25 vjet më parë, më 15 Korrik të vitit 1987, u paraqit për herë të parë në kongresin amerikan një rezolutë për të drejtat e shqiptarëve në ish-Jugosllavi. Autori i rezolutës ishte anëtari i atëhershëm i Dhomës së Përfaqësuesve Joe Dioguardi. Rezoluta 162 u mbështet nga 57 anëtarë të Dhomës së Përfaqësuese. Gjatë një interviste për Zërin e Amerikës ish ligjvënësi, Joe Dioguardi, sot kryetari i Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane, që lobon për çështjet shqiptare në Shtetet e Bashkuara, thotë se megjithëse në 25 vitet e fundit janë shënuar përparime të shumta, puna ende nuk ka mbaruar.
Zoti Diougardi, ditët e fundit ju morët pjesë në takimin përvitshëm të Shoqatës së ish-Anëtarëve të Dhomës së Përfaqësuesve këtu në Uashington, i cili përkon me 25 vjetorin e paraqitjes nga ju të rezolutës së parë mbi çështjen e të drejtave të shqiptarëve.
Kjo ishte një mundësi për t’i njohur jo vetëm ish anëtarët por edhe ligjvënësit e tanishëm të Dhomës së Përfaqësuesve se çështja shqiptare ende nuk është zgjidhur. Pa dyshim që ka pasur përparim. Këtë muaj në fakt është 25 vjetori i rezolutës së parë për të drejtat e shqiptarëve në ish-Jugosllavi që unë paraqita si anëtar i kongresit në korrik të vitit 1987. Kjo është rezoluta 162 e cila u mbështet nga 57 anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve. Është e rëndësishme që njerëzit të dinë punën që ne kemi bërë për çlirimin e Kosovës në vitin 1992 dhe pastaj për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Shtetet e Bashkuara më 17 Shkurt 2008. Kjo rezolutë çoi në organizimin e seancës së parë për çështjen e shqiptarëve në fund të vitit 1987. Unë jam krenar për punën që kam bërë si ligjvënës, por edhe tani si ish ligjvënës. Është e rëndësishme t’ua kujtojmë amerikanëve se puna ende nuk ka mbaruar. Duhet t’i jepet më shumë siguri popullatës shqiptare në Ballkan. Nuk ka të drejta të barabarta për shqiptarët në Maqedoni ose për ata në Luginën e Preshevës. Kemi çështjen e Malit të Zi që po përpiqet të anëtarësohet në Bashkimin Evropian ndërkohë që ka torturuar 14 shqiptarë, 3 prej të cilëve shtetas amerikanë. Kjo është një çështje që të paktën duhet të shikohet nga qeveria e këtij vendi para se të anëtarësohet në Bashkimin Evropian dhe ne jemi duke e ndjekur këtë.
Zoti Dioguardi, situata në veri të Mitrovicës mbetet e pazgjidhur ndërkohë që mbikëqyrja e pavarësisë së Kosovës po përfundon. Cili është mendimi tuaj, si mund të zgjidhet çështja e veriut?
Mendoj se qëndrimi i Departamentit të Shtetit, për shkak të problemeve të shumta të pazgjidhura në pjesë tjera të botës si në Afganistan, Lindjen e Mesme dhe Korenë e Veriut, ashtu si 25 vjet më parë, është ruajtja e status kuosë. Problemi atëherë ishte se ata shkëputën çështjen e të drejtave të njeriut nga objektivat e rezolutës tonë. Prandaj në rezolutat dhe dëshmitë e mija duhej t’ia kujtoja Departamentit të Shtetit se të drejtat e njeriut gjithmonë kanë qenë pjesë integrale e politikës sonë të jashtme. Ne duhet të bëjmë të njëjtën gjë edhe sot. Pra, ne vazhdimisht duhet t’ua kujtojmë zyrtarëve amerikanë se nuk është arritur barazia e plotë që është premtuar për shqiptarët në Maqedoni, Mal të Zi dhe në Luginën e Preshevës. Kosova është shtet i pavarur sot, por ende ka probleme, sepse kufijtë nuk po kontrollohen nga shqiptarët.
Çfarë ndikimi mund të kenë mbi Kosovën zhvillimet e fundit politike në Serbi, pas zgjedhjes së Tomisllav Nikoliçit në postin e presidentit?
Tani kemi një situatë ku mandatari për krijimin e qeverisë është Ivica Daçiç, i cili ka qenë mik i ish presidentit serb Sllobodan Millosheviç. Tani kemi një koalicion mes radikalit Tomisllav Nikoliç dhe zotit Ivica Daçiç, që po risjell në skenë regjimin që ekzistonte nën kontrollin e Millosheviçit. Ne nuk e dimë se çfarë do të bëjnë ata. Problemi është se ata po përpiqen të shpenzojnë më shumë kohë me Rusinë se sa me NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara. Ky nuk është lajm i mirë për shqiptarët. Ne duhet t’i mbajmë amerikanët të angazhuar. Prandaj, Shirley dhe unë vitin e kaluar u takuam me kryetarin e Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Forcat e Armatosura (Howard P.) Buck McKeon për ta njoftuar atë që baza amerikane Bondsteel nuk duhet t’u jepet turqve ose dikujt tjetër. Shtetet e Bashkuara duhet të qëndrojnë atje për të garantuar fondet që kemi shpenzuar dhe për t’u siguruar që të mos ketë kthim prapa në Kosovë.
Të ndalemi tek gjendja në Luginën e Preshevës. Kohët e fundit ka pasur njoftime për të shtëna në drejtim të një postblloku policor në fshatin Dobrosin, ndërkohë që para disa ditësh janë sulmuar disa shtëpi të shqiptarëve në Novosellë afër Bujanocit.
Shokuese sepse shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë më pak të drejta se sa çdo grup tjetër në Evropë. Është e vështirë të besohet që serbët kërkojnë autonomi si ajo Ahtisaari plus në Kosovën veriore dhe aty ku gjenden kishat e tyre, për të cilën shqiptarët kanë rënë dakord, ndërkohë që shqiptarët në Luginën e Preshevës trajtohen më keq ose njësoj si Hebrenjtë në Gjermaninë naziste. Serbët duan t’i marrin nën kontroll këto prona. Në Serbi ky shihet si një territor strategjik. Ata nuk duan që shqiptarët të mendojnë se mund ta bashkojnë Preshevën me Kosovën. Por ndoshta kjo duhet të ndodhë sepse më 1956 Lugina e Preshevës u aneksua ilegalisht nga Serbia. Lugina e Preshevës ishte pjesë e Kosovës.
Zoti Dioguardi si mund t’i cilësoni marrëdhëniet ndëretnike në Maqedoni pas vrasjes së 5 maqedonasve afër Shkupit dhe arrestimit të disa shqiptarëve në lidhje me këtë krim?
Kanë kaluar 10 vite që nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit pas së cilës shqiptarët dorëzuan armët dhe u bënë pjesë e qeverisë së Maqedonisë. Tani kemi një koalicion mes udhëheqësve shqiptarë dhe qeverisë së Maqedonisë. Mendimi im është se marrëveshja tani nuk po zbatohet dhe në fakt ka pasur kthim prapa. Kohët e fundit kam dëgjuar se tani nuk do të lejohet përdorimi i gjuhës shqipe në parlament. Sipas Marrëveshjes së Ohrit gjuha shqipe është një nga dy gjuhët zyrtare dhe duhet të përdoret në rajonet ku shumica e popullsisë është shqiptare. Kjo nuk po ndodh. Më pak se për 10 qind e punonjësve në qeveri janë shqiptarë. Duhet të ketë barazi në këtë fushë në mënyrë mos të ketë diskriminim dhe shqiptarët të punësohen në qeveri. Është e patolerueshme që dhjetë vjet pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit qeveria e Maqedonisë nuk e ka zbatuar atë.
Joe DioGuardi ka bere shume per ceshtjen shqiptare dhe per xhepin e tij. Besoj se tani duhet ta kuptoje se e kas perfunduar misionin. eshte me mire se te hesht se sa te vjele shqiptaret duke mbajtur me vete ca analfabete, qe nuk mburren vetem pse dalin ne fotografi me Joen dhe Robaher! AShkurt, DioGuardi nuk e ka mendjen tek ceshtja shqiptare, por tek parate qe nxjerr nga ky biznes politik. Boll me te se na lodhet
lindite, asgje nuk behet pa para goce, sidomos ne boten e kapitalizmit. Pse si te duket se behet lobimi tek lideret e huaj, ashtu vetem me ideale! Jo moj jo, po nuk foli ajo e shkrete para nuk flet asgje, dhe Dioguardi nuk do ti nxjerri nga xhepi i tij de. Vetem ajo qe ai nuk ka harruar kush eshte, dhe ka kushtuar veten dhe figuren e tij te cilen e kishte ndertuar para edhe se te merrej me ceshtjen shqiptare ka te beje shume. Me teper ka bere dhe folur Dioguardi, kastergjysherit e te cilit kane lindur ne Itali, e ai ne Amerike, sesa ata qe kane lind dhe rrit ne Shqiperi sot.
Nuk eshte vetem Dioguardi qe mbush xhepat prej gangrenes shqiptare,kjo gangrene s’i takon vetem Kosoves,por edhe tek vete Shqiperia me fqinjet shqiptare reth saj vazhdon gangrena, derisa votat e shqiptareve ne Shqiperi vidhen.
Qe nga Zogu,Enveri,Nano,Saliu,Meta,Rama,etj,per fronin e tyre kane dhene pasuri te huajve,edhe per te thene dy fjale ne favor te tyre.
Keta e dijne qe pa fron jane jo zero pr minus.
BRAVOOOOOOO DIOGUARDO,JE I VETMI ZE NE LARTESIT E AMERIKES ,QE FTET TE VERTETEN PER NE!
KEQARDHJE QE JETIM TE LE SHTETI YNE…SI NA KA LENE DHE NE..
EMIGRANTET E KANE SHPETUAR SHQIPERINE…KY NGACMIM ESHTE HYJNOR ME SA DUKET!
25 vjet më parë, më 15 Korrik të vitit 1987, u paraqit për herë të parë në kongresin amerikan një rezolutë për të drejtat e shqiptarëve në ish-Jugosllavi. Autori i rezolutës ishte anëtari i atëhershëm i Dhomës së Përfaqësuesve Joe Dioguardi.
respekt per Dioguardin!
ne youtube: millosevic vs dioguardi-a 15 year battle!
nuk kuptoj ca komente ketu.Cfare duhet te beje tjeter nje person? ne shajme dhe Zotin ,prandaj jemi ne kete pike.
Diguardi dashka pare perseri.
Dioguardi eshte dhe do mbetet nji simbol i Shqitarizmit nji njeri qe ka bere ate qe se ben dot as thaqi e salih tradhtari,Dioguardi ky njeri i palodhur dhe energjik bashke me Lobin A.A.C.L. ka bere dhe po ben nji pune te shkelqyer kush flet kundra nuk e njef ose ndigjon disa njerez palaço qe nuk din vetem te fshijne Qyrret e tyre me mengen e kemishes se qelbur;
Kush e njef ket Kongresmen i perulet me Respekt e krenari Dioguardi i pa lodhur i pa pertuar trim dhe Politikan i zoti ku ja ka perplas ne fytyre gjithe Tradhtareve te Kombit te vertetten ne Sy.
Njerzit llapin simas oreksit primitiv dhe kane nji urrejtje per ata qe sjellin Liri e bashkim dinjitet dhe Respekt per njeri tjetrit dhe kush flet qe Xho Diogurdi ka marre Pare gabohet rende gabohet dhe rren nga xhelozia dhe injoranca ku ka Politike pa PARE me thoni mua kush eshte ai lobist a politikan qe shkon e lobon pa Pare me çfare do udhetoje me leshin e LINDITES apo me leshin e Lirijes se saliut.
Nuk e respekton saliu se i dogji kur Xho Dioguardi i tha dhe beri legen kur TRADHTARI I KOMBIT U TAKUA ME ANTI SHQIPTARIN ME TE URRYER QE KA PA HISTORIA BOTERORE Nikola Gejxhin ARMIKUN NR 1 TE KOMBIT SHQIPTAR Kjo eshte e verteta qe Xho Dioguardi nuk e takon me berish gazep trahdtarin qysh ateher dhe deri me sot.
MOTRA E VELLEZER mos ja mohoni punen Dioguardit mos ja mohoni vlerat Dioguardit ai eshte dhe do mbetet nji legjende e popullit tone nji figure qe meriton Respekt non stop.
Poshte saliu meta topallja thaqi e kompania e Tradhtareve te KOMBIT SHQIPTAR QE SOT E GJITHE DITEN SHESIN KOMBIN PER KOLLTUK.
RESPEKT PER XHOZEF DIOGUARDIN DHE FAMILJEN E TIJ ARBERESHE.
askush tjeter nuk mund te lobonte me mire por disa fytyrave te poshtra si sala e thaci u duhen merita dhe te shumezoi me zero kete pune kolosale te xhozef dioguardit mos duhet te paguaj nga xhepi i tij qe tu vije me mire agjenteve te serbeve dhe mos harroni se keto leke jane paguar nga lobi shqiptaro amerikan qe duhet ti paguante shtetipo ketyre pushtetareve tane nuk u dalin as per nje gje parate se i futin ne xhepat e tyre jo me te mendojne per atdheun qe keta klysha serb jane kader ta shesin per nje kafshat buk
Bravo i qofte Dioguardi. Ai ka ndihmuar shume per ceshtjen shqiptare, e mbaj mend kur dilte ne televizorin Amerikan, per te mbrojtur shqiptaret e Kosoves dhe autoteknin e shqiptareve te Kosove, duke debatuar edhe me serb per kete probleme.
Ne shqiptaret e Shqiperise te themi shume faleminderit Xhozef Dioguardi.
Bravo Dioguardi. Kush eshte shqiptar, krenohet qe kemi nje njeri si ty qe ndihmon per ceshtjen shqiptare.
Ish kongresmeni Amerikan me origjine shqiptare Xhozef Dioguardi, eshte per tu falenderuar, per punen patriotike qe bene ne favor te ceshtjes shqiptare. Njerez si ai, jane shume te rralle.
Faleminderit.
Bravo Xho Dioguardi !
Cfare paresh nxjer Dioguardi nga ceshtja shqiptare mor njerez me bisht Paskeni qen bastarde o klysha te kuq Eshte i vetmi qe ka bere te paberen per ceshtjen shqiptare Po kujt jua them komunisteve te qelbur yyyt fare e poshter