Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliç, ka deklaruar se nga publiku është fshehur një pjesë e marrëveshjeve me Prishtinën në Bruksel, dhe se me këto “zgjidhje në dukje të parrezikshme”, Beogradi vetë “po e çon Kosovën ka pavarësia”.
“Është fshehur për shembull se në tavolinë para shqiptarëve mund të qëndrojë vetëm tabela me Kosovën me yll, por pa fusnotë. Pastaj se serbët në veri të Kosovës nuk duhet të marrin tabela të regjistrimit, por kusht për këtë është që të nënshkruhen si shtetas të Kosovës”, ka thënë ndër të tjera Nikolic në një intervistë për Veçernje Novostin.
Ai ka bërë pyetjen se ç’do të bëhet kur të flitet për statusin, ndërkohë që ekzistojnë një mori dokumentesh, sipas të cilave, Kosova praktikisht është shtet.
Presidenti i ri serb, në një intervistë për Veçernje Novostin, ka thënë se pas formimit të Qeverisë do të mbledhë të gjithë figurat e rëndësishme për të gjetur një platformë për dialogun për Kosovën, si dhe do të insistojë që në “bisedimet politike për Kosovën, përveç BE-së të përfshihet edhe OKB-ja”.
Ai ka thënë se Kosova nuk është problem i vetëm një njeriu dhe për këtë arsye kërkon konsensus.
“Me kënaqësi do ta merrja këtë përgjegjësi historike (për zgjidhjen e çështjes së Kosovës)”, ka thënë Nikolic, duke thënë se pas arritjes së paltformës së përbashkët mund të shkohet në biseidme.
Ai ka vlerësuar se arma më e fuqishme e Serbisë është lufta për ruajtjen e integritetit territorial dhe se nuk do të lejojë që shteti i Kosovës të bëhet anëtar i OKB-së.
“Nëse për këtë e bindim edhe Prishtinën edhe bashkësinë ndërkombëtare, e në veçanti ata që na bëjnë presion, atëherë bisedimet do të shkojnë më lehtë. Jam i gatshëm që të bëjë propozime siç është statusi i gjermanëvee në Belgjikë”, ka thënë Nikoliç, i pyetur nëse ka ndonjë plan konkret për Kosovën.
Nikoliç ka vlerësuar se po qe se Kosova bëhet kusht i Serbisë për hyrje në BE, atëherë e njëjta gjë duhet bërë edhe