“Rasti Asanaj”, FBI arrin në Kosovë

5 Korrik 2012, 11:40Rajoni TEMA

Hetuesit e FBI-së kanë mbërritur në Kosovë, ka konfirmuar ambasada amerikane. Ata kanë nisur të hetojnë vdekjen e Dino Asanajt, ish-shefit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit. Ekspertët amerikanë ishin në Departamentin për Mjekësi Ligjore. Nga aty kanë marrë raportin e autopsisë, prova dhe ekzaminime tjera në lidhje me rastin.

Fjala përfundimtare e tyre në cilësi të super ekspertëve pritet t’i qartësojë shumë mistere, shkruan “Express”.

Por, më shumë se kaq, atë që do ta thonë e shkruajnë, mendohet se do të jetë përgjigje në pikëpyetjen e madhe – për rrethanat nëse Dino Asanaj, ish-Shef i Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), është vrarë apo vetëvrarë.

“Ambasada amerikane konfirmon që hetuesit në fjalë janë në Kosovë dhe janë duke kryer punën konform kërkesës që u është bërë”, thonë për “Express” zyrtarë të sektorit për marrëdhënie me publikun të Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë. /express/

2 komente në ““Rasti Asanaj”, FBI arrin në Kosovë”

  1. rexha10 says:

    EDHE PER KOSTA TREBICKA .QE VDIQ ME AKSIDENTE ME MAKINE NE SHQIPRI ,ERDHI FBI-ja .KONKLUZIONI —- VETVRASJE —-.KUSHTU BEJNE VLLEZRIT QEVERITAR SHQIPTAR ,TE NJEJTEN MODEL.

  2. lili says:

    E paskan vrare vete Si Kosta Terbicken

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje