Jahjaga: Jam e gatshme të takohem me Nikoliçin

8 Korrik 2012, 16:37Rajoni TEMA

Presidentja e Kosovës  Atifete Jahjaga  ka deklaruar se është e gatshme për bisedime me kryetarin e Serbisë, Tomislav Nikoliq.”Ne si lider legal dhe legjitim të shteteve tona, duke shpreh vullnetin e qytetarëve tanë, mund të bisedojmë. Dhe nëpërmjet  këtyre bisedimeve të gjinden zgjidhje të forta dhe të qëndrueshme , të cilat paraqesin paqe dhe stabilitet në rajon dhe më gjerë “,  ka deklaruar Jahjaga në një intervistë për gazetën e Novi Sadit “Dnevnik”.

Ajo ka shtuar se Kosova dëshiron që liderët e rinj serbë të pranojnë realitetin dhe sa më parë të njohin pavarësinë e Kosovës, dhe si dy shtete fqinjësore të ndërtojnë marrëdhënie diplomatike dhe të bashkëpunojnë në rrugën e integrimeve euroatlantike.

Jahjaga ka vlerësuar se marrëveshjet të cilat janë produkt i bisedimeve Prishtinë- Beograd po zbatohet ngadalë, për shkak se pala serbe nuk e ka vullnetin që të zbatojë atë për çka është biseduar.

Sipas fjalëve të saja, nga Beogradi pritet që të ngritë nivelin e dialogut për çështjet e dëmshpërblimit të dëmeve të luftës, pastaj personave të zhdukur, gjykimin për krime të luftës.

“Liderët e Serbisë deri tash nuk janë deklaruar publikisht për këto çështje”, tha Jahjaga.

3 komente në “Jahjaga: Jam e gatshme të takohem me Nikoliçin”

  1. Pse says:

    Ju zonjë, jeni e gatshme të takoheni edhe me Luciferin për të mbajtuar pozitën që ju kanë dhuruar të huajt, me kushtet e tyre dhe jo me aftësinë tuaj si udhëheqëse.

    Pse na detyroni ju të jemi robë të huaj, që të lëvizim sikur të kishim dituri të kufizuara mendore. Pse, mori zonjë? Pse?

  2. tourkofagos says:

    me string,apo nothing………hallall!

  3. Kujdes zonja jahjaga,ky eshte dhunues i femrave shqipetare,nese ke harruar ne kosove jan dhunuar dikund 20.000 gra shqipetare prej keti pushteti serb,e ti ke knaqesi te takohesh,kjo tregon se qfardo gjaku keni por jo shqipetar.marri ju qoft

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje