Kushtetuesja: Jahjaga, presidente deri më 2016

6 Korrik 2012, 18:01Rajoni TEMA

Atifete Jahjaga do të ruajë postin e Presidentes deri në vitin 2016. Vendimi është marrë nga Gjykata Kushtetuese, e cila ka vendosur se amendamentet kushtetuese të propozuara nga ana e Komisionit janë në kundërshtim me Kushtetutën, raporton KTV-ja. “Gjykata Kushtetuese gjeti se amendamentet e propozuara të neneve vijuese duket se pakësojnë të drejtat dhe liritë e njeriut të garantuara në Kapitullin II të Kushtetutës dhe rrjedhimisht nuk janë në pajtim me të”, thuhet në një komunikatë të Kushtetueses, duke e cituar nenin e propozuar 162.1 në lidhje me ndërprerjen e parakohshme të mandatit të Presidentit të Republikës së Kosovës.

Vendimi i plotë i Gjykatës do t’iu dërgohet palëve.

LDK-ja dhe AKR-ja ishin kundër vazhdimit të mandatit dhe kërkonin respektimin e marrëveshjes së partive politike që e solli Jahjagën në pushtet./KD

7 komente në “Kushtetuesja: Jahjaga, presidente deri më 2016”

  1. Në koma jeni, o shqiptarë! says:

    Gjykata kushtetuese, e jo populli, e cakton se kush është tani dhe kush do të jetë në vitet që vijnë më e zgjuara për ta udhëhequr kombin shqiptar nga kjo krahinë.

    A ka marrëzi më të madhe në këtë botë?

    Arritjet e saj si udhëheqëse janë vendosja e Kosovës në krye të listës për:

    – korrupsion
    – kriminalitet
    – papunësi 80%
    – inflacion 5000%
    – ndotjen e ambientit
    – heqjen e kujdesit shëndetësor
    – heqjen e kujdesit për shqiptarë pleq
    – heqjen e kujdesit për shqiptarë me aftësi të kufizuara
    – heqjen e arsimit universitar të paguar nga shteti
    – heqjen e pensionit të punëmarrësve
    – heqjen e të drejtave të punëmarrësve
    – shitjen e ndërmarrjeve shqiptare për të huaj
    – faljen e pronave shqiptare për ekstremistë të huaj

    … më falni se nuk kam kohë ta përfundoj këtë listë!

    1. aqifi says:

      Ambasadori Amerikan dhe Gjykata Kushtetuese ne Kosove here pas here marrin ndonje vendim shtetformues, perndryshe politikanet shqiptare si ne Kosove dhe ne Shqiperi marrin vetem vendime per te vjedhur e bere korrupsion. Te gjithe yneret qe liston ky miku ketu lart i ka bere Thaci & Co. C’lidhje ka Jahjaga me inflacionin e papunesine???!!!

      1. Në koma jeni, o shqiptarë! says:

        Çfarë të mirë ka bërë kjo grua myslimane (vlerësim i SHBA-së) për kombin tonë shqiptar. As shqip nuk flet si duhet kjo.

        Nëse është shoqe e juaj më vjen keq. Unë vetëm faktet i tregoj. Ju vazhdoni me kushtet tjera të vlerësimit të udhëheqësve tanë.

        1. raimondi says:

          ___Presidentja e Kosoves, esht nje presidente e shkelqyer –Ajo rrezaton nje miresi dhe nje dinjitet pa fund

          Besoj se nqs bashkohemi , ne duhet qe kete zonjen ta bejme presidente te gjithe shqiptareve

          Ajo eshte nje presidente model , nga cdo aspekt

          –I uroj gjithe te mirat, dhe kur ti mbaroje mandati ta hedhi kandidaturen ne Shqiperi,
          se gjithe shqiptaret
          e Shqiperise kane respekt maksimal per zonjen Jahjaga

          1. Në koma jeni, o shqiptarë! says:

            O Raimond,

            Një gjë dëshiroj që ta përkujtoj ty dhe mbrarë kombit shqiptar. Edhe po të zgjidhej motra ime si kryetare pa votën e popullit, por vetëm me vendim totalitar të një organi të qeverisë (sikur që bëhet sot në Siri, Afganistan, Rusi ose Kinë), do të dyshoja në sinqeritetin e saj.

  2. Ben Chicago says:

    nuk e di ne kosove
    por ne shqiperi presidenti ka vetem dekorimet dhe sportin
    kurse nishani eshte noter i salit

  3. Drini says:

    bravo atyfute jahjaga

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje