Hajredin Kuçi i dëgjon 'lutjet' e shefit të tij, kthehet në Qeveri

10 Korrik 2012, 12:15Rajoni TEMA

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, ka dëgjuar “lutjet” e shefit të tij, kryeministrit Hashim Thaçi.

Të martën ai është rikthyer në zyrën e tij në Ministrinë e Drejtësisë, të cilën e ka “braktisur” para rreth tri javëve kur ka dhënë dorëheqje.

Siç ka njoftuar Ministria e Drejtësisë, Kuçi në ora 12:30 do të takohet me shefin e EULEX-it, Xavier Bout de Marnhac, ku pritet që ta arsyetojë rikthimin e tij në pozitën e ministrit të Drejtësisë dhe zëvendëskryeministrit.

“Ju njoftojmë së sot e martë 10 korrik 2012, Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, do të takohet me Shefin e EULEX-it, Xavier de Marnac. Takimi do të zhvillohet në ora 12:30, në Ministrinë e Drejtësisë, objekti ish Rilindja, kati IX, zyra 914”, përfundon njoftimi i MD-së.

 

Thaçi s’mundet pa Kuçin, e fton të kthehet

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk mundet pa Zëvendësin e tij, Hajredin Kuçi.

Përmes një komunikate për medie dërguar nga Kryeministria, thuhet se kryeministri Thaçi ka shqyrtuar shkaqet e ofrimit të dorëheqjes së zëvendëskryeministrit dhe ministrit të drejtësisë, Hajredin Kuçi, e ofruar me datën 22 qershor, dhe ka konstatuar se “shkaqet që kanë dërguar deri te dorëheqja tanimë nuk ekzistojnë”.

“Kryeministri Thaçi fton zëvendëskryeministrin Kuçi që të vazhdojë me përkushtim dhe përgjegjësi në ushtrimin e funksioneve që ka mbajtur deri më tani në Qeverinë e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Zëvendëskryeministri Kuçi pati premtuar se nëse nenet problematike për mediat, 37 dhe 38 të Kodit Penal të Kosovës, do të kalonin në Kuvend pa u amenduar, ai do të ofronte dorëheqjen e tij. E menjëherë pasi këto nene kaluan në Kuvend, Kuçi dha dorëheqje nga të gjitha postet qeveritare, atë të Zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Drejtësisë. /Zëri/

3 komente në “Hajredin Kuçi i dëgjon ‘lutjet’ e shefit të tij, kthehet në Qeveri”

  1. durresstar says:

    kur bone dorheqen,tregove karakter

    por tani karakterin,e hume

    se thaci nuk mori mrapsht at ligj,qe te boni ty qe te largohesh

    kjo do te njifet si dobsi,,,por e verteta eshte se ju se cani trapin

    per kshu gjojnash,juve vetem pasuria ju intereson,te vidhni

    sa me shume popullin …..hajt………………………

  2. Hero i Dragobise says:

    haha komandantet e UqK dhe te shitjes se droges jane bo demokrate.

  3. mister x says:

    ksaj i thone me lepi ate qe ke peshtyre.vec nje shqiptar i ben keto gjera.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje