Fisnik Ismaili, themelues i kompanisë për marketing “Ogilvy” për Kosovë dhe Shqipëri, dhe autor i monumentit NEWBORN thotë se do ishte gjithmonë i gatshëm të luftonte për liri dhe tregon pse nuk dëshiron ta takojë kurrë aktoren Halle Berry.
1. Në cilin vend dëshironi të jetoni në hapësirën e banuar me shqiptarë?
Këtu ku banoj aktualisht. Në nji bllok të qetë banesash afër qendrës së Prishtinës, por që është si në periferi.
2. Cilin personalitet të historisë shqiptare do të dëshironit ta takonit sikur të ishe e mundshme?
Xhafer Devën.
3. Çka do ta pyetnit së pari?
“Çfarë zori pate me ma vra gjyshin?”
4. Cili është personazhi më i rëndësishëm historik për ju?
Çdo shpikës, zbulimet praktike të të cilëve i përdorim çdo ditë, por nuk e dijmë se kush i ka zbulue. Prej Sir John Harington, që e ka zbulue guacën e nevojtores, Dr. Robert Adler që e ka zbulue teledirigjuesin, e deri te Dr. Martin Cooper, i cili e ka zbulue telefonin mobil.
5. A ekziston Zoti?
Nji forcë madhore që e balancon gjithësinë duhet me ekzistue, por me e definue hiç nuk di.
6. Cilin libër po e lexoni aktualisht?
“The Girl Who Kicked the Hornets’ Nest” nga Stieg Larsson, “What the Dog Saw” nga Malcolm Gladwell dhe “Bobos* in Paradise” nga David Brooks (*Bourgeois Bohemians). Njanin libër e mbaj në shtëpi, të dytin në zyre, kurse të tretin në mobil.
7. Cilin qytet të ish-Jugosllavisë keni dëshirë ta vizitoni?
Gjithmonë Sarajevën. Për njerëzit dhe historinë, të bukur edhe të trishtueshme, që e ka.
8. Kur keni udhëtuar për herë të parë jashtë shtetit dhe në cilin vend keni qenë?
Për herë të parë kam qenë 3 vjeç kur kemi shkue me jetue në Moskë për 3 vjet, ndërsa udhëtimi im i parë vetëm ka qenë në moshën 16 vjeçe me tren prej Fushë Kosove në Modena, Itali, kah Lubjana.
9. Kur keni qenë për herë të parë në Shqipëri?
Në 1999-tën, kur iu kam bashkangjitë UÇK-së në Koshare mbas 8 vjetëve në Londër.
10. Çfarë do të ishte për ju fatkeqësia më e madhe?
Mos me mujtë me dashtë. Më dhimben njerëzit që vdesin pa e përjetue dashninë kurrë.
11. Cilin shkrimtar të huaj e pëlqeni më së shumti?
Janë disa, por në këtë moment David Sedaris. Po m’pëlqen sepse m’ka ba me qeshë me za shumë herë.
12. Kultura e cilit vend perëndimor ju pëlqen më së shumti?
Japonezët më fascinojnë (a numërohen si perëndimorë mbasi janë në lindje?), por nuk kisha mujtë me e jetue ritmin edhe disciplinën e tyne. Holandezët më pëlqejnë, se janë liberalë, ma mendjehapun se evropianët tjerë, ma të relaksuem edhe të thjeshtë.
13. Cili emër ju pëlqen më së shumti?
Petrit edhe Bardha. Gjithmonë emna që kanë kuptim në shqip.
14. A është mëkat të jesh homoseksual?
Jo. Jeta seksuale e dikujt është çashtje shumë personale edhe në asnji mënyrë s’ban me u gjykue dikush për atë jetë, përderisa bën gjana konform ligjit, natyrisht. Sot homoseksualët ma shumë diskriminohen pa ba asgja, sesa përdhunuesit edhe pedofilat, të cilët janë mëkatarët e vërtetë.
15. A do të ishit i gatshëm të luftoni në rast se rrezikohet liria e vendit?
Gjithmonë. Kam qenë nji herë, tash kam edhe përvojë.
16. Cilin person s’do të kishit dëshiruar ta takoni kurrë?
Hale Berry, se s’di qysh e kisha përballue.
17. A duhet të bashkohen Kosova dhe Shqipëria?
Patjetër, për shumë arsye, prej atyne sociale e ekonomike deri te ato kulturore. Edhe ka me ndodhë natyrshëm jo fort larg prej sot.
18. A është dëmtuar dialekti gegë me standardin gjuhësor të vitit 1972 dhe a duhet të ndryshohet ky standard?
Jo që është damtue, por edhe ka pasë tendenca me u asgjësue. Ajo që quhet “standard” prej ’72-tës, sot e kësaj dite e damton gegëfolësin, prandej duhet me ndryshue patjetër, sepse nuk janë vetëm mësimdhanësit fajtorë që shumë njerëz në Kosovë sot nuk dijnë me shkrue e me u shprehë si duhet.
19. Cilit komb dhe cilës kulturë do t’i kishit takuar me qejf?
Unë tashma i takoj kombit e kulturës britaneze, sepse e kam atë nënshtetësi dhe krenohem që nji pjesë e personalitetit tim ndërlidhet fort me atë kulturë, të cilën e kam përvetësue gjatë 12 vjetëve të rëndësishme të jetës sime atje.
20. Sikur të kishit pushtetin politik çfarë do të ndryshonit së pari?
Tetanë akterët politikë që e prunë Kosovën në këtë gjendje të mjerë prej paslufte, bashkë me xhipat e tyne.
21. Cili është personi më i rëndësishëm për ju?
Ata që më japin dashtuni pa kushte edhe i durojnë të metat e mia të shumëta, posaçërisht e dashtuna ime, Nita, edhe dy djemët e mij, Vigani e Petriti, si dhe familja e ngushtë, pa i lanë asnjiherë anash kolegët e punës, me të cilët kam raport shumë të veçantë.
22. Cilën apo cilat gazeta ditore i lexoni?
Munden me kalue ditë të tana pa e lexue asnji rresht gazete, meqë shpesh më ban nervoz edhe përmbajtja edhe gazetaria e varfun në Kosovë. Megjithatë, Koha Ditore edhe Zëri veçohen prej tjerave. BBC e lexoj për çdo ditë, bashkë me The Guardian (të dyjat online).
23. Cila ngjyrë ju pëlqen më së shumti?
Portokalle. Kjo është edhe ngjyra që e identifikon kompaninë time.
24. Cila lule ju pëlqen më së shumti?
Tulipani, për formën e thjeshtë, por të bukur, edhe për faktin se nji shtet i tanë identifikohet me te.
25. Cilin virtyt tuajin e çmoni më së shumti?
Atë të cilin edhe e urrej ma së shumti: perfeksionizmin. E kam edhe dhunti, dhe mallkim.
26. Cilat virtyte i çmoni te një grua?
Zemërgjanësinë, mençurinë edhe vullnetin.
27. Cilat virtyte i çmoni te një burrë?
Sinqeritetin, fjalën e mbajtun edhe mendjehapësinë.
28. Cilin politikan të kohës së Jugosllavisë e vlerësoni më shumë?
Janez Janša, për guximin edhe rolin e tij që e vuni në lëvizje ndamjen e Jugosllavisë.
29. Cilin politikan të Kosovës pas vitit 1989 e vlerësoni më shumë?
Fehmi Agani, për mendjemprehtësinë, modestinë edhe aftësinë me ua parapri situatave.
30. Cilin politikan të Republikës së Shqipërisë në këto 20 vitet e fundit e vlerësoni më shumë?
Neritan Ceka, për urtësinë, respektin që e ka ndaj të tjerëve edhe respektin që e zgjon te të tjerët.
31. A ka Enver Hoxha ndonjë meritë për Kosovën?
Ua ka mbajtë idealet gjallë shumë njerëzve në Kosovë, e që ky ideal ka qenë forcë e rezistencës ndaj regjimit serb, se përndryshe ai vetë s’ka ba gja edhe s’besoj që ka qenë i vetëdijshëm se sa e kanë idealizue në Kosovë.
32. A ka Josip Broz Tito ndonjë meritë për zhvillimin politik, arsimor, ekonomik dhe kulturor të Kosovës?
Mendoj se ka shumë merita për të gjitha, e posaçërisht për faktin se në Kosovë hala jetojnë shqiptarët.
33. Cili është për ju personaliteti më i urryer historik?
Secili person me tendenca diktatoriale që ia ka cenue ose tenton me ia cenue dikujt lirinë, të drejtën e të shprehunit ose me ushtrue dhunë në njerëz, përfshi këtu edhe disa që sot janë pjesë e politikës në Shqipëri e Kosovë.
34. Sikur të kishit jetuar në Luftën e Dytë Botërore a do t’iu kishit bashkuar lëvizjes partizane në luftë kundër pushtimit nazist?
Po të kish qenë zgjedhja e vetme, mendoj se po. Nuk e di se qysh kanë qenë rrethanat në atë kohë, por forcat që okupojnë edhe me dhunë sundojnë territore i kam fort mërzi.
35. Cili është intelektuali më i madh i Kosovës?
Nuk mundem me e veçue nji, tuj e dijtë se në Kosovë ka shumë njerëz të intelektit të naltë, të cilëve shoqnia e intelektualëve të rrejshëm nuk ua ka jepë hapësinën me dalë në pah.
36. Cili është shkrimtari më i madh shqiptar?
Për mue, Martin Camaj, edhe jo vetëm për faktin se nuk është ndalë duke u shprehë gegënisht.
37. Cili është aktori/aktorja më e madhe shqiptare?
John Belushi. Vdiq i ri, por la prapa vetes aq shumë, sa që Hollywood-i nji kohë të gjatë ka prodhue aktorë që janë rritë, influencue edhe inspirue prej tij.
38. A keni marrë pjesë në ndonjë demonstratë?
Po, isha në disa në fund të viteve ’80 në Kosovë edhe në secilën protestë që është mbajtë në Londër prej 1991-99, në shumë prej të cilave kam qenë vetë nji prej organizatorëve, bile nji herë i arrestuem.
39. A është toleranca fetare mes shqiptarëve mit apo realitet?
Realitet. Pak vende kam pa në botë që kanë tolerancë fetare aq sa kanë shqiptarët.
40. Cila është ëndrra juaj më e madhe?
Me e shkrue nji libër që ish ba bestseller botënor.
2. Cilin personalitet të historisë shqiptare do të dëshironit ta takonit sikur të ishe e mundshme? Xhafer Devën.
Eja Z. Fisnik Ismaili, eja ne Shqiperi dhe takoje Xhafer Deven, se na e kena nja dhe ai e ka emnin Sali Berisha, jane nje, nuk kane asnje dallim mes vetit. Por ti eja njehere knej nga Shqipnia, bre burre!
Nuk di se pse duhet dhene hapesire ketij tipi. Perndryshe, ky njeri eshte dizajner medioker, mbane pozita te paperfillshme ne Levizjen Vetevendosje dhe eshte prej njerezve qe 24h shfaq vetem dhune ne profilet e tij ne rrjetet sociale. Genjen se ka qene ushtar i UCK-se, shtiret se kinse e deshiron bashkimin kombetar, dhe mbi te gjitha, eshte djale i nje komunisti te regjur qe ka jetuar si mbret gjate kohes se Jugosllavise dhe Serbise, teksa shqiptaret vriteshin, torturoheshin dhe u mohohej e drejta per te jetuar te lire dhe njerezisht.
