Ka kohë që kur qeveria është zotuar ta përfundojë procesin e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, por një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur. Por para pak ditësh institucionet malazeze kanë vendosur shenja të reja në vijën kufitare me Kosovën e që pretendohet të jenë rreth 6 km brenda territorit të Kosovës, njofton KTV.
Caktimi i kufirit nga ana e Malit të Zi është bërë pa u pyetur Kosova. Kjo ka irrituar tej mase kosovarët që jetojnë në brezin kufitar me Malin e Zi si dhe të ata që kanë prona në pjesën neutrale.
Përcaktimi i vijës kufitare ndërmjet dy vendeve ishte parashikuar të bëhej në fillim të shtatorit. Të dy vendet parimisht më herët ishin marrë vesh që vija kufitare të jetë ajo e përcaktuar në vitin 1974.
Kosova me Malin e Zi ka vijë kufitare në gjatësi 80 kilometra.
Pyete Ahtifeten për përgjigje, si kryetare e PDK-së, LDK-së, AAK-së, LVV-së dhe partive tjera të korruptuara nga Prishtina!