Sondazhet në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni tregojnë që shumica dërrmuese e popullit është për bashkim kombëtar të shqiptarëve në një shtet. Mirëpo, shumica dërrmuese e subjekteve politike shqiptare nuk e kanë bashkimin kombëtar shqiptar as në program dhe as në ligjërimin publik. Kjo kauzë, pra, mbetet e papërfaqësuar institucionalisht. Aq shumë është bashkimi kombëtar i vetëcensuruar nga politikanët, saqë do të mund të thuhej se vetëcensura politikisht është bashkim kombëtar.
Shqiptaria si fe e shqiptarëve (Pashko Vasa) edhe në shekullin 21 mbetet pa kishë e pa xhami të saj. Mbetet frymë pa institucion. Shtetet shqiptare duhet të jenë kishë e xhami për shqiptarinë. Kjo frymë shqiptarie gjithsesi është shumë e fuqishme teksa arrin të mbijetojë pa institucionet që do ta mirëmbanin e do ta riprodhonin.
Aq shumë shqiptarëve u kanë faj të tjerët pse mbetën të ndarë, e megjithatë kur e përmendim bashkimin kombëtar, ata flasin disi me faj. Jo pak shqiptarë, sidomos zyrtarët shetërorë, na pëshpërisin se si bashkimin kombëtar duhet ta realizojmë tinëz e me dinakëri. Mirëpo, asisoj, ne e kriminalizojmë kauzën e bashkimit kombëtar. Bashkimi kombëtar duhet të jetë çështje publike dhe shoqërore.
Jo pëshpëritje, por thirrje. Jo monolog, por dialog. Dhe, dialog i brendshëm i yni për atë që duam ne, në vend se dialog me shovinistët fqinjë të kombit tonë për atë çfarë duan ata prej nesh. Pra, jo negociata me Serbinë, Greqinë, Malin e Zi e Maqedoninë për aspiratat e tyre, por dialog i brendshëm ku shprehemi para njëri-tjetrit e me njëri-tjetrin për të ardhur në shprehje kolektivi ynë.
Bashkimi kombëtar i shqiptarëve as nuk e përjashton bashkimin evropian dhe as nuk mund të zëvendësohet prej tij. Në këtë aspekt, duhet pasur kujdes që ky bashkimi i ardhshëm, që unë besoj është edhe i domosdoshëm edhe i pashmangshëm, të mos jetë i brishtë sikurse pavarësia e Kosovës.
Ne rrezikohemi nga një bashkim kombëtar i kufizuar në simbole me ca territor të shtuar, por pa Ulqinin, Mitrovicën, Bujanocin e Shkupin, pa ushtri çfarë kanë shtetet normale dhe me një valë të re të privatizimit, ku ndoshta e marrim vesh që kemi pasur edhe naftë, por këtë e kuptojmë vetëm në momentin kur shitet ajo shumë lirë.
Bashkimi kombëtar s’duhet të jetë i kufizuar vetëm në kulturë, por të shtrihet edhe në ekonomi dhe shtet të përbashkët. Bllokimi i patates së Kosovës nga Shqipëria dhe bllokimi i çimentos së Shqipërisë nga Kosova, tregon që nevojitet të kemi strategji të përbashkët ekonomike.
Një komb në dy shtete sjell më shumë probleme. Shteti është entitet partikular që thekson veçantinë e vet edhe në dëm të së përbashkëtës së kombit. Edhe shteti i Shqipërisë, edhe shteti i Kosovës janë bërë në emër të kombit e përmes kombit, prandaj ato kanë për borxh t’i shërbejnë kombit, përfshirë këtu edhe bashkimin e shteteve tona.
Mbrëmë, derisa bisedoja me z. Ali Ahmetin, i theksova tri gjëra të nevojshme për shqiptarët jashtë Shqipërisë e Kosovës dhe subjektet e tyre politike: 1) Të jenë radikalë brenda institucioneve por edhe të bëjnë aktivitete jashtinstitucionale të padhunshme; 2) Kombi si formacion socio-historik modern duhet të forcohet sepse ai është, përveçse vlerë, edhe armë e fuqishme që na ka emancipuar edhe kundrejt feudalizmit, edhe kundrejt religjionit; 3) Shqiptarët jashtë Kosovës edhe Shqipërisë duhet të kritikojnë dhe të ankohen për çdo ditë te Tirana dhe Prishtina për të kërkuar mbështetjen dhe ndihmën e tyre të vazhdueshme.
Shqipëria dhe Kosova për mua nuk janë shtete fqinje. Këtu, forma dhe përmbajtja ndodhen në një marrëdhënie të tensionuar. Fqinjësia e mirë nënkupton që secili duhet të jetë mirë me njëri-tjetrin, ama në shtëpinë e vet. Kur unë vij në Shqipëri, nuk ndjehem si mysafir dhe nuk më presin si mysafir, dhe sa mirë që është kështu.
Ky kontrast midis formës dhe përmbajtjes duhet të eliminohet ose përmes ndryshimit të formës shtetërore, ose përmes ndryshimit të përmbajtjes kombëtare. E, unë jam për shtet të ri për kombin shqiptar dhe jo për komb të ri për shtetin e Kosovës.
Edhe një gjë të mos e harroj në fund: këtu mbase do të duhej të kishim, p.sh. ujë “Rugove” dhe ujë “Tepelene”, në vend të kësaj që kemi.
*Fjala e mbajtur në forumin “Fqinjët e Shqipërisë”, organizuar në Tiranë
E cfar shtetesh jane meqense nuk jane fqinje?? Albin, Kosova ka shtetin e saj dhe i bie qe eshte nje shtet fqinje si te gjith shtet qe na rrethojne. Kurti, ka dalur per tu duke gjoja se eshte me shqiptari ne Kosove, lerini marrezirat dhe na respektoni si shtet fqinje sepse nuk kemi kohe te humbasim.
Nuk di me than ma gjat, por je i sakte ne ato qe ben e ne ato qe po shkrun zoti Albin!
Ben mire qe shkrun se shpjegon ma mire idete e juaja!
Nje pyetje kisha me pas:
Perpos ideve tuaja perparimtare a do te prononcoheshit dicka mbi z. sali Berisha. Figuren kryesore te post komuniszmit shqiptar? Asht tuj u imponue ne cdo gja qi i perket kombit shqiptar.
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/06/albania-100-years-of-liberty-official.html
FALEMINDERIT!
Graniti UK, Birmingham.
ore ti je gomar apo ben vete …?
@ 1
Un Jam tuj ba vet,
Po ti “1” je vertet!
nuk e kam me ty o Granit,e kam me ate kaqolin me larte !
Ik o Grek e gjej shoket. Kosova eshte Dardani dhe pjese e Shqiperise se plote.
Poshte te gjithe sllavet dhe greket nacionaliste.
BERISHA LARGOHU PER TI HAPE RRUGE INTEGRIMIT.
Albin Kurti nuk ti drejton Ty ato fjale Por atyre qe kane mend e dine se c’shkruhet.
Ti rritu edhe pal, pastaj komento. Jo per gje, Por po te marrin njerezit per gomar.
Lexi komentin e “1”
Sa te qarte e ke konceptin e shteteve fqinje ti,, sigurisht qe secili nga ne duhet te kete parasysh percaktimin tend pastaj te mendohemi cte themi.
Dhe kujdes ruaju nga marrezite e Kurtit, gjeja e pare me vlere qe kemi nevoje , te na respektojne si shtet kosovaret, se vetem ata nuk e bejne, Te verpojne si Greqia, Serbia,, ja nga ato te marrin shembull.
Mire, mire, ben shume mire tja heqesh veshin kosovareve,, nga ata na vjene keqja,,ja psh, eshte ideja e bashkimit meKosoven, dhe hop hidhen greket marrin ujerat tona detare,,,ne kete rast nuk ka faj qeveria jone, po kosovaret, se ata e nisen kete pune.
Tjetra, bejne kosovaret perpjekje per te njohur shtetin dhe hopa, ngrihen mal i zi me shoke dhe kerkojne te pervetesojne 6 km territor ne brendesi te kufirit me kosoven.
Ja perfundimi,,,nga kosova na vjen shume mungese respekti, dhe nga te tjeret qe na njohin vetem si fqinje,, sipas perkufizimit tuar te ndritu, ,ne kemi vetem te mira..
Dhe te tilla te “mira” presim
Veshtire ta kuptosh kete ”berisha largohu….”Nga nje ané ka nick.te tille nga ana tjeter predikon teorite e Berishe-halucinantit.Kush ishte kunder marreveshjes se Rambujese???…Kush i arrestoi luftetaret e lirise Kosovare (H.Thaci e A.Jashari).Kushe torturoi e zhduku dhe kockat R.Hoxhes dhe pse..??Kush kerkonte te ndihmonte makinerine serbe te luftes me karburante,”gjoja indirekt theu bllokaden e nato-s,per te ndihmuar popujt ….(teori komuniste),kaq budalla e quan ai popullin shqipetar…E njeh historine ky person apo jo…kush me shume se kosovaret apo labet ka qene me shume patriot per kete komb???- Pse sipas tij se u mbushet mendja devollinjve te shpallin nje shtet te ri..sipas tij do quhen shtet me vete ….Atehere le te shpallim disa shtete brenda te njejtit komb , e le ti quajme:- Shteti Laberise;-Shteti Laleve(u kerkoj falje myzeqarve tane shume te nderuar si punetor e te ndershem);-Shteti Devollit;-Shteti Gegerise…etj..etj..Mua si person me duken budallalleqe…Kush me shume se Kosovaret i ka dhene me ketij kombi…Shih sot ne art,kulure,sport….patriotisem,si mund tua heqim gjithe kete sakrifice per tu dhene nje identitet te ri…jo ate shqipetar…kush xhelozohet…vetem te pa aftet…une si person edhe se jam nga jugu( ”rep.laberise ”)..jam krenare per ta,se jane vellezerit e gjakut tim (me te mirat e te keqijat qe mund te kete nje komb)
Ore ti a je per komb shtet a per shtet te imponuar se greku e don te dyten biles edhe me te cunguar se c’eshte.
Me titullin e artikullit se dy shtetet ,Shqiperia dhe Kosova nukjane fqinje kuptohet se Z/A.Kurti don te thote realen qe akoma s”eshte bere reale ——ate qe ne jemi nje popull,nje gjak.e nje fis nje ghuhe qe nenkupton se s”kemi si te jemi fqinje por jemi nje shtet dhe pse mjerisht jo faktik ky formalitet !!!Qe te zbatohet ky formalitet duhen te vihen ne krye te shtetit ato parti qe ne programin e tyre shprehet qarti bashkimi i trojeve !!!!!!!Me Berishen 22-vjet e pseudo-socialistet besoj se ky shekulldo te mbyllet sic erdhi .
Albino e ke geltit gelltite lugen e corbes shume vite para,ndersa me darken e fundit me kryeministrin shqiptar i fute nje te re.Kush i ha keto pordhet e tua qe ben gam gam ne Kosove,ne Shqiperi ne Carmeri dhe te lene te qete djemte e bushtrave nena serbe.Hajt per hajer te qofte rruga qe ke nisur.
Nga pamja nuk ma mbushje mendjen dikur….por ndoshta aty fshihet çelsi i vitalitetit tek njerez si ty.
Ndryshe nga karagjozat tane,ti ke serjozitetin dhe perkushtimin per ate qe thua,qe te ben te besueshem.
Perderisa arrite te jesh ndermjetes i nje force politike duke u nisur nga hiçi,je dikushi pa asnje medyshje.
Per strategjine mbare shqiptare nga analizat tuaja nuk heq asnje presje,pa diskutuar ne jan pjekur kushtet per ta ber realitet kete enderr shqiptare,ku faktori nderkombetare natyrisht qe ka rrolin e tij.
Por po te jesh i vendosur deri ne fund dhe te keshe perkrahjen e Amerikes,perkrahjen e Amerikes,nuk ka gje qe nuk arrihet.
Por vetem jo aq shum majtas(Amerikanet nuk i kan fort per zemer te majtet) Zoti Albin Kurti,ndryshe je 100% ne rruge te drejte.
Shkruajne flasin dhe mire eshte kur nuk i prish pune asnjerit ato ngelen vetm fjale ! Veprimi eshte dicka qe mbetet prandaj albin vepro dhe organizo dhe realizo ato qe thua se ndryshe do ngelen vetem fjale , dhe e di jemi merzitur shume duke degjuare . Ne jetojme ne nje shtet ku tradhetari hiqet si patrios dhe patrioti si tradhetare sa te arrije populle te kutoje se ku hyn ti koha ku dhe ti u plake . Ne qofte se ti ne te vertet je ai qe thua ne fillim duhet t fillosh me tradhetaret me ne ketu brenda por jo me fjale me plumb . se avniu e gjeti atehere ne ate kohe nje pistolet dhe e hoqi qafe astin kurse ti ku tani ke pushke plot s’bere gje kur shitet deti ne mes te dites dhe kur i liet veriu mafies serbe po ne mes te dites ! Prandaj ne qofte se do te mbetesh ne histori vepro dhe jo vetm fjasle , hajde djali i mbare.
Kur e sjell fati qè nènè e bijè jetojnè nè tè njèjtin ‘pallat’, pèr ata qè nuk i njohin janè thjeshtè ‘komshi’ pèr tè tjerèt banorè tè hershèm janè thjeshtè 1-è (one) njè gjak, njè flamur e njè Atdhe.
Nga poshtè nga lartè apo nga jashtè janè rrugèt qè do tè na çojnè nè bashkim… Ne shqipètarèt duhet tè zgjedhin atè rrugèn mè tè gjèrè, qè tè na nxejè tè gjithève e as tè shkurtèrèn e as tè shpejtèn.
Po ju them se rruga e shpejtè pèrveç aksidenteve qè mund tè ndodhin, do tè bèjè tè mundur qè ‘koka’tè ketè arritur e ‘bishti’ ketè mbetet duke pushuar rrugès. E ndèrsa ajo e shkurtèra , jo rrallè del mè gjatè.
Prandaj vèllezèr shqipètarè tè nisemi tè gjithè njèherèsh ose pèr VLORE ose pèr PRIZREN, sepse Kruja nuk na mban tè gjithève pèrnjèherèsh….
Jemi nje komb,dhe do jemi shume shpejt nje shtet
gjermania dhe austria flasin nje gjuhe
vendet arabe flasin nje gjuhe
ka dhe te tjera vende qe flasin nje gjuhe por nuk jane nje komb
kosova asnje here ne histori nuk ka qene bashke me shqiperine
duke kerkuar bashkimin vetem sa i prishni pune vehtes o Albin
kosova do te behet
kurse shqiperia nuk behet asnjehere te pakten deri nga viti 2035
si ka thene sali qe do te mbreteroje ketu.
@ Ben Chicago
o bo bo ca llogjike…
ne jemi gjak shqiptari..nuk eshte se na lidh vetem gjuha…
ne jemi Shqiptare…kemi te njejtat tradita, te njejtat zakone etj etj…
sipas llogjikes tende Amerika flet te njejten gjuhe me Anglezet
por ata nuk jane nje komb …ndryshojne ne shume gjera…
kurse ne shqiptaret…kemi qene dhe jemi nga i njejti vend..
ne nuk jemi kolonizuar…shqip flitet ne trevat shqiptare dhe pse jane jashte territorit shqiptar…
pra ne jemi nje komb dhe nuk jemi fqinj…sepse jemi nje familje…
nuk perfaqesohet kombi vetem me gjuhen por me shume gjera…
ne jemi Shqiptaret…
Shqiperia eshte shtet tjeter,
Kosova eshte shtet tjeter,
kemi te folme (dialekte) te ndryshme,
kemi religjione te ndryshme,
dhe une mendoj qe ju mbane shtetin e juv
ne Kosovaret e mbajm shtetin ton
nuk kemi as edhe nje arsye te bashkohemi Kosove-Shqiperi,
por duhet te bashkohen,
Kosova me trojet Shqiptare ne maqedoni,
dhe Shkupi te shpallet kryeqytet i Kosoves, si dhe
Kosoves t’i bashkohen komunat e lugines se Presheves,
kjo eshte e vetmja zgjidhje per Kosoven,
Kosova shtet i pavarur dhe sovran
i integruar ne BE- dhe NATO-
shum mir e ke then
shume largpames je ti Gent,
Paskemi gjuhe te ndryshme, oh, jo , dialekte te ndryshme,,
Dhe Umberto Boci, donte ta ndante Italine ne te Veriut dhe te Jugut, se perpos diferencave ekonomike, kane dhe dialekte te ndryshme.
Por vecse e quajten te idiot dhe gomar per nje ide te tille,
Ndoshta ata si puna juaj atje e kane vendin te LEga Nord, po varet a mund e aderoni apo jo..
KEshtu qe ne perfundim te logjikes, munde te mbeteni pa lige fare.
Kusuri jone, do na duhet tju marrim ne shtet.
SHUM E SAKTE.KETO 2 VENDE I NGJAJNE ME SHUM KABULIT E AFGANISTANIT,se EUROPES.
Rrespekte Albin Kurti, njerez si ty i duhen kombit.
Kosova eshte Shqiperi.Kur thoni qe ka dialekt te ndryshem,mos kini parasysh vetem dialektin tosk,por edhe ate geg.Te dy perbejne ate qe quhet gjuhe shqipe.Apo jo?Sa per fene ,edhe ne Shqiperi kemi me shume se gjysmen myslimane.Mos tregoni nivel te ulet duke percare popullin tone.Jemi nje popull dhe per kete nuk ka pike dyshimi.
Z. Kurti eshte nje patriot i vertete dhe jam shume ndakort me argumentin e tij. Por, kam nje qertim.
Fjalia e fundit duhet te ishte ne fillim te shkrimit. Sepse, bashkimi politik i gjithe Shqiptarise duhet jet kurorezimi i gjithe mundimeve ne pjeset e ekonomise, juridikes, dhe jetes sociale.
Një dukuri unikale është deklaruar gjatë historisë nga gjithë elita e korifejëve të kombit. Ajo është fudullëku primitiv. kY fudullëk na ka mbushur mëndjen se që nga njeriu pa të meta mendore deri te budallai, debili, ksizofreni etj. i dimë të gjitha. Pra sapo lindim jemi edhe barij të mirë, edhe bujqë të mirë, edhe matamacienë, edhe inxhinierë gjeologë, mekanikë etj. kritikojmë dhe Aishtanin se nuk dika teorinë e relativitetit, kritikojmë edhe Darvinin sepse nuk e interpetoi drejt origjinën e llojëve, Hedhim poshtë si një leckë Mendelejevin, Lere më filozofët që i ARNAUTIZOJMË NA DHE VETËM NA JEMI UNIVERSI… JA PRA NE TË GJITHË DITURIT E BOTËS NUKI PRODHOJMË DOT NJË GJËLPËRË DHE E KTHYEM ATDHEUN BURDELLO.
HAEMI SI INJORANTË QË JEMI, NË SE JEMI KOMB ME KOSOVARËT OSE JO. DISA MËNDJE NDRITUR NA ÇUDITËN JO SE NUK DINË TË PËRCAKTOJUNË KOMBIN, POR SI TË GJITHË DITUR SA JA KALOJNË DHE GOMARIT NA DEFINUAN SE ME GJITË SE FLASIM NJË GJUHË NE S,QËNKEMI KOMB ME KOSOVËN, SEPSE DHE AUASTRIA GJERMANIA, FLASIN NJË GJIUHË SIKURSE DHE VËNDET ARABE ETJ. POR NUK JANË KOMB… MORE LUM E DET E RRËKE, I LIRNI TA SHPJEGOJNË INTERPETIMIN SHKENCOR TË KOMBIT SHKENCËTARËT SPECIALISTË QË SA DI UNË ,PA BËRË GABIMIN E NDËRHZRJES DUHET TË JENË GJENETISTËT NË UNITET ME LINGUISTËT, FILOZOFËT ETJ. O PERËNDI! NA MBZTI INJORANCA NË Ç,DO QELIZË TË JETËS. DIJA PËR 20 VJET ËSHTË PUSHKATUAR NË MBARË REPUBLIKËN SHQIPËTARE. ZOT NDIHZMONA.
Harruan qe gjermanet u bashkuan prape ne nje Gjermani.
Albin bravo, forca dhe kurajo.
Kjo eshte ndihma e pare qe duhet ti japim si shqipetare.
Inkurajimi dhe perkrahja absolute e kesaj ideje.
Te tjerat jane tradheti.
Kjo eshte rruga qe duhet te ndjekim.
Shqiperia dhe Kosova jane nje.
Gjaku dhe zemra eshte prej shqipetari.
Duhet te luftojme fort kunder ideve se bashkimi me Kosoven i Shqiperise mund te sjelle probleme te renda.
Kete do ta hedhin me ngulm gjithe armiqte e Shqiperise.
Ne duhet te provojme se s’ben te kunderten.
Nuk ka kthim mbrapa.
E vetmja zgjidhje per perparimin tone eshte bashkimi kombetar,sepse eshte zgjidhje natyrale,e pasforcuar.
e vetmja zgjidhje eshte krijimi i nje force ekstremiste nacionaliste qe te vere ne vendin e vete te gjithe ata qe perpiqen te vene gure ne rrotat e ketij kombi dhe te beje te mendohet shume mire kushdo qe te vije ne pushtetet tona qofte te kosoves qofte te shqiperis
e vetmja zgjidhje ishte ta kishte marre ushtria kur kishte ende gjenerale..po tani jane te tere spurdhjake.
Kane koburet, po ce do, jua shkrep Berisha me Imamin ne prapanice.
nuk jane shtet fqinje, ajne dy shtete qe jane te ndara ne realitet, nga historia e padrejte qe na eshte bere, po eshte nje shtet ne zemeri perbashket me plot ndjenja patriotizmi, ndoshta dikush mund te thot si ndjenja patriotizmi ku jetojmene shk21 , po ja qe kesjtu jemi ne