Kur pashe qe komentin e kishte bere Besniku, me vete thashe mos, qenka ngjallur Hysni Kapua, kur e lexova e kuptova qe do te jete kopil i Hysniut, ngjizur nder vite te stuhishme komuniste.
Pyetja eshte a duhet te jesh kopil i Hysni Kapos APo Xhafer Deves???
Ndoshta ju mendoni se Xhaferr Deva duhet te kish vra patriotikisht me shume Shqiptar!
Jam dakort me sa me siper qe ky personazh nuk perben lajm pasi nuk i sherben opinionit publik asgje nga sa ai thote sepse eshte nje interviste personale. Kuptoj qe gazeta ka nevoj per mbeshtetje nga marketingu sepse ky eshte nje treg i lire dhe keshtu duhet te funksjonoj por, ju bej me dije se personi ne fjale nuk ka asnje lidhje me Ogilvy ne Tirane pasi ky eshte nje biznes nderkombetar qe nuk do te liheshin kollaj ne doren e cdo “artisti”.
Shoku Fisnik!besoj se te pelqejne e ske si te kesh kundershtim per komentet qe kane bere per ty,besniku e titi,ky titi te njifka mire fare e paske prane,dukesh qe je pa tru,sigurisht qe xhafer deva ishte nje kriminel,por ai nuk vrau vetem gjyshin tend,qe dhe ne na vjen keq,por ai beri nje masaker te papare dhe ti duhej ti drejtoheshe ne nr shumes per gjithe ata qe ai ka vrare ku nder ta ishte dhe gjyshi jot,shiko sa bukur ta tha Besniku,pse nuk e permend me emer ate qe te thote besniku dhe tja thuash troc,ore zoteri na dashke te na e rehabilitosh dhe ti besh permendore VRASESIT xhafer deva?apo se eshte gjalle dhe skeni bythe ta kundershtoni se ju ben te flisni me veten ashtu sic dhe i bente Enveri kur ishte gjalle po keta tipa si saliu sot,puna eshte sa je i zoti tja thuash ne balle tjetrit pa kur te jete i ikur a i vdekur as i pellcet shume.Sigurisht qe gabimet e Enverit jane te medha e duhet ta denojme per ato,por duam apo nuk duam sduhet ti mohojme dhe ato qe ka bere per Shqiperine jo pak ka bere apo jo?Do ti apo sdo ti,une apo te tjeret Enveri eshte pjese e historise se Shqiperise si dhe parardhesit e tije te mire a te keqinj.Nuk ka per tu bere Shqiperia derisa te vije dita qe figurat e kombit te mos i poshterojme keshtu sic po behet tani dhe sic bente Enveri per Zogun e te tjere ne ate sistem.
PO si u be qe te shkoni si tre vjeqar ne Moske???? ,DMTH familja juaj ka qene Bashkpuntore te Shtetit, e ju e pytni Xhafer Deven pse ma vrate Gjyshin ,,shko shko dhe te tregon pse ,,100% per LAVIREt SERBE.
djali i ambasadorit te yougoslavise,po dell e na thote rrnofte Tita!
pse mendoni ju? sepse tash titistet prape po kerkojne me ardhe ne pushtet,mbasi edhe vete nikolici po flet bute!!!
po sa shqiptare ,prijes te uck-se ky tita yt vrau,o fisnik zeza? a e di ti pak? Jo nuk e di se kur keta burra qe shtypjen e atdheut te tyre-shtypjen qe kishe ti e urren- ti mebaben tend kishe vetem privilegjet e ambasadorllekut te po ketij shteti!!!
Kemi faj ne qe lejojme te na pshurreni mbi krye muta titiste si ju!
Kur je nipi i mutit, i nji funderrine anti shqiptare askush nuk te ka faj oj kalbesire …