Vetëvendosje- turqve: Larg duart nga KEK-u

16 Korrik 2012, 19:24Rajoni TEMA

Lëvizja Vetëvendosje, përmes një letre të hapur, ka shprehur shqetësimin e saj rreth zhvillimeve të fundit lidhur me privatizimin e rrjetit të distribucionit dhe shpërndarjes së KEK-ut.

Vetëvendosje thotë se distribucioni i energjisë elektrike, ku përfshihet rrjeti, por edhe tregu i saj, janë pasuri publike e Kosovës.

“KEK-u është një ndërmarrje publike e ndërtuar dhe e mirëmbajtur nga populli i Kosovës përgjatë 50 viteve të fundit. Rrjeti i distribucionit është një monopol natyror që nuk e lejon konkurrencën, si i tillë nuk mund të vendoset në duart e interesave private. Për ndërtimin, mirëmbajtjen, menaxhimin dhe zhvillimin e kësaj prone publike kanë paguar tatime, kanë dhënë kontribute të drejtpërdrejta, kanë derdhur djersën dhe kanë dhënë mundin dhe sakrificën e tyre me qindra mijëra qytetarë të Kosovës”, thuhet në letrën e Vetëvendosjes.

Më tej, kjo Lëvizje thotë se kjo ndërmarrje duhet të mbetet publike sepse, sipas tyre, “furnizimi me energji elektrike është kusht themelor për mirëqenien e qytetarit dhe të shoqërisë”.

Vetëvendosje thotë se do bëjë të pamundurën që ky privatizim të ndalet, pasi që, sipas tyre, procesi i deritashëm i privatizimit të Kompanisë Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike është një proces krejtësisht jo legjitim dhe jo demokratike, i cili udhëhiqet nga një qeveri jo legjitime dhe të zgjedhur në një mënyrë jo demokratike.

Subjekti politik opozitar, Vetëvendosje, thotë se kjo Qeveri ka ardhur në pushtet duke e deformuar votën e qytetarit. Ata citojnë raportin e ENEMO[1], ku, sipas tyre, thuhet se “38% të votave të qytetarëve gjatë procesit të fundit zgjedhor të vitit 2010 kanë qenë të vjedhura, keqpërdorura dhe dhunuara kryesisht nga partia në pushtet”, e që, sipas Vetëvendosjes, “ky fakt e bën Hashim Thaçin kryeministër të votës së vjedhur e jo të vullnetit të qytetarëve”.

Vetëvendosje thekson se i tërë procesi i zhvilluar deri tash për privatizimin e KKDFE-së është zhvilluar prapa shpinës së publikut, dhe nuk ka pasur asnjë legjitimitet madje as formalo-institucional.

Sipas tyre, vendimi i qeverisë për privatizim i arritur në vitin 2008 është vendim që i paraprinë themelimit të kompanisë, ndërkohë që miratimi që Kuvendi i Republikës së Kosovës i bën këtij privatizimi është vetëm në parim, pa u themeluar kompania dhe madje pa e pasur as idenë më të vogël se çka do të shitet, e aq më pak sa do të shitet.

Të dyja këto vendime, sipas Vetëvendosjes, janë nxjerrë në vitin 2008, pra katër vite para momentit kur ju jeni shpallur fitues të tenderit.

Vetëvendosje dyshon edhe në procesin e tenderimit rreth legjitimitetit të prokurimit, duke qenë se, realisht, sipas tyre, “ky privatizim ka qenë privatizim një burimor, me kompaninë e dytë pjesëmarrëse në proces të painteresuar fare për garë”.

“E drejta për qasje në energji elektrike cenohet nga ky proces privatizimi i udhëhequr nga qeveria Thaçi, në llumin e së cilës tashmë po notoni edhe ju. Privatizimi nuk ka rezultuar as me rendiment më të lartë e as më efikas për ish-ndërmarrjet publike të Kosovës të cilat janë shitur me çmime qesharake dhe ofenduese. Nga procesi i privatizimit në Kosovë kanë humbur vendet e tyre të punës mbi 70,000 punëtorë. Nga i njëjti proces, sot me mijëra punëtorë punojnë në kushte të mjerueshme të punës, me orare të stërzgjatura, me kontrata të shkurtra dhe me rroga minimale, ndërkohë që llogaritë personale të pushtetarëve që kanë drejtuar këto procese kanë ardhur duke u fryrë vazhdimisht. Me privatizimin e KEK-ut qeveria Thaçi po kryen krimin ekonomik të radhës”, thuhet më tej në letrën e hapur të Lëvizjes Vetëvendosje.

Vetëvendosje thekson se ky privatizim nuk përkrahet nga shumica e aktorëve të prekur nga ky proces. “Privatizimi i distribucionit po kundërshtohet sot nga punëtorët, organizatat e shoqërisë civile, subjekte të ndryshme politike, dhe mbi të gjitha ky proces po kundërshtohet nga pronari i vetëm legjitim i kësaj prone publike: populli i Kosovës. Fakti që ju keni pranuar të bëheni pjesë e aferave të qeverisë Thaçi, ju bën ju bashkëfajtorë të këtij krimi ekonomik, për të cilin do të mbaheni përgjegjës”, theksohet në letrën e hapur të Vetëvendosjes.

Lëvizja Vetëvendosje, si forcë politike e organizuar në një aleancë të gjerë me qytetarët, “do ta hetojë këtë proces, si nga ana procedurale, ashtu edhe nga ana politike – me të ardhur në pushtet”.

“Qëllimi ynë do të jetë zhbërja e këtij privatizimit, në rast se ky ndodh, por edhe e dënimit ligjor të cilësdo shkelje, padrejtësie, dëmtimi apo vjedhje që i bëhet popullit të Kosovës dhe aseteve e pasurive strategjike që publiku zotëron”.

Subjekti politik opozitar, Vetëvendosje, përmes kësaj letre, dhe pas reagimeve të sindikatave dhe shoqërisë civile, thotë se “ju nuk mund të luani më rolin e një aktori të painformuar mbi këtë proces të padrejtë privatizimi”.

“Ka ardhur momenti që ju të mendoheni mirë para se fatin e kapitalit tuaj ta lidhni me fatin politik të qeverisë kriminale Thaçi dhe në një projekt i cili kundërshtohet nga shumica e popullit të Kosovës”.

“Prandaj, me këtë letër ju bëjmë thirrje të tërhiqeni nga ky proces. Nëse ju nuk tërhiqeni nga ky proces, dhe vendosni të vazhdoni më tej me shfrytëzimin e punëtorëve, me shpronësimin e dhunshëm të popullit dhe me cenimin e të drejtës sonë për zhvillim, ne nuk kemi për t’ju kursyer në përpjekjen tonë për shtet të së drejtës”, përfundon letra e hapur drejtuar dy kompanive turke, “Çalik” dhe “Limak”. /Zëri/

10 komente në “Vetëvendosje- turqve: Larg duart nga KEK-u”

  1. BERISHA LARGOHU, ZGJIDHJA E VETEME ESHTE LARGIMI I BERISHES PARA ZGJEDHJEVE. says:

    Mbeshtes letren e vetevendosjes!

    1. fiqiri xibri says:

      Bravo Vetevendosja ! Bravo Albin Kurti !
      Ne Shqiperi nuk u tha kush ndal bandave qeveritare, qe “privatizuan” (gllaberuan vete ose moren ryshfete te renda) asetet publike, qe ishin me fitim dhe qe fare mire forconin buxhetin e shtetit dhe mund te zbusnin problemet sociale.
      U turren mbi asetet publike si ne mall te babait (te vdekur, se babai i gjalle nuk i le femijet te sillen ashtu me djersen e tij dhe te familjes) duke i shkaterruar me dashje, qe ti “privatizonin” per dy leke. U sollen me ato asete si qelbesi, qe vret sa pula te kete koteci, por qe vetem njera pule i del e i tepron.

  2. mirel says:

    Duhet dhe nje ne Shqiperi si Albin Kurti.

  3. Shitësi dhe blerësi says:

    Kjo është njësoj sikur t’i drejtohesh një blerësi në treg që të tërhiqet nga blerja, kur vëllai yt e vë në shitje tokën e gjithë familjes tënde. Kështu mendon ndoshta me të vërtetë qeveria me prejardhje kryesisht fshatare nga Prishtina, se kryetari i shtetit është sikur zoti i shtëpisë i një familje nga shekulli pesëmbëdhjetë. Anëtarët tjerë të familjes duhet të heshtin edhe nëse një veprim nuk është në interesin e tyre se përndryshe ofendohet Zakoni.

  4. raimondi says:

    Bravo Vetvendosja –Bravo Albin !–Shume lufte e bukur politke ne opozite

    Mos i lini ne asnje menyre qe pasurite komebtare te Kosoves ti marin firmat private , sic u be ne Shqiperi

    Ato pasuri kane te popullit shqiptar te Kosoves dhe duhet ti mbeten popullit, s enga te ardhurat e atyre pasurive–riten rogat e buxhetoreve, riten pensionet , sponsorizohet kulura arti, shkenca dhe njerezit e inteligjences , akademiket , etj

    JU UROJ FITORE NE ZGJEDHJET E ARDHESHME –dhe pastaj te beni te pamunduren per Bashkimin e Shqiperise me Kosoven

    We love you !

  5. whatthehell says:

    me gjithe jo pelqimin qe kam per turkoshaket qe qeverisin shqiptaret ne pergjithesi,kam respekt per ALBIN KURTIN nje njeri me pamje tjeter nga babushat e politikes mbareshqiptare qe po mbajne peng ket popull tash 100vjet.kompanite shteterore te kosoves jane pasuri e popullit te saj,dhe jo pasuri e thacit qe ti shesin ato me korrupsion,po e shitet do ju gjej si ne rep e shqiperise ku saliu ju dha cekeve dritat dhe CEZ po zhvat shqiptaret keq.privatizim nuk do te thote zhvatje dhe jo standarte per popullin shqiptar.

  6. Fred says:

    Jepjani turkut gjithe xhevahiret e ekonomise se vendit dhe refuzoni me ceremoni sovranitetin ekonomik, dhe pastaj nuk ngelet me vec te zgjohemi dhe te fleme sipas humorit te Ankarase, dhe te festojme me fanfara dhe aheng 100 vjetorin e pavaresise nga turqia,bravo Albin Kurti, turp per legenet e shqiperise qe e nisen me kafete e nexhmie hoxhes, dhe nuk u ben pershtypje sot qe ben korrupsion edhe dhor kule mafishja e jo me keta me te pjekurit, hallall dhe aferim ju qofte

  7. dumdum says:

    Bravo Vetëvendosja!
    Prona publike është e mirë e të gjithëve, jo plaçkë e disave.

  8. KASOLLE says:

    Bravo VV dhe mos lejoni qe pasuria e popullit te shitet nga ata legena qe keni mbi krye.

  9. e pastej si te mos dalin edhe njehere 200 bura te tjere si andej e ketej kufirit te shqiptareve e tu q… nenen ketyre dhe atyre zagareve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje