Prokurorët e Tribunalit Ndërkombëtar të Hagës kanë kërkuar që Ramush Haradinaj, ish kryeministër i Kosovës, të dënohet së paku me 20 vjet burgim, nën dyshimet për krime lufte.
Të njëjtin dënim prokurorët kanë kërkuar edhe për dy bashkëluftëtarët e Haradinajt, Idriz Balajn dhe Lah Brahimajn.
“Dënimi më i vogël është 20 vjet burgim”, ka thënë prokurori Pol Roxhers, njofton agjencia e lajmeve AFP.
Mbrojtja ndërkaq ka kërkuar nga Tribunali që kur të shpallë zotin Haradinaj të pafajshëm në atë që njihet si rasti më i gjatë në historinë e këtij Tribunali, “të shpallë gjithashtu se ai është i pafajshëm jo vetëm pse prokuroria ka dështuar të provojë rastin, por se është i pafajshëm në kuptimin e plotë të fjalës”.
Avokati i Haradinajt, Ben Emerson tha se jo çdo hero lufte është edhe kriminel lufte.
“Haradinaj është njeri i ndershëm, që luftoi një luftë të ndershme”, tha Emerson.
Seancat përmbyllëse të procesit gjyqësor kundër ish kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj mbahen sot dhe nesër.
Haradinaj është kthyer në Tribunalin Ndërkombëtar për krime lufte në ish Jugosllavi, më shumë se një muaj, pasi që Tribunali vendosi ta lirojë përkohësisht atë.
Ramush Haradinaj është shpallur i pafajshëm në prill të vitit 2008, por Tribunali vendosi për një rigjykim të pjesshëm, i cili filloi në korrik të vitit 2010.
Haradinaj, Balaj dhe Brahimaj akuzohen për “vrasje, torturë dhe trajtim mizor, si krime që bien ndesh me ligjet dhe zakonet e luftës”. /ZERI
hajde gjykate leshi qe jeni dhe ju…merreni me nje ish luftetar te UCK qe tek e fundit luftuan per vete mbrojtje,rrezik asimilimi si komb..
ju duhet te arrestoni dhe te denoni kriminele qe kane prova krejt te gjalla,sic eshte shpellari sali berisha qe vrau ne mes te dites 4 protestues dhe dhjetra te plagosur me arme zjarri..
Sa kriminele serbe qe kane kaluar ne kete tribunal jane denuar se Milloshevicin s’e”denuan dot” dhe e zgjaten gjyqin deri sa ai vdiq, dhe ai ngeli pa u shpallur kriminel, sepse dikuj i interesonte te mos shpallej i tille. Do te ishte mire qe Tema te mundohet te na gjeje listen e te denuarve serbe nga ky trubunal per krimet ne Kosove e
Bosnje e te shohim sa i drejte eshte ky tribunal.
Shumë fjalë të mira i kam dëgjuar për Ramushin, nga shqiptarët dhe të huajt të cilët e kanë takuar atë gjatë luftës së Serbisë naciste kundër shqiptarëve të shtypur të Kosovës.
Për fat të keq kam dëgjuar gjithashtu se partia e tij politike AAK është pasuruar disa bilionë euro me paratë e BE-së, dhe nuk ka bërë asgjë të mirë për dikë tjetër përpos për xhepin e miqve të tij. Ramushi ka heshur gjithmonë kur është ballafaquar me këtë fakt.
Unë kënaqem për të parën dhe qaj për të dytën.
Rramush Hajredini eshte i pafajshem perderisa lufta e Kosoves ishte lufte kunder okupatorit dhe mizorise se perbindshme qe vrau perdhunoj dhe torturoj popullin e pafajshem. Rramushi luftoj dhe sakrifikoj jeten per lirine dhe pavaresine e vendit te vet.
Po keta prokuroret si BL-ja qenkan nga mendja , komplet fyell ? Nuk rrine dhe nuk duhet te rije Luani ne kafaz ……….
Nè njè dokumentarè qè kam ndjek nè vitin 2011 ku fliste pèr jetèn
dhe pèr familjen e Haradinajn nga njè gazetar Italjan ku boni dhe
intervistè me tè vllain e Haradinajt me moshè mè i vogèl dhe merrej
me Politikè mè boni pèrshtypje 3 pika tè intervistès ku kishte filmime
tè ndryshe nè zonèn ku banonte F.H.
-Kèshtjella ku banonin qè ishte nè mbarim ku kishte shumè ndèrtesa tè
rrethumè me murè tè larta 3 m(tè filmuara nè afèrsi )
dhe gazetari i bonte pytje si ka mundèsi gjithè kjo kèshtjellè
(ku ishin derdhur miljona euro)pèrvetsimi i pasurisè nga ka ardhur
dhe pèrgjigja ishte kemi qenè dhe jemi Tregtarè dhe Biznesmenè.
-Qè ishin gjakè me njè familje qè i ishin vrarè 2 pjestarè
mè boni pershtypje qè fam. e 2 tè vrarève ishin varrosur nè lulishten
e shtèpisè ku banonin ku prindèrit e viktimave i thonè qè e kemi vrarè
njè vèlla tè Haradinajt dhe jemi akoma nè gjak.
-Akuzohen pèr trafik armèsh dhe droge nè disa intervista tè marrè
nga banorè tè zonès(emri i vendi ku jetojnè f.Haradinaj nuk mè kujtohet
dhe vetè Kosovèn e njoh pak) me pak fjalè leku i pistè mendohej se
bènte pjesè tek f. Haradinaj.
TONI
ATE QE E KESHIKUR ESHTE SHUME E VERTET.
KY RAMUSH MA FAMILJEN E TIJE JANE AQ TE PASUR SAQE EDHE VETE NUK E DINE SA KANE, JANE KOKTULA ,ANALFABETE, TRU PESHKU, DHE NUK KANE LIDHEJ AS NUK KANE PASE ME BIZNES, NE PYETJE ESHTE QE E KANE VJEDHUR KET KOSOVE NE MENYRA TE NDRYSHME, DUKE FILLUAR KUR ISHTE NE LUFTE, PASTAJ PAS LUFTE, PASTAJ SI KRYEMINISTER, DHE AKOMA MARRINE TE HOLLA PREJ BIZNISEVE ,ME MOTON OSE JEPI QINDRA MIJERA EURO OSE E SHKATRRROJME FAMILJEN DHE BIZNISIN
KY MALOK ESHTE SI SHUME TE TJERE QE JANE NE PUSHTET,POR KY ESHTE EDHE ME I KEQ SE ESHTE PA SHPIRT DHE PER INTERESIN E VETE ,CDO GJE BEN.
MERRE ME MEND NJE KRYEMINISTER I HYNE NE SHPI NJE FSHATARIT DHE I VRANE DY PERSONA,,KY AKOMA PUNON ME KANUNIN E LEK DUGAGJINIT
LUFTA ME ENGJUJT E ZINJ… – Ne Tribunalin e Hages vazhdon lufta e engjejve te zinj dhe te bardhe. Prokuroret manevrojne me dosjet serbe, dosjet e njerezve te Sllobodan Milosheviqit, funderrinave te tij qe bene shume te zeza… Mbrojtesi i Haradinajt, avokati Emersen iu kundervua rivalit te tij, akuzuesit, por edhe te tjereve, i futi ne gershere… Prokuroret tjeter pune nuk kane, i permbahen rutines: Kerkoj denimin ndaj te akuzuarit…, pavaresisht ka,apo nuk ka prova. Mbrojtesi kerkoi lirimin e klientit te tij, Haradinajt… Te pandehurit bëne luften per lirine e Popullit,ndersa drejtesia ben luften te vertetoje veteveten… Fjalen e fundit e ka gjyqi… Gjyqi nuk ha kashte, nuk merret me llafe, peralla, emocione, gjykon sipas provave dhe fakteve.Do presim dhe ca kohë e do shohim Heronjë????.