Dy muaj pas zgjedhjeve në Serbi, Partia Progresive e ka parë veten si forca më e madhe në kabinetin qeveritar. Por siç raporton Balkan Insight, ata duket se kanë një problem: nuk gjejnë kandidatët me kalibrin e duhur për të drejtuar ministritë (u sugjerojmë të bëjnë si Ilir Meta me Edmond Panaritin e shokë).
Duke qenë se i mungojnë ekspertët, partia duket se do të marrë borxh disa kandidatë edhe tek partitë e mundura. Mediat kanë nisur të bëjnë ironi me një fakt të tillë.
Qeveria, që mendohet të formohet më 23 korrik, do drejtohet nga Ivica Daciç, lider i Partisë Socialiste dhe dikur krahu i djathtë i Sllobodan Millosheviç.
Qeveria do ketë 15 poste ministrore, dy më pak se qeveria e mëparshme. Progresivët do kenë tetë ministri, Socialistët pesë dhe dy ministri do shkojnë për Rajonet e Bashkuara të Serbisë.