Valon Gjakova nga Gjilani është djali i vëllait të gruas së kryeshefit ekzekutiv të Postë-Telekomit të Kosovës, Ejup Qerimi. Ky i fundit Gjakovën e ka punësuar si “shef të kabinetit” në PTK. Puna në këtë post që ligjërisht ekziston vetëm në kabinetet ministrore, por jo edhe në këtë ndërmarrje publike, i paguhet mikut të kryeshefit Qerimi sipas gradës 15. Kthyer në para, Valon Gjakova që tanimë ka kontratë për kohë të caktuar me PTK-në merr rreth 2.000 deri në 2.500 euro në muaj.Gazeta Koha Ditore posedon një kopje të kontratës së mikut të kryeshefit, Ejup Qerimi, të lidhur me PTK-në. Në të thuhet se i punësuari Gjakova ka filluar punën më 28 maj të këtij viti, ndërsa puna e tij në këtë post do të zgjasë deri më 27 gusht. Por, vendimi për kontratë ishte marrë më datën 22 maj, rreth një javë para se ai të fillonte punën dhe saktësisht tre muaj pasi Qerimi erdhi në krye të PTK-së. /KD
eh kemi bomirin ne ketu ne tirone qe e mbushi presidencen me miq dhe shoke agronome pa asnje lidhje me politiken. Madje edhe si keshilltare ushtarake mori nje cope injorante vetem se ishte gruaja e mikut e per pasoje nuk qe ne gjendje te reagonte asnjehere ne menyren e duhur per probleme qe lidhen me institucionet e sigurise ne vend.
kosovaret jane perpara nesh ne gazetarine investigative
Cfare rrogash paskan zyrtaret ne Kosove?Rreth 2500 euro ne muaj,nuk e kuptoj.Kosova,popullsia ekonomikisht cope-cope,papunesia rekord, rrofte emigracioni,rrogat e zyrtareve me te habit.,