Aleanca Kosova e Re ka përjashtuar sot nga radhët e saj deputetin Emin Gërbeshi, i cili prejë disa ditësh ka hapur “front” me ministren e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari Lila për çështjen e taksës prej 35 për qind për importin e çimentos në Kosovë.
“Në mbështetje të kompetencave dhe përgjegjësive të parapara me Statutin e Aleancës Kosova e Re, neni 30 dhe 31, dhe në konsultim me kryesinë e ngushtë të partisë, për shkak të mosrespektimit, në vazhdimësi, të Statutit dhe të parimeve programore të AKR-së, mosrespektimit të qëndrimeve të Grupit Parlamentar, ofendimeve dhe shpifjeve publike dhe të vazhdueshme ndaj kolegëve marr vendim për përjashtim të Emin Gërbeshi, nga Aleanca Kosova e Re”, thuhet në njoftimin e kësaj partie.
Deputeti, siç theksohet më tej, përjashtohet edhe nga Grupi Parlamentar i Koalicionit për Kosovë të Re – ndërsa detyrohet kryetarja e Grupit Parlamentar të ndërmarrë procedurat për zëvendësimin e tij në Komisionet Parlamentare të Kuvendit të Kosovës.
Gërbeshi ditë më parë kishte marrë iniciativën për interpelancë në Kuvendin e Kosovës, ku ka akuzuar rëndë ministren Kusari- Lila, pavarësisht se ai është deputet nga radhët e “Aleancës Kosova e Re”. Ai kishte thënë se dyshon se vendimi i ministres për importin e çimentos po shkon në favor të ndërmarrjes “Sharr Cem”.
Sidoqoftë, mungesa e shumicës së deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës, ka ndikuar që Kuvendi i Kosovës për dy ditë rresht të dështojë të sigurojë kuorumin e nevojshëm për të votuar në lidhje me mocionin e ngritur ndaj ministres së Tregtisë dhe Industrisë Mimoza Kusari Lila, për tarifën prej 35 për qind në importin e çimentos.
Opozita ka kritikuar ashpër mungesën e deputetëve të PDK-së. Përveç opozitës, edhe disa nga deputetët e partisë më të madhe, kritikuan gjendjen në të cilën ka ardhur parlamenti i Kosovës./Zëri/
Po cfare jane keto dy mbiemra kusari-lila? Kur u be edhe kjo gojeshtremta qe i shkon goja vesh me vesh kur flet. Ptuuu rrace e qelbur kusaresh.