Në Kosovë përgjohen 700-1.000 persona në muaj

8 Korrik 2012, 16:38Rajoni TEMA

Në Kosovë nuk ka ende ligj për përgjimin e telefonave. Zgjerimi i kompetencave në disa resorë sigurie e drejtësie për të kërkuar përgjim i ka shndërruar masat e fshehta të përgjimit të telefonave në një industri të keqpërdorimeve. Shifrat e përgjimit janë enorme 700-1.000 persona përgjohen në muaj, përderisa 80 për qind e aktakuzave aktualisht ngrihen mbi masën e përgjimit, shkruan gazeta Zëri.

Akoma pa u përmbyllur hetimet ku ishte përfshirë masa e fshehtë e përgjimit të telefonit, Skënder Gashi, ish- sekretar permanent i Ministrisë së Transportit, ishte njoftuar se po përgjohej. Rrëfimet e dala nga përgjimi në vitin 2011 kishin vërshuar ministrinë. Fjala ishte për një ndikim të tij të kalohej në provimin për patentë shofer një femër (F.G.) që thuhej se kishte afërsi me të.

Kjo bisedë ishte nxjerrë nga policia dhe nga punonjësit e PTK. Ndaj këtij personi nuk është ngritur aktakuzë. Gashi thotë se në rastin e tij të gjithë kanë abuzuar. Ligjërisht ai është dashur të thirret në gjykatë dhe në prani të tij të shkatërrohet materiali përgjues, e kjo nuk ka ndodhur.

Në Kosovë nuk ka akoma ligj që rregullon mirëfilli çështjen e përgjimit të bisedave telefonike dhe menaxhimi i materies së përgjimit nga përgjegjësit në rastet si ky tregon se paligjshmëria dhe abuzimi janë vënë në raporte mirëkuptimi.

Përderisa përgjimi i Gashit figuron të jetë bërë me lejen e Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, një tjetër komunikim telefonik i një zyrtari në këtë ministri pritet ta sqarojë një prokuror i EULEX-it. Kjo u përket hetimeve për rastin më të madh deri më tani të dyshimeve për korrupsion, ku supozohet të jenë keqpërdorur 80 milionë euro në Ministrinë e Transportit.

Në këtë proces hetimesh ndaj ish- ministrit Fatmir Limaj është prezantuar nga prokuroria një komunikim me sms që ka për kryepersonazh ish- shefin e kabinetit të tij, Endrit Shalën.

Burime nga prokuroria dhe shtylla e Krimit në polici kanë pohuar se adresa e këtij materiali është në Policinë e Kosovës. Ndërsa personi që dyshohet se ka gisht në nxjerrjen e këtij komunikimi, në materien e të cilit ka pasur ndryshim të dhënash, është një polic me emrin F. Rexha, në atë kohë polic i njësisë Anti Drogë.

Në gjykatë e prokurori nuk konfirmojnë të jetë dhënë leje për masën e përgjimit apo nxjerrje e komunikimeve në këtë rast. Ngjarja që pretendohej të përdorej si inkriminim i Shalës dhe shefit të tij Limaj në shkëmbimet e sms-ve në numrin e Shalës dhe një biznesmeni nga Gjilani F.Z., është janar-mars 2009. Rrëfimi që nis dhe përfundon me mesazhet origjinale ka vetëm një sms kontestues, një shifër prej 500 mijë eurosh që F.Z. përmendte për degën e Partisë Demokratike në Gjilan.

4 komente në “Në Kosovë përgjohen 700-1.000 persona në muaj”

  1. Spiunët pisë të kombit tonë janë ende gjallë! says:

    Ah, mori kryetare e krahinës sonë Jahjaga, sa na urreni neve ju si komb! Në një shtet të civilizuar do të ishit ju në një institucion për të sumurë nga mendja.

  2. raimondi says:

    Ketu ne USA pergjohen te gjithe

  3. shqiptari says:

    Eshte mese normale.Nese nuk e shkele ligjin.Pergjimet nuk te demntojne asnjehere.Fjala eshte per ne Evrope.
    Ndersa per ne shqiperi,po e shave xhaxhin enver,ta bejne ndonje kurth.
    Me fale se ja harova enveri ka vdekur.E kisha fjalen per dullen-Nr 2.

  4. Slayer says:

    C’kuptim ka fjala (enorme) se nuk e kuptoj, mos ngjason me fjalen -maramendese- apo, (shum te larta) apo….refugjat nga Napoli i punesuar ne gazetari qe na jep leksione ne Italisht?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje