Ka filluar të funksionojë Zyra Administrative në veri

10 Korrik 2012, 18:28Rajoni TEMA

Pa ndonjë zhurmë të madhe apo ceremoni të përurimit, të martën ka filluar punën Zyra Administrative e Kosovës në veri të Mitrovicës, raporton korrespondenti i “Kohës Ditore”. Në mëngjesin e së martës të gjithë të punësuarit në këtë Zyrë janë paraqitur në punë. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti, ka theksuar se policia ka shtuar numrin e policëve në atë pjesë. Hoti nuk ka mohuar as pohuar nëse zyra është hapur.

Zyra do të ketë 80 të punësuar dhe një buxhet vjetor prej 4 milionë eurosh. Shefe e kësaj zyre është emëruar Adriana Hoxhiç, e cila edhe më parë ka qene shefe e ekipit përgatitor për formimin e komunës në veri të Mitrovicës, në përputhje me Planin e Ahtisarit.

Sot drejtuesit e Komunës së Mitrovicës kanë pasuar një takim me drejtuesit e Zyrës administrative në veri të Mitrovicë, që është hapur të martë, njofton korrespondenti i “Kohës Ditore”. Kryetari i Mitrovicës, Avni Kastrati, është treguar i gatshëm që të ndihmojë këtë zyre dhe se bashkëpunimi me të do të jetë  i ngushtë dhe në të mirë të banorëve të Mitrovicës dhe rajonit. Ky zotim u shpreh edhe nga drejtoresha e Zyrës administrative në veri, Adriana Hoxhiç./KD

2 komente në “Ka filluar të funksionojë Zyra Administrative në veri”

  1. Marrëzia nuk ka fund, si duket says:

    Lavdërohet qeveria nga Prishtina se është hapur “Zyra Administrative e Kosovës në veri të Mitrovicës”, thuase kjo është meritë e tyre.

    Të paguash tetëdhjetë njerëz katër milionë euro për udhëheqjen e një qyteti me katërmijë banorë është çmenduri. Si nuk turpërohet parlamenti nga Brukseli për të ndarë këto para të paguara nga xhepi i qytetarëve të ndershëm nga BE për kriminelët në pushtetin shqiptar.

  2. Cakalli7 says:

    Gjej rastin te pergezoj Adriana Hoxh-iç per fillimin e punes, eshte nje perfaqesuese e denje e versioni ballkanas “kaposhti e kthen bishtin nga fryn era”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje