Thaçi, Doktor Nderi i Shkollës së Gjenevës...

2 Korrik 2012, 10:13Rajoni TEMA

Shkolla e Gjenevës për Diplomaci dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare në shenjë respekti për kryeministrin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, dhe rolin e tij kryesor për ndërtimin e paqes dhe shtetit të pavarur dhe demokratik të Kosovës, ka vendosur që të themelojë edhe një bursë të veçantë studimi në emër të tij.

Kjo bursë tani e tutje do të quhet “The Hashim Thaçi Fellowship”, të cilën Shkolla e Gjenevës për Diplomaci dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare do t’ia japë një studenti nga Kosova, theksohet në një komunikatë të zyrës për informim të kryeministrit Thaçi.

Shkolla e Gjenevës për Diplomaci dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare po sot ka dhënë titullin Doktor Nderi për kryeministrin Thaçi .

Laureatë më të hershëm të këtij nderi janë edhe këta personalitete botërore: Haris Silajdzic, kryeministër në kohën e luftës i Bosnjës dhe Hercegovinës dhe ish presidenti i Bosnjes dhe Hercegovinës; Martin Gray, i mbijetuar i Holokaustit dhe shkrimtar, Adolf Ogi, ish-president i Zvicrës; Jose Ramos-Horta, fitues i Çmimit të Paqes dhe president i Timorit Lindor; Zhou Dadi, drejtor i Instutit Kinez për Kërkime të Energjisë; Stavros Dimas, Komisioneri Evropian për Mjedisin; Faith Birol, ekonomist, Agjencia Ndërkombëtare për Energji, Sir Nicholas Stern, autor i Raportit Stern për Ndryshimet Klimatike, Curtis Roosvelt, historian, shkrimtar politik dhe stërnip i Franklin dhe Eleanor Roosvelt, Lartmadhëria Albert II, Princi sovran i Monakos, Esam Yousif Janahi, anëtar i Parlamentit Mbretëror i Bahrainit; Mikhail Gorbachev, ish udhëheqës shtetëror i BRSS-së etj.

Në fjalën e tij, kryeministri Thaçi u shpreh i lumtur me titullin e dhënë dhe me mundësinë që të jetë pranë studentëve që diplomuan sot në këtë universitet.

“Sot para jush e pranoj një titull prestigjioz, që më dhurohet nga vendi i cili në rininë time të hershme ma dhuroi lirinë për t’i shpëtuar shtypjes dhe për të luftuar për liri. Si Kryeministër i Republikës së Kosovës, e ritheksoj para jush se lufta e dikurshme për lirinë e popullit tim tashmë është zëvendësuar me betejën për lirinë e çdo qytetari – me përpjekjet për pajtim mes kombeve dhe ardhmëri për fëmijët tanë”, ka thënë Thaçi. /Zëri/

5 komente në “Thaçi, Doktor Nderi i Shkollës së Gjenevës…”

  1. Arti says:

    Nje gje nuk e thone, sa e ka paguar Thaqi kete kapele.

  2. Argita_B says:

    Per dike qe flitet se ka qene i implikuar ne trafiqe narkotikesh me duket e egzagjeruar te jepen tituj te tille!!
    Dhe pse ça thuhet mbetet per tu provuar, po me duket se zviceranet i kane qef trafikantet, kasafortat e bankave ne zvicer jane te mbushura me parate e klientave te tille.

  3. Krenari për ne kosovarët says:

    Duhet të krenohemi ne kosovarët (si komb i ri ballkanik) me këtë nder nga Zvicra për udhëheqësin tonë. Inteligjenca fiton gjithmonë.

    Dituria e tij na ka ndriçuar neve rrugën që disa vite dhe e ka përparuar ekonominë tonë më shumë se çdo shtet tjetër në Evropë.

    Populli shqiptar lëviz tani i lirë sikur të gjithë të tjerët. Na vjen mirë se bota përfiton nga dashuria dhe zemra e tij e gjerë, sikur ne.

  4. Claus says:

    Doktor nderi nga nje universitet privat themeluar ne vitin 2003!!!
    Nga shites döner-kepabi ne stacionet e trenave ne Zvicer ne doktor nderi!!!!
    Keta jane per te qeshur dhe per te qare.
    Diploma qe as per karton nuk bejne.

  5. rrahman ps says:

    Ky ps Thaçi kerkon me çdo kusht qe ta kthej popullin e Kosoves pro europes prendimore por mos harroni se populli kosovar èshtè popull i zgjuar dhe nuk pranon aq kollaj me e ngrènè mishin e derrit dhe me i hjek shadhvaret qe i kan pshtjedhun per byth.
    (stakhurullah).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje