Ministri Mujota “hetohet” nga kushëriri i gruas

26 Qershor 2012, 12:09Rajoni TEMA

Një hetuesi policor i ka rënë hise të hetojë kushëririn dhe dhëndrin e tij.

Lutfi Menxhiqi, hetues në Drejtorinë e krimeve ekonomike, e ka pranuar se ka punuar në rastin e hetimeve në Ministrinë e Infrastrukturës, në të cilin janë të dyshuar ministri Fehmi Mujota dhe vëllai i gruas së tij, Armend Ademi, shkruan Koha.

Ademin ka thënë se e ka kushëri, e Mujotën dhëndër.

Ai madje e ka pranuar se ka marrë pjesë në mbledhjen e provave në shtypëshkronjën e “Master Print”, e cila ishte angazhuar nga Ministria për shtypjen e testeve konfidenciale të patentë shoferëve.

Mirëpo, zyrtarët e kësaj ministrie të dyshuar për dhënie të patentave me para vazhdojnë të punojnë pa asnjë pasojë aty ku ishin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje