Obama shqiptar uron amerikanët

4 Korrik 2012, 19:12Rajoni TEMA
Obama shqiptar uron amerikanët

Filip Riker dhe Obama shqiptar

Obama i Çegranit këtë muaj mbush tre vjet. Prindërit e adashit të presidentit amerikan madje ndjehen krenar me Obaman e vogël, ndërkohë që nëpërmjet gazetës KOHA, urojnë shtetin amerikan në vigjilje të pavarësisë.

“Personaliteti i presidentit aktual Barack Obama, dhe me theks të veçantë – roli admirues i Amerikës në çështjet e Ballkanit në dy dekadat e fundit, me theks të veçantë në luftën dhe çlirimin e Kosovës, ishin ndër arsyet e shumta që vendosëm që biri ynë të mbajë emrin e burrështetasit amerikan”, thotë babai i Obamas 3-vjeç, Saubi Neziri.

Respekti për shtetin dhe popullin amerikan në mesin e popullatës shqiptare gjithandej ku jetojnë dhe veprojnë, ka marrë dimensione edhe shpirtërore. Megjithatë, një rast i veçantë u shënua në vitin 2009, kur familja Neziri nga Çegrani i Gostivarit, vendosi që fëmijën e parë të tyre, ta pagëzojnë me emrin e presidentit amerikan, Barack Obama. Tani, tre vite pas dhe në vigjilje të pavarësisë së shtetit më të fuqishëm të rruzullit – SHBA-ve, bindja e tyre për popullin dhe shtetin amerikan edhe më shumë është forcuar. Duke folur për idenë e pagëzimit të fëmijës së tyre, babai i Obamas së vogël, Saubiu, thotë se respekti i shqiptarëve ndaj amerikanëve – ka qenë, është dhe do të mbetet përgjithmonë.

“Në emër të familjes, por edhe të kombit shqiptar, uroj nga zemra popullin amerikan për pavarësinë e shtetit të tyre. Kishim më tepër arsye që djalin tonë ta pagëzonim me emrin e presidentit amerikan, për të cilën edhe mburremi. Respekti për popullin amerikan, roli i SHBA-ve në botë, duke vendosur paqen gjithandej, personaliteti i presidentit aktual Barack Obama, dhe me theks të veçantë – roli admirues i Amerikës në çështjet e Ballkanit në dy dekadat e fundit, me theks të veçantë në luftën dhe çlirimin e Kosovës, ishin ndër arsyet e shumta që vendosëm që biri ynë të mbajë emrin e burrështetasit amerikan”, thotë babai Saubiu.

Gjesti i familjes Neziri ishte pritur me admirim edhe nga Ambasada amerikane në Shkup. Në shkurt të vitit 2010, ka qenë ish ambasadori i SHBA-ve në Shkup, Filip Riker që ka udhëtar drejt Gostivarit për të takuar familjen Neziri dhe vet vogëlushin që mban emrin e presidentit aktual, Barack Obama.

Në takim, ambasadori amerikan u kishte dhuruar me nënshkrimin e tij dy libra biografike për presidentit Obama, njëra në gjuhën shqipe dhe tjetra në atë maqedonase. Kontakti mes tyre vazhdon edhe sot e kësaj dite, edhe pse ish ambasadori amerikan tashmë ka një pozitë të avancuar në hierarkinë udhëheqëse të departamentit të shtetit amerikan, rolin e zëvendëssekretarit të shtetit. “Po vazhdimisht kemi mbajtur kontakte me ish-ambasadorin Riker, edhe tani që ndodhet me punë në Uashington. Komunikojmë sidomos për festat shtetërore, këmbejmë urime të ndërsjella”, shprehet Neziri. Para se të largohet nga Maqedonia, ambasadori Riker u kishte premtuar familjes Neziri surpriza për Obamën e vogël. Ata shpresojnë se Obama i Çegranit do të ketë fatin të vazhdojë studimet në njërën nga universitetet e njohura amerikane.

Familja Neziri mendon që brenda kohës të vizitojnë edhe Amerikën. Dëshira e madhe tyre është njohja nga afër me shtetin dhe popullin amerikan. Të dinë më tepër për kulturën, traditën civilizimin dhe vlerat amerikane. Ato shpresojnë se e afërt është dita kur Obama i vogël shqiptar një ditë do ta takojë presidentin amerikan, Obamën e madh.

“E kemi në plan që në rastin e parë që do të na jepet mundësia, ta vizitojmë Amerikën. Është dëshirë e jona që të njihemi nga afër me popullin amerikan dhe kulturën e tyre. Të njihesh me civilizimin më të përparuar në Botë. Në qoftë se presidenti Obama do të vizitonte Shqipërinë, ashtu siç kemi informata, atëherë takimi me atë do të jetë sigurt i realizuar”, thotë babai i Obamas së vogël. Barack Obama Neziri ka lindur në fshatin Çegran të Gostivarit, më datë 27 korrik 2009. Familja e ngushtë numëron tre anëtarë, ndërkohë që Obama i vogël pret që së shpejti të bëhet me një motër të vogël.

Babai Saubiu, aktualisht punon si kamerier, me të cilën punë siguron ekzistencën e familjes së tij. Për fund, familja Neziri uron shtetin dhe kombit amerikan për pavarësinë e shtetit. Miqësia mes popullit amerikan dhe atij shqiptar, urojnë të vazhdojë në pafundësi, kjo në të mirë të mirëqenies së përgjithshme të kombit shqiptar dhe në përgjithësi të gjithë Botës. Në Gostivar, tashmë disa vite funksionon edhe kafeneja me emrin “Obama”, që po ashtu drejtohet nga një shqiptar i rrethinës së Gostivarit.

Se respekti i ndërsjellë mes shqiptarëve dhe amerikanëve ekziston, dëshmohet edhe nga vizita e ish-ambasadorit amerikan në Maqedoni, Filip Riker, që i ka bërë këtij lokali. /KOHA.mk/

13 komente në “Obama shqiptar uron amerikanët”

  1. Cakalli7 says:

    se cqene ca ketu para ca kohesh qe shanin jugoret qe paten vendosur emra si stalin, marks, lenin e me radhe. Ja ku e keni edhe selefin e gostivarit, meqe ra llafi nodnjecike turqisht di kalamai se qyteti ku ka lindur eshte dygjuhes turqisht-shqip, pervec serbokroatishtet se jugosllavise edhe gjuheve trendy evropiane.

    1. Azeri says:

      ska ndonje gje o burr dhe une ja kam vene emrin djalit Lua Lua,ai indigjeni ne brazil ja ka vene emrin djalit Bekenbauer,shqiptaret arixhinjte dhe indigjenet vene lloj lloj emrash qe degjojne ne televizion,thua te kene ngjajshmeri psiqike ?

  2. amerikani says:

    bobooooooo.. qfare KARAGJOZI….

  3. trust_no1 says:

    Popull debil. Tjetrit tja vini Xhorxh Bush , ose prisni sa te zgjidhet nje president tjeter.

  4. Epirioti says:

    Per Fat te keq, nga te gjitha Trevat Shqiptare keta Shqipot e Maqedonise jan me te trashet me injorantet, keta Shqiptaret Ortodoks te Maqedonise i urrejne dhe i quajne Maqedones, dhe emrat i kan me Islamik se vete Myslimanet e Arabise, Oooo njerez te trashe nuk keni pse SERVILOSENI ne kulm per 1te drejte qe populli Shqiptar e Meritonte, thjesht me Kosoven u rregullua deri diku gabimi i coptimit te Shqiperise ne 1913, pastaj edhe Amerikanet nuk e bene vetem per Humanizem kete pune. Duhet te dine se ne Shqiptaret e Shqiperise kemi pagu jo pak, per shembull CUDITERISHT kompania Shqiptaro-Kanadeze mori gjith pellgun Naftembajtes te Patosit dhe Marinzes se Fierit, dhe perseri Cuditrisht Pronar i kesaj Kompania(BANKERS-PETROLIUM) ishte Komandanti i NATO-ss Amerikani Wesli Klark. Kuptoni a Jo, behuni pak me Inteligjent, dhe Respektojeni Mikun si ju ka Hije por jo te Serviloseni dhe te humbni Dinjitetin tuaj. hajt Tung te gjithve

  5. Taulant says:

    Une mendoj qe vajzes,per te nderuar dhe kenaqur Presidentin Klnton,t’ja veje emrin Monika Lewinski….me falni,ja futa kot,se merzitet Hillari.

  6. BERISHA LARGOHU PER TI HAPE RRUGE INTEGRIMIT. says:

    Kam pas nderin te qendroj me evropianet dhe me amerikanet, mendoj se evropianet jane me te zgjuar se sa amerikanet. Amerikanet jane skandal dhe jane si sharlatane dhe idiota. Per Obamen e vogel, le te rritet i lumtur sepse vete fotoja po tregon qe eshte nje femije i bukur dhe zoti e mbrofte. Kosovaret adoptojne emrat e presidenteve te Amerikes sepse jane mirnjohes per vendosjen e paqes ne Kosove.

  7. sali trapi says:

    vetem nje baba psikopat,budalla,i ve rmrin djalit “obama”,qe s’ka lidhje fare.

  8. Skandal says:

    Booo, c’a injorance! C’fare jane keta njerez keshtu, mor’ ti?

  9. karaduz tropoje says:

    shqiptaret e pa fe jane te njohur ne bote per lepirje prapanice,,

  10. arian says:

    Eh…a e kishte gabim Fadil Hasa në atë komedi ku e quajti djalin Mao Ce Dun?!
    Për tu servilosur paskemi qenë të parët fare!
    Ore karagjoz o ça me t’thonë ty…. Po të ishte vajzë, sigurisht do ta quaje Hillari apo diçka tjetër por kurrsesi Tereza si emri i Nënë terezës që edhe shqiptare ishte, dhe simbol dashurie në tërë botën (amerikanët nuk shquhen për këtë por për interesin e tyre) dhe ishte edhe nga Maqedonia.
    Turp, shumë turp!

  11. hasan pordha says:

    Popull injorant dhe qesharak.Obama? obama eshte mbiemri ! tja ken vene me mire Barak Cardak Chegani.Popull me sjellje neuro-imbeqile.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje