Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen ka vlerësuar se gjendja në veriun e Kosovës është “shqetësuese” dhe i ka bërë thirrje të gjitha palëve që të gjejnë zgjidhje paqësore për konfliktin.
Ai ka theksuar se duhet gjetur zgjidhje politike, por duke përjashtuar ndarjen e Kosovës.
Në një intervistë për agjencinë serbe të lajmeve, Beta, Rasmussen, ka thënë se është me rëndësi që në këtë çështje të shkohet hap pas hapi, derisa hapi i parë është krijimi i përparimit në dialogun Beograd-Prishtinë, nën ombrellën e BE-së.
Ai ka thënë se edhe në të ardhmen, NATO do të ketë një prani prej 5 deri në 6 mijë ushtarë në Kosovë.
“Unë kam thënë se për ndarje të Kosovës as që mund të flitet dhe është me rëndësi që që kjo të bëhet shumë e qartë për të gjithë në Ballkanin Perëndimor. Por, në këtë kuadër, është me rëndësi që qeveria në Prishtinë ta kuptojë rëndësinë e përfshirjes së të gjitha komuniteteve në politikë dhe jetën publike në Kosovë”, ka thënë ndër të tjera Rasmussen.
OOO nuk mbrohet njè Popull me Aut-mod 56 qè Serbèt t friksohen duhet
tè forcohet Ushtrija,Policija Kufitare me armatim tè rènd dhe mjete
tè blindume dhe pse jo AVJON,HELIKOPTERè Luftarakè ,Qeverija Kosovare
duhet ti kèrkojè Natos Armatim dhe jo ushtarè ,investimet qè NATO bon
ose thjesht Dollarèt qè nzjerr Nato pèr ushtine t’ja kthejè nè armatim
pèr ushtrinè-policinè Kosovare perndryshe do mbeteni tokè Serbe.
Dialogu duhet ndèrmjet BEOG-PRISHTINèS por rrugèt tè jenè tè shkurtèra
pèr zgjidhjen e njè SHTETI tè pavarur KOSOVAR.