Koalicioni qeverisës PDK-AKR ka filluar numërimin së prapthi. Në dhjetëditëshin e parë të shtatorit planifikohet të krijohet koalicioni i ri me partitë që kanë dalë nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, PDK-ja dhe AAK-ja. Burime vendase e ndërkombëtare kanë shpjeguar për gazetën se këto ditë pritet që të fillojnë takimet intensive për vendosjen në pushtet të këtij koalicioni. Zyrtarët vendas që kanë folur në kushte anonimiteti i kanë thënë “Kohës Ditore” se koalicioni i ri po kërkohet nga ndërkombëtarët, ndonëse një version tjetër kanë dhënë zyrtarë të lartë ndërkombëtarë të akredituar në Kosovë.
Këta të fundit kanë thënë se është pikërisht kryeministri Hashim Thaçi, ai që nuk po tregon gatishmëri t’i hyjë dialogut për veriun, duke e pasur aleat në qeveri vetëm Behgjet Pacollin. Ndryshe nga herët e tjera kur ishte i interesuar ta ketë Isa Mustafën e LDK-së në krah, sipas burimeve, Thaçi tani po mjaftohet vetëm me AAK-në e Ramush Haradinajt.
Politikanët janë sikur njeriu i sëmurë, i cili rrotullohet herë në njërën anë të shtratit e herë në tjetrën, duke shpresuar se e gjen diku një vend ku ndihet më mirë.
Ja një fakt interesant sa i përket partive politike. Më gjatë se një vit nuk ka Belgjika kryesi të shtetit, shkaku i mospajtimeve në mes partive politike. Për herë të parë është shënuar rritje e ekonomisë në këtë vend.
Në Kosovë ka më shumë njerëz të cilët merren me politikë se sa me të gjitha profesionet tjera së bashku. Kjo është njësoj sikur të ketë një ndërmarrje 190 drejtues dhe 10 punëtorë. Deri kur kjo çmenduri.
Tashme eshte e qarte se nderkombetaret po pergatisin nje kompromis per veriun,sepse Hashim Thaqi eshte i vetedijshem se koalicioni aktual ne raport me shqiptaret eshte pakice ,prandaj per t i dhene legjitimitet cfaredo kompromisi qe do t iu beje serbeve iu duhet edhe AAK ja.Se po pergatiten leshime te reja per Veriun, e perforcon edhe me teper ideja e hedhur nga disa “analiste” se pas perfundimit te mbikqyrjes se pavaresise Plani i Ahtisarit nuk vlen me per Veriun, meqenese nuk eshte zbatuar deri tani.