Edhe sivjet, Policia e Kosovës ndihmon atë të Shqipërisë

25 Qershor 2012, 19:30Rajoni TEMA

Bazuar në marrëveshjet e mirëkuptimit të nënshkruara mes autoriteteve policore të Kosovës dhe Shqipërisë, edhe këtë vit Policia e Kosovës do t’i ofrojë mbështetje policisë së Shqipërisë në sigurinë e komunikacionit rrugor.

Marrëveshja e bashkëpunimit është nënshkruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit të Shqipërisë, Hysni Burgaj.

“Marrëveshja në fjalë do të realizohet përmes patrullimeve të përbashkëta nga zyrtarët policor të Republikës së Kosovës dhe policisë së Republikës së Shqipërisë, në territorin shqiptar gjatë sezonit turistik veror”, thuhet në një njoftim për medie të lëshuar nga Policia e Kosovës.

Kjo marrëveshje, siç theksohet në komunikatë, ka për qëllim ngritjen e bashkëpunimit mes dy agjencive policore, në përpjekje për ngritjen e nivelit të sigurisë në komunikacionin rrugor, parandalimin e aksidenteve dhe kundërvajtjeve në komunikacion dhe shpëtimin e jetëve të njerëzve në aksidente rrugore, si dhe zbatimin me rigorozitet të komunikacionit rrugor.

“Duke ditur se gjatë sezonit veror numri i qytetarëve të Kosovës që vizitojnë shtetin shqiptar është shumë i madh policia e Kosovës apelon tek të gjithë ngasësit e automjeteve që të jenë të kujdesshëm në komunikacion dhe të vozisin konform rregullave të komunikacionit rrugor, bazuar në ligjet e komunikacionit rrugor, dhe të jenë faktor kontribuues për sigurinë në komunikacion”, thuhet në fund të komunikatës. /Zëri/

11 komente në “Edhe sivjet, Policia e Kosovës ndihmon atë të Shqipërisë”

    1. Nuk ka vend ne Bote, qofte dhe ne Afrike, qe Policia e nje shteti tjeter te hyje ne teritorin e nje shteti tjeter edhe pse fqinje [shikoni o milet qe ju ka zene gjumi i DIKTATURES se Malokeve, edhe Gjermania e Austria nje gjuhe flasin e kane zakone pothuaj te njejta nga veriu ne jug, por jane shtete absolutisht me vehte ne gjithcka]. Ketu Malokeria Berisha+Meta vetem e vetem per Pushtet dhe hajdutllik pafund a te perjetshem fusin ne Shqiperi llumin Arab dhe ate Shqipfoles.

      1. bashkim says:

        O mos shko ne afrike, ne evropen perendimore eshte praktike e njohur, qe policite te bashkepunojne ne raste te tilla. Por nuk mund te mesosh me teper nga veprat e Edit… turp per edukaten qe ke marre.

  1. shengjin says:

    si ne Pasadena i kemi rruget.

  2. e ka fjalen qe policia kosovare te ndihmoje mbarvajtjen e turizmit ne shqiperi….e ka fjalen qe me zhvillimin e turizmit ngrihet standarti etj etj!Ti me siguri ke qene nga ata qe ske dash te ndertohet autostrada durres morine apo jo more kuqo??

  3. Shqyptar says:

    Simbolika e ndihmes se Policise se Kosoves per ate te Shqypnise eshte shume me e madhe se sa flitet, me rendesi eshte afrimi me i madh i shqiptarëve me njeri-tjetrin, nder, respekt e dashuri me shume per njeri-tjetrin, e pasi t’arrihen keto, atehere ndarjet do t’zhdukeshin dhe bashkimi do t’ndodhte vetvetiu. Paqe deri atehere!

    1. haha says:

      shqyptar
      Jo assesi sduhet te ndodh bashkimi i kosoves me shqiperin jemi dy mentalitete te ndryshme.Isha ne Tirane per dy jave dhe rrugeve degjoja fyerje te ndryshme per kosovare.Kosovar ma maloker etj.etj.Polici me pyste sa e ke blere kete pasaporte pasi qe kisha pasaport belge ndersa tjetri thoshte qenka mrekulli fare kjo pasaport.Polic koti shtet koti popull koti.
      Ju shtetin tuaj ne tonin tung

  4. erdon_st says:

    O shqipfolesa idiot, Policia e Kosoves eshte polici shqiptare e Kosoves. Ajo nuk toleron kundervajtjet e shqiptareve te Kosoves, biles edhe denimet qe shqiptohen ne keto raste jane 10-fishi i denimeve qe shqiptohen ne Shqiperi. Vetem per tejkalim te shpejtesise denimet fillojne ne Kosove prej 65 Euro. Kjo duhet te shihet ne aspkektin pozitiv, jo vetem negativ sikur qe flasin ketu disa shqipfolesa.

    Kush respekton rregullat e trafikut, kur merr denim prej 500 lekesh? Bile edhe ate denim nuk ta shqiptojne. Ne Kosove, Policia nuk eshte tolerante dhe nuk merr para “per kafe”.

    1. bashkim says:

      Te jap plotesisht te drejte, se kam qene shpesh ne Kosove dhe policia eshte me serioze.

  5. ardi says:

    po si nuk ke ne evrop shtete qe bashkpunojn ne kufi, pershembull holanda dhe gjermania bejn kontrollin se bashku, ndersa ne kohen turistike ka polic gjerman ne vende si bullgaria italia ashtu edhe spanja qe patrullojn se bashku, ju lutem mos ja futni kot pa i ditur gjerat, nese sju pelqen pashkpunimi shqiptaro shqiptare, mundeni lirisht te shkoni ne greqi, ups, as ne greqi nuk paski vend se atje do ju masakrojn raca e flliqt raciste greke. Ju pelqeu apo sju pelqeu, eshte e jona shqiperia rrnoft kosova e qameria gjithashtu dhe iliria.

  6. vali says:

    ketu nuk ka asgje te keqe, nese nuk ju pelqen te shihni polic kosovar ne Shqiperi, nderroni shtetin dilni andej kah serbia apo maqedonia se me duket ju ka marr malli .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje