Mustafa: Delli dhe Thaçi i hëngrën fjalët

13 Korrik 2012, 10:42Rajoni TEMA

Lideri i partisë më të madhe opozitare në vend, Isa Mustafa, nuk i sheh si njerëz të besës ambasadorin amerikan në Prishtinë, Christopher Dell, dhe kryeministrin Hashim Thaçi. Ekziston një arsye pse ai e ka krijuar një bindje të tillë për ta. As njëri e as tjetri, sipas tij, nuk po i dalin zot marrëveshjes politike që ishte arritur në prill të vitit të kaluar me qëllim të tejkalimit të ngërçit institucional që ishte krijuar në vend, pas largimit të Behgjet Pacollit nga Presidenca.

Marrëveshja parashihte që zgjedhjet presidenciale të mbaheshin më së largu gjashtë muaj pas hyrjes në fuqi të ndryshimeve kushtetuese. Deri atëherë, në krye të shtetit ishte vendosur të qëndronte oficerja e policisë, Atifete Jahjaga. Gjithçka ndryshoi në fund të javës së kaluar, kur Gjykata Kushtetuese lëshoi njoftimin se ndërprerja e parakohshme e mandatit presidencial është antikushtetuese. Duke folur për herë të parë për një medium vendës pas këtij njoftimi, Mustafa ka vendosur t’i nxjerrë në shesh prapaskenat që e kanë përcjellë zgjedhjen e Jahjagës presidente dhe tërë procesin e reformës kushtetuese.

Në një intervistë për “Kohën Ditore”, ai ka thënë se gjithçka është zhvilluar në Rezidencën e ambasadorit Dell, në prani të ekspertëve juridikë amerikanë.

Duke folur rreth paraqitjeve publike të ambasadorit Dell për marrëveshjen, kryetari Mustafa ka thënë se Çfarë thotë ambasadori Dell është çështje personale e tij. Kë e paragjykon ai, prapë është problem i tij. Kë e ofendon ai prapë është problem i tij. Nuk është problem imi. Në qoftë se ai dikujt i thotë se ke sjellje fëmijërore, idhnake është çështje e gjuhës së tij jo e gjuhës sime. Ne nuk jemi as idhnakë, as marrim vendime të tilla në bazë të hidhërimit. Ne u qëndrojmë marrëveshjeve mbrapa, u qëndrojmë parimeve mbrapa dhe ne u qëndrojmë interesave të Kosovës mbrapa.

1 komente në “Mustafa: Delli dhe Thaçi i hëngrën fjalët”

  1. Etika e udhëheqjes says:

    Nuk ka politikan nga Prishtina e pasluftës, i cili nuk ka bërë premtime të kota për të mirën e qytetarëve të cilët jetojnë aty, dhe i cili nuk i ka mbajtur ato premtime. Nuk ka politikan nga Prishtina i cili nuk gënjen sa herë që flet.

    Merreni me mend ju zotëri Mustafa, por të ishit ju me kolegët tuaj ministra, mjekë të spitalit! Si do të dukej spitali juaj dhe sa shans të shërimit do të kishte pacienti i juaj.

    Kështu është edhe shteti dhe ministrat, kështu është edhe qeveria dhe populli i saj. A e kuptoni ju këtë?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje