Deputetët e PDK’së dhe të Vetëvendosjes, Latif Gashi, Bekim Haxhiu –Kamishi Rexhep Selimi e Florin Krasniqi, të enjten në mesditë e shndërruan Kuvendin e Kosovës në arenë gangsterësh. Sebep i kësaj nuk ishte ndonjë kauzë fisnike e tyre, por një konflikt banal. Për rrahjen, ata fajësuan njëri -tjetrin. Kamishi, që përfundoi me shenja në fytyrë, tha se u sulmua nga tre deputetë të Vetëvendosjes dhe truprojat e tyre.
Në oborrin e Kuvendit të Kosovës krisën grushtet ndërmjet ish komandantëve të UÇK së në Partinë Demokratike të Kosovës dhe Vetëvendosjes.
Sherri plasi pas disa deklaratave të Rexhep Selimit për SHIK`un, gjë që i sollën atij tre grushte turinjve nga Latif Gashi.
Të paktën ky është rrëfimi që e ka dhënë për Express në orët e vona të së enjtes Latif Gashi, ish pjesëtar i SHIK.
Në pamundësi për t`ia kthyer Gashit grushtet, taksirati e ka zënë Bekim Haxhiun- Kamishin i cili tha se u zë në pritë, i vetëm nga tre deputetët e Vetëvendosjes- Rexhep Selimi, Florim Krasniqi Visar Ymeri e disa të tjerë.
Kamishi thotë është përleshur me së paku tetë persona në oborrin e Kuvendit, përderisa kishte shkuar për ta mbyllur veturën e Latif Gashit.
“Më zunë në pritë”, tha Kamishi për gazetë.
Ai gjithçka kishte pritur, por jo edhe goditjen ndaj tij nga bashkëluftëtari Rexhep Selimi.
Por, në anën tjetër, Rexhep Selimi thotë se është sulmuar nga SHIK’u dhe prandaj i është përgjigjur fizikisht.
“Më plasi barku me këtë SHIK, prandaj edhe u përgjigja fizikisht”, thotë ish komandanti i UÇK, tash deputet i Vetëvendosjes.
E Latif Gashi ka rrëfyer se deputetët e Vetëvendosjes, sipas tij, po mundohen ta fusin në Kuvendin e Kosovës politikën e rrugaçëve.
“Askush deri më tash s’e ka prekur me dorë Latif Gashin. Rexhep Selimi më ka fyer dhe ka tentuar të më sulmojë. Por, sulmin e tij e kam zmbraps. Ai e ka nis krejt këtë, më vjen keq për këtë që ka ndodhë, por vetë e ka lyp.
Gashi ka thënë për Express se në shenjë hakmarrjeje që nuk kanë mundur ta sulmojnë atë, e kanë sulmuar deputetin Bekim Haxhiu, i cili më shumë është munduar ta qetësojë situatën.
“Këtë e kanë bërë deputeti Rexhep Selimi, Florin Krasniqi, Visar Ymeri dhe plot truproja të tyre. Atë e kanë sulmuar derisa ka qenë te vetura ime në parking”, ka thënë Latif Gashi.
E Latif Gashi ka pasur edhe një shpjegim për atë se çfarë ka ndodhur të enjten në oborrin e Kuvendit të Kosovës.
“Krejt kjo po ndodh në shenjë revolte për humbjen që kanë pësuar në Kaçanik dhe Ferizaj. Ata po mundohen që me çdo kusht të marrin pushtetin me dhunë”, tha Gashi për Express.
Përleshja në mes Gashit dhe Selimit ka ndodhur në prani të deputetes Blerta Deliu, një ish gazetareje, por kishte edhe dëshmitarë tjerë.
Një prej tyre që deshi të mbetej anonim ka treguar për Express së Latif Gashi dhe Rexhep Selimi fillimisht kanë zhvilluar një dialog të nxehtë.
“Rexha i ka fol Latifit diçka për polici sekrete. Lata e ka pyetur ‘e ke fjalën për policinë e juve a tonën’. Pastaj Rexha i ka thënë Latës se jeni spiunë të të gjithëve. Kjo e ka nervozuar Latën, i cili i ka thënë Rexhës që të ketë kujdes së këto janë akuza të rënda dhe duhen adresuar diku tjetër. Pas kësaj kanë filluar grushtet në mes dy deputetëve”, ka treguar dëshmitari.
Rrahja mes deputeteve ne cdo seancë duhet te caktohet si pike e pare e rendit te dites,vetem ,,perpara,, vellezer se e kemi ne gjak vellavrasjen,Gangstër.Jemi Populli më i paedukuar ne Ballkan,dhe themi se pse nuk na duan fqinjët,turp?.
Arben, je i madh. Edhe une ashtu them le te zihen njehere para seances qe ta nxjerrin dufin e pastaj te votojne ligje. Jemi te keqijte e vetes dhe nuk na e ka fajin as serbi as greku e as turku.
popull pa aftesi shtetformuese,keto jane thene para 100 vjetesh dihet kjo gje,ata me siguri zihen per ndarjen e zonave te shitjes se droges,Lata ,Rexha njesoj sikur themi Miri i xhikes,Ladi i havase ordinere e hajduta xhepash do jene yyyyyyyyyyyt.
Ore ca eshte ky shkrim i nivelit te 3 apo te 4. Leje qe si lajm eshte shum i ulet, por menyra sesi na servohet eshte shume shume e ulet.
Ca jan keto fjalet turke: sebep, taksirat e ku e di une cka…
Tema ju lutem mos e humbni besimin, ju lutem..
Populli ne shumicen e kosovareve po vuan per buken e gojes si ne sh. 16-17te keta horra se keshtu meritojne tu thuash na jane me vetura , trup-rjoje , miljona e plot salltanete , pashallaret e kohes moderne qe gjoja punojne per popullin qe me veprimet e sjelljet e tyre jane si ato te kohes se Lek Dukagjinit , ptu gjitare me bisht . Paris
Ne kohen qe po flasim – PDK, tok me PD, jane dy forcat me anti-shqiptare ne Ballkan. Kjo pasi jo vetem qe po i vjedhin deri ne skamje Shqiptaret ne te dyja anet e kufirit, por edhe sepse vjedhin te drejten e votes, nje te drejte bazike te cdo njeriu, per te cilen nuk ka pretendime asnje vend armiqesor.
Do te doja te dij se sa ka qene numri i komandanteve te UCK-se, nga gjithe keto qe lexojme del se UCK-ja paska pasur me shume “komandant” se sa ushtar, mund te jet qe cdo ushtar te kete qene komandant, di ndokush te tregoj se cili ka qene KRYEKOMANDANTI (pas vdekjes se te madhit Adem Jashari),apo Komandanti i komandanteve, ha ha ha.
Sa i perket rrahjes, mua nuk me duket edhe shume tragjike, rrahje ne Parlament kam pasur rastin te shof edhe ne Parlamentet e shteteve te pasura e me tradite te gjate demokracie sic jane Koreja e Jugut dhe Tajvani, ishte beteje e vertete grushtash ne ato parlamente, e njejta gje ndodhi edhe pak kohe me pare, kesaj radhe ne Parlamentin e Ukraines.
Problemi ne “oborrin parlamentar” te Kosoves eshte ai se pse u zgjodh pikerisht dita e “Vidovdanit” serb per te grushtuar njeri-tjetrin!!!
Shpresoj se ne zgjedhjet e ardheshme, populli do te dij ti denoj me vota keta Huligan Parlamentar.
Kosove i zgjidh vete problemet e saja me mafien e UCK-se, pra nuk kam kohe per te humbur.
Tue pase kesi berllogu n’krye te UÇK-s shiptare u shua edhe betimi i luftarve te saj shqiptare dhe perfundoi lufta keshtu dhe tash ne Kuvendin serb te “Kosova Republika” shihen skena te tilla… Po ajfar Lata me kame t’gata paska pas punue qe 30 vjet per kete punen e sodit, medemek n’sigurimin serbo jugosllav… Sod e mora vesh n’gazetat pershesh se dikush luftoj per “Vidov-danin” e dikush mbojti luften per bashkimin e Shqiprise etnike!!… Po more Late para 30 vjete ti po kallxon vet se paske punua ne UDBen dhe ne KOSin serbo-jugosllav te patriotve “shqiptare” e te dyja ato sherbime sekrete kane qene dhe jane rrajsisht antishqiptare, prandej e sollet luften e UÇK ne kete pike kritike… Paçi faqen e zeze, se vet UDBA ju ka prue n’ket deregje!! Kjo situate dhe kjo gjendje po tregon se UDBA eshte ne “Kuvendin e Kosova Republikes” dhe ate e perfaqeson me dokumenta LDKja me ne krye Saibir Hamutin, Ismet Beqirucin e Itsa Mutstafen, Bedgjet Pacollin… Ju qofshi e metshi faqet e zeza t’perjetshme t’Shqipris etnike!! Po prej perfaqsusve te “popllit kosovar” nuk pritet asgja ma mire, kete po e shohin edhe dhite n’mal, o Baca Tal, se plasa!…
Drenica e Kuqe
ZBATON ZOTIN.
Kosovare kosovare
C’ini brenda ne Kosove
Nga parate ini holle
Vrafanjake sa me s’ka
Ndaj u duhet shume
Edukate
Qe mos vriteni
Me sopate
Frenoni gojen
Edhe doren
Zbatoni Zotin
Dhe mbyllni gojen.
LUANE ME VELLEZERIT SHQIPTARE… LEPUJ ME TERRORISTET SERBE!
– Hallall gjiri i shprishun i nene Serbise o Rexhep Selimi e co. !
– Hajde fitore e trimni ala Vidovdan hajde …. !!!
– Nga Alban Dega, Nju Jork
Sot me 28 qershor 2012 deputetet e levizjes ” Vetvendosje” Rexhep Selimi dhe Florin Krasniqi ne Kuvendin e Kosoves me falangat e tyre perleshen dhe gjakosen me dy deputete te te njejtit Kuvend : Bekim Haxhiun dhe Latif Gashin.
Po sot mbi 40 police e pjestare te forcave speciale te Kosoves u sulmuan dhe gjakosen nga paramilitare e cetnike te Milloshevicit, Nikolicit e Dacicit ne Merdare ndersa po perpiqeshin te zbatonin ligjin ne mbare territorin e Kosoves.
Dy skena krejt te kunderta midis ligjit dhe antiligjit!
Ndersa deputeti Krasniqi e quajti si nje perplasje te rastit, kolegu i tij Rexhep Selimi e paraqiti si nje akt heroizmi, si nje trimni te cartun.
Hajde trimni hajde… Cfare luanash!? Luana te vertete e gjaksore me shoqi- shoqin, vella me vella shqiptare.
Po kur jeni kaq trima, kaq luane me njeri tjetrin, shqiptari kunder shqiptarit… allahile pse nuk shkuat ore komandar Rexhep Selimi dhe “pullazxhiu” i Bruklinit Florin Krasniqi ne Merdare apo ne Mitrovice … apo ne Beograd kunder cetnikeve, paramilitareve, UDB-asheve, vrasesve serbe qe u kane vra e u kane pre baballaret e foshnjat, qe u kane perdhunue e sakatue nenat e motrat tuaja shqiptare!
Hajde trima mbi trimat! Hajde luan mbi luanet kunder vellezerve tuaj te nje gjaku e te nje nene, te nje trualli e te nje kombi !
Hajde frikacake mbi tutsat, sterlepuj mbi lepujt perballe serbeve!
A mos valle SHIK-u i luftetareve te lirise, SHIK-u i UCK-se, i LDK-se apo paramilitaret e UDB-ashet e Beogradit, terroristet shteterore te Milloshevicit e Dacicit kane vrare e sakatuar, djegur per se gjalli e ekzekutue, gjakose e perdhunue me dhjetra mijera shqiptare te Kosoves, qe so tnuk u dihet as varri , as nami e as nishani !?
Marrja qofte me ju o Rexhep Selimi e Florin Krasniqi!? Sot kur dhjetra vellezer tuaj police shqiptare u gjakosen ne Merdare nga cetniket e paramilitaret, nga UDB-ashet e terroristet serbe, ju e gjetet diten per t’iu shtuar falangave te tyre ne gjakosjen e grushtimin e vellezerve tuaj te nje gjuhe e te nje gjaku ne mjediset e Kuvendit te Kosoves, altarit te demokracise e lirise, te pavaresise e ardhmerise se saj.
Turpi qofte me ty e Rexhep Selimi!? Me nje pafytyresi tipike serbe krekosesh si nacalniket e saj dikur
– Po kur të thotë dikush janë rreh është e dyanshme, kjo nuk ka qenë e dyanshme kësaj here”
– Frikë!… Kësaj radhe nuk e kuptoj këtë fjalë, rrahe gjoksin para gazetareve po shqiptare…
Hajde trimni hajde! Trimni e cartun qe duhet perballe me ligjin deri ne konsekuencen e fundit.
Kur deputetet e Kosoves grushtohen e cfiliten me njeri tjetrin, qytetareve te thjeshte nuk u mbetet vec te kapin peticat e sakicat kunder njeri tjetrit!
Shembull te madh keni dhene sot per Kosoven ! Nje shembull turp e faqja e zeze u qofte !
Kur vendin e forces se argumentit e ze argumenti i forces, atehere fjalen e merr ligji i cili duhet te godase ashper e pa meshire se pari ju hartuesit e tij qe e shkelni ate sikur te ishit mbi ligjin apo ligji vete si Luigji i 14-te qe thoshte “Ligji jam une !”….
Po pse nuk shkove te tregoje kete trimni kesaj radhe ne Merdare perkrah kolegeve te tu qe i drejtove si kryepolici i Kosoves per disa kohe!
Hajde… hajde luani me shqiptaret Rexhep Selimi hajde! Hajde lepur perballe serbeve
Rexhep Selimi hajde!
Trimni me te turpshme nuk kam pa e nuk kam degjue per nje shqiptar te Kosoves tash njeqint vjet!
– Hallall te qofte gjini i shprishur e nene Serbise o Rexhep Selimi!
Sot ia flligshtove gjakun e derdhur per liri e pavaresi te dhjetra brezash shqiptar. Sot ia bete uje gjakun Adem Jasharit, Jasharajve e krejt heronjve te Kosoves! Dite me te keqe per kete trimni kaq te keqe nuk kishit dite me gjete !
Jo vetem sot por qysh me heret… Me se i bete milionat, sarajet e dugajat ne Kosove fill mbas lufte o Rexhep Selimi!? A kane fije te nendheshme e me krimin e organizuar kjo pasuri jo vetem e jotja!?
Sot ia nxite edhe me shume faqen jo vetem Vetvendosjes, por edhe mbare Kosoves.
Nuk kishit dite me i ba dhurate me te mire Nikolicit e Dacicit, Beogradit e BIA-s serbe ne kete dite feste serbe te Vidovdanit !
Nuk kishit dite me i ba sherbim me te keq e me te turpshem Kosoves se lire e te pavarur ne kete dite Zie per shqiptaret.
E keqja me madhe o Rexhep Selimi eshte se ashtu si serbet e festojne
Diten e disfates fatale serbe te Vidovdanit edhe ti e kolegu juaj e paraqisni si fitore
te madhe e si trimni te pashoqe grushtimin dhe gjakosjen e vellezerve tuaj shqiptare te nje gjuhe e te nje gjaku, te nje trolli e te nje kombi qe ka vuajtur aq shume nga Vidovdanet e mocem e te sotem serbe.
Hajde trimi e fitore ala Vidovdan ne Diten e Vidovdanit hajde! Nuk kishit dite me gjete dite me te keqe per kete feste te Beogradit e dite zie e gjaku shqiptar te derdhur lume per Kosoven!
Haram gjini i Nane Kosoves ore luane me shqiptaret e lepuj me serbet !
SA PERSHTYPJE ME BENE “POPULLI TI SFUMOJ ME VOTE KETA DEPUTET QE NE TE ARDHMEN PARLAMENTI TE JETE ME DEPUTET TE PASTER”.SI SPO DUAM TE KUPTOJME QE VOTA E POPULLIT ESHTE NJE KOTESI SE VJEDHJET E VOTAVE I BEJNE HAPUR DHE CAKTOHEN SI DHE KUSH DUHET TE JET DEPUTET APO BASHKIAK.AKOMA ME VOTEN E POPULLIT QE SKA ASDHE NJE VLERE?
BARDI