Presidenti Topi shpallet “Qytetar Nderi” i Gjakovës

30 Qershor 2012, 15:11Rajoni TEMA

Presidenti Topi dhe Zonja e Parë, Teuta Topi në krye të delegacionit zyrtar vizituan Komunën e Gjakovës ku u pritën në mënyrë madhështore nga Kryetari Pal Lekaj si dhe nga kryetarët e Komunave Prishtinë, Prizren, Pejë, Drenas dhe Skënderaj si dhe nga qindra qytetarë, të cilët i dhuruan një mirëseardhje të ngrohtë e vëllazërore Kreut të Shtetit shqiptar.
Duke shprehur mirënjohjen për nderin dhe vlerësimin e bërë, Kryetari Pal Lekaj e shpalli Presidentin Topi “Qytetar Nderi” të Gjakovës”:“Për mbështetje të fuqishme të proceseve për shpalljen e Pavarësisë së Kosovës. Për kontribut të jashtëzakonshëm dhe lobim në qarqet diplomatike për njohjen e Pavarësisë së Kosovës. Për avancimin e iniciativave të zhvillimit demokratik në rajon”.

Duke shprehur mirënjohje për nderin dhe vlerësimin e lartë, Topi tha: “Faleminderit Gjakovë dhe sot e mot, fëmijët e mi e dinë se babai i tyre ka fatin të jetë qytetari më i ri i Gjakovës.Shqipëria është krenare me arritjet e Kosovës dhe si dje, sot e gjithmonë do të jetë në krahun tuaj për të dhënë çdo ndihmë që ju kërkoni, në rrugëtimin e përbashkët në interes të dy shteteve dhe të kombit shqiptar”.
Kryetari i Shtetit shqiptar dekoroi Komunat e Gjakovës, Skënderajt, Pejës, Drenasit, dhe Prizrenit me Urdhrin e lartë “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”.

Në përfundim të vizitës shtetërore, Presidenti Topi vendosi në shenjë nderimi kurora me lule në Parkun e qytetit të Gjakovës në Rrugën “Nënë Tereza”.

13 komente në “Presidenti Topi shpallet “Qytetar Nderi” i Gjakovës”

  1. besniku says:

    Keta pushtetaret,sidomos keta demokratdhjeresit, e kane me lehte te shpallen “Qyetetare Nderi” ne dhe te huaj se ne Shqiperi. Kjo se keta te huajte, nuk ia dine horrlleqet ketyre pushtetareve te llojot kryeminister dhe president. Qe te dy i kane uzurpuar postet e tyrte, i pari duke vjedhur votat, duke i blere dhe dukle i manipuluar (qershor 2009), nderrsa ky i dyti duke blere votat edeputeteve socialiste. Por ama, qe te dy jane zgjedhur sipas kushtetutes, me nen e me germe. Prandaj edhe Fyle tha se :”Ceshtja e presidentit eshte ceshtje e mbyllur”, pra, shqiptare hani mut dhe rrini urte. Dhe shikoni kur ne tetor t’ijapin kryeministrit one, jo shqiptareve dhe Shqiperise, kandidimin per anetarsimin neBE, pavarsisht se asnje kusht nuk eshte nisur ende, por keto nuk kane rendesi per BE,rendesi ka qe nepushtette jete Sali Berisha, se ai u duhet atyre, se me te kane ne doreedhe shqiptaret edhe Shqiperine!

      1. lili says:

        po egjeta jon vet gjakovart gjakovart jon burra mbi burra hahahahah

  2. Kallomi says:

    Po si ka mundesi qe keta gjakovaret kan bo nje horr bulevardi qytetar nderi ,a thu se ka marre vesh sal kete gjo ,po edhe vatra ketu new york pranoj dekoraten e horrit te bulevardit e pa pranushme per komunitetin shqiptar ketu ne u s a .

  3. nd-ih-ma says:

    Radhen e ka ndonje stalle lopesh ta nderoje Lopqar[veteriner] nderi.Si thone kot qe bota eshte e rrumbullaket.Ka ardhur koha ti kthehet profesionit ne se se ka harruar.Sa per ne presidence e ka qare dhe bashke me Sali serbin ,Nano, Meta and co eshte ;bashkeautor ; i shkaterrimit te shqiperise.Fytyr shume e shpifur.

  4. enea says:

    Po cka bere ky te jete qytatar nderi?
    Vetem ku ka shqiptare egzistojne traplliqe te tilla

  5. zum zum says:

    shfytezim i mandatit deri ne piken e fundit

    shko bej pushimet me parat e shqiptareve qe ju i doni shume shume

    njerezit skane buke te hane ,skane asghe

    mallkuar populli qe ju voton

    me domate kokes dhe kose tju godase

    po kush??????????????????????????????????????????????????????????????

  6. bc says:

    bravo qytetareve te gjakoves se maloku i tyne saluku e shpalli horr bulevardi

  7. behar says:

    topi punoi per vehte gjithe mandatin.. u kenaq me ca ndere te majme qe beri gjate detyres kundrejt qindra mije eurove.. nuk e dime do i perdore per fushate politike kunder saliut a jo? Gallof pa asnje vlere, pret kush ta therrase per ne kualicion.. o pika e zeze ku kemi rene..kulmi arriti me viziten e fundit ne kuvajt a katar ku kish marre me vehte vajzat dhe dhendurret..

  8. Titulli says:

    Kjo është njësoj sikur shpallja e sportistit si “pjesëmarrës nderi” në lojërat olimpike. Ky titull nënkupton se i është dhënë personit sepse ai është tifoz, dhe se fatkeqësisht nuk mund të jetë pjesëmarrës.

  9. Stef Staku says:

    ANALIZE : Brenda javes z. Bamir Topi do shpallet ” Fshatar Nderi ” ne Vucidol.
    Motivi do jete : Per mbrojtjen e vlerave njerzore e te traditave te Vucidolasve. Ku spikat figura simpatike e shkatrrimtarit te Shqipnise z. Sal Ram Beeeee …..

  10. Shkupi says:

    Edhe ca dite,perfundoi si fluske sapuni apo si qeni ne rush.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje