Rexhepi: Xhandarët serbë do ta shkelin betimin

1 Korrik 2012, 16:59Rajoni TEMA

Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Bajram Rexhepi, ka thënë të shtunën se askush nuk duhet frikuar nga betimi i xhandarëve serbë për të luftuar dhe vdekur për Kosovën. Në një deklarim të shkurtër për “Kohën Ditore”, ai është shprehur i sigurt se një betim i kësaj natyre do të shkelet, ashtu siç janë shkelur edhe shumë betime të tjera nga ultranacionalistët serbë. “Megjithëse kjo është çështje interne e tyre, unë jam i sigurt se xhandarmëria serbe do ta shkelë betimin që ka dhënë. Sa herë janë betuar, ata kanë dështuar. Kjo është në traditën e tyre”, ka thënë ministri Rexhepi. Ministri Rexhepi ka deklaruar se thirrjet ultranacionaliste janë të pritshme, e sidomos tani kur në Serbi kanë fituar forcat radikale. “Me fitoren e Ivica Daçiqit mund të priten paralajmërime të tilla, por unë them se thirrjet e tij për ta kthyer ushtrinë dhe xhandarmërinë në Kosovë janë vetëm fontanë dëshirash dhe iluzion i tij”, ka deklaruar Rexhepi.Idetë për konflikte të reja në Ballkan, siç ka thënë ai, mund të ekzistojnë vetëm te njerëzit që nuk e njohin realitetin në të cilin janë duke jetuar.
“Edhe intervenimet, edhe konfliktet në Ballkan kanë përfunduar. Nxitjet për luftë janë vetëm në mendjet e njerëzve që nuk e kuptojnë realitetin, ose në mendjet e atyre që këtë e bëjnë vetëm për qëllime të caktuara politike”, ka theksuar Rexhepi.
I pajtimit që thirrjet e xhandarëve serbë për t’u kthyer dhe për vdekur për Kosovë nuk mund të realizohen, është shprehur edhe analisti për çështje ushtarake dhe të sigurisë, Ramadan Qehaja, mirëpo, ky i fundit për dallim nga Rexhepi, konsideron se kërcënimet nga Serbia megjithatë nuk duhet hedhur e injoruar plotësisht.

2 komente në “Rexhepi: Xhandarët serbë do ta shkelin betimin”

  1. Poshtë spiunët serbë nga Prishtina says:

    O re-xhep (materialist), u merr me serbë, por me shqiptarë. Qeveria juaj sot është më e keqe se ajo e Serbisë dikur.

  2. Hebre po kta politikaj me ta kup mullanin e barkut jan ba si mu kan rrac e flliqur, ky ska dert se si serbet shkelin integritetin e kosoves ,se si ata qe dhunuan nanat grat motrat tona vin dhe thon mir jau kemi ba mu ne zemer te kosoves e ky del fol paqavura si ka ftyr keshtu te flet ate ka mbet ndonje pik gjaku shqipetar o bajramoviq si ste vjen marre ,te gjitha keto veprime qe naj bejn serbet ju veeq deklaroni paqavura,a e din se ne komun te vitis ne vitin 1945 ma ishte ni hasan ali qe kur bajshin zullum serbet, gjamdarmeria ai merrte pushken edhe ne nish shkonte i vrante serbt po ju keni shtetin dhe si ndaloni keto veprime qe gjithe popullin shqipetar duhet ngrit ne kembe he zoti ju marroft hamos met paju marru.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje