Në përpjekje për t`i bindur vendet fqinje se qeveria ardhshme e Serbisë nën drejtimin e tij do të angazhohet për ngritjen dhe fuqizimin e marrëdhënieve të mira dypalëshe, dhe do të jetë faktor i paqes dhe stabilitetit, ministri i Brendshëm serb dhe i mandatuari për formimin e qeverisë së re serbe, Ivica Daçiç, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentin e ri të Shqipërisë, Bujar Nishanin, raporton Ora News.
Sipas një njoftimi për shtyp nga zyra e Daçiç thuhet se si Kryeministër i ardhshëm i Serbisë ka biseduar për përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe me Shqipërinë.
“Është përcaktim i përbashkët që të avancohen marrëdhëniet tona dypalëshe në interes të paqes e të stabilitetit të rajonit”, ka thënë Daçiç gjatë bisedës me Nishanin sipas njoftimit.
Mediat serbe thonë se hollësi të tjera nuk jepen nga kjo bisedë telefonike, ndërsa Daçiç më herët ka biseduar me zyrtarët më të lartë të Malit të Zi, Maqedonisë dhe të Bosnjës e Hercegovinës.
Drejtuesit e rinj serb janë bërë një shqetësim për BE dhe SHBA-të, ndërsa mediat serbe theksojnë se vizita e zëvendësndihmës Sekretarit amerikan i Shtetit, Filip Riker në Beograd ishte një mesazh për politikën që duhet të ndjekë Serbia në rajon.
Nxenesit dhe vullnetaret e enverit qeverisin kudo:-(
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/06/ushtari-i-mire-shvejk-pj-2studenkujtim.html
Te ishte prishur telefoni qe nuk more me pare??
Po cfare gjuhe kane folur me njeri tjetrin? Dhe si e ka ditur Dacic qe do gjeje ne anen tjeter te telefoni nje gjuhe te kuptueshme te perbashket?
Po, si do t’i çojne perpara marredheniet e “mira” e “fqinjesore” keto monstra te komunizmit te kuq antishqiptar?!!?… Duke e mbajtur te copetuar Shqiperine dhe shqiptaret ne trojet e veta etnike, apo? Shqiperia dhe shqiptaret nuk duhet te bine ne gracka te tilla dhe te hane karreme te sofistikuara antishqiptare, te pergatitura ne kuzhinat sllavomedha [ruso-serbe]. Po, si do te ruhet “paqja e stabiliteti i rajonit” kur shqiptaret jane te ndare dhe te copetuar ne gjashte shtete “demokratike”, secila kryenveti me antishqiptare se tjetra!!…
Kujdes Shqiperi!!
Drenica e Kuqe
te dy kan nji interes te perbashket at ANTISHQIPTAR
Ndoshte mund ti kete sherbyer Daçiçit kur ishin te dy Ministra te mbrendshem.
Eshte e papraneshme qe presidenti i ardhshem,
te flas me nje person (dacicin) qe eshte kriminel i luftes,
ndersa mendoj une se elita shqiptare duhet te jet me e kujdesshme ne mardhenjet me serbine,
mbase serbia ka pretndime territoriale mbi Kosoven,
duhet elita Shqiptare t’i veje kushte qeverise serbe, se mardhanjet e dy vendeve Shqiperi-serbi, varen nga sjelljet e qeveritareve serb ndaj Kosoves,
oj lopa e llapit po a je qorr a budall, kjo politik ne shqipri asht ne sherbim te serbis, o qorri i bacit
@Ismet,
ky ishte reagim i imi,
ndersa se sa eshte ne sherbim te serbise politika Shqiptare,
nuk dua te flas per kete,
se eshte vleresim i rende nese thuhet tere Politika Shqiptare eshte ne sherbim te serbise,
edhe duhesh te jesh pak me konstruktiv,
nuk ke nevoj te perdoresh terma
”lopa”
”qorr”
se po e humb ate efektin e seriozitetit tend,
duhesh te bejesh komente,
ne forme debati,
e mos u bej kaq primitiv+
te pershendes!