Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, thotë se e kupton plotësisht veprimin e deputetit të partisë së tij, Rexhep Selimi, i cili të enjten sulmoi fizikisht ish-drejtorin e Shërbimit Informativ të Kosovës, tani deputet i PDK-së, Latif Gashin.
Agjentët e SHIK-ut, siç i quan Kurti disa nga deputetët e PDK-së, thotë se e kanë tepruar me fyerje, ofendime, shpifje e provokime.
Albin Kurti në një intervistë dhënë për gazetën “Zëri” i hedh poshtë akuzat e deputetit Bekim Haxhiu, i njohur ndryshe si Kamishi, se sulmi ndaj tij është bërë në shenjë hakmarrjeje për “publikimin e takimeve sekrete dhe lidhjeve që Kurti i kishte pasur me serbët”.
“Kritikës sonë parimore ndaj takimeve sekrete të kryeministrit Thaçi me ish- presidentin Tadiç ata i janë përgjigjur me shpifje personale për mua”, ka thënë Kurti, duke shtuar se, “natyrisht unë nuk jam marrë me ta, sepse unë nuk pranoj prokurorë e gjyqtarë të SHIK-ut”.
“Unë nuk e kam pranuar as gjyqin e Serbisë, as të UNMIK-ut, as të EULEX-it, e nuk mund t’i pranoj as këta prokurorë prej agjentësh”, ka thënë Kurti.
Megjithatë, ai ka një porosi për deputetët e PDK-së dhe për qeveritarët: Vetëvendosje do të vazhdojë rrugën e saj, siç i quan ai, me kritikat parimore dhe me protesta e demonstrata, deri në krijimin e një shteti demokratik, ligjor e funksional…/ZERI
lexoni! http://www.gazetatema.net/web/2012/05/09/shqiperia-e-ndyre-e-blendi-fevziut/
Te lumte Z ALBIN KURTI,ti e partia juaj VV jeni e ardhmje KOMBIT,bashkohuni me AK e Z KRESHNIK SPAHIU qe te largoni kta flliqsira te ndyre,komuniste,spiuje e matrapaze antishqiptare.hashim muti eshte klyshe i bindur e serbve,sic eshte edhe plaku i vicidolit,nji mute jane te dy.
Ah i ziu ti o brace,po vetevendosja ka 6 vite qe ha grushta per kauza parimore mor derezi, ndersa Kreshniku nga zyrat e pushtetit te rregjimit u katapultua ne krye te AK.Kreshnik Spahiu eshte 45 vjecari qe u gdhi patriot 44 vjec, 6muaj para perfundimit te mandatit si nje nga zyrtaret me te larte te rregjimit, ish avokat personal i Sali Fazllic Berishes.
Derezinjt si puna jote brace po na marrin ne qajf,nuk shikoni veprat, por fjalet, athere pse nuk mbeshtet Fazllic berishen e Hashim Miloshevic Thacin se me fjale jane patriotet me te medhenj.
Jemi krenar me ty Albin
Kurti. Je shpera e shqiptarise. Zoti te ndihmofte!
O Albin , o bir, sa malla kam kur te shoh! Ti je shpresa jone e vetme ne kete llum ku kemi hyre. Ideali ka léindur me ty or bir, nuk e gjete ne rruge per ta mbajtur si nje medalje per te bere karriere.
Ti je i kudondodhuri per interesat kombetare. Ti je shpresa dhe ne nuk vdesim se jemi shpresa vete.
Zoti mos me marrte pa te perqafuar njehere tx. Tek ty dhe vetem tek ty shoh gjithe heronjte e ketyre trojeve. Rri i gatshem e i shendetshem se kohes shume shpejt do i duhesh ti dhe vetem ti.
Te perqafoj, une nje emigrant i mallengjyer!!!
Shqiperia jone ka me shume nevoje per njerez si ty,Albin.Ky eshte fati yne i keq :qe ti je nje shqiptar i rralle,per te mos thene i vetem.