republikes se Shqiperise do na kishin pritur me pushke. Turpin ta mbajne kosovaret dhe jo zvicerianet. Ata jane shtet ne kuptimin e plot te fjales shtet dhe ju keroni ta bejne rrumpalle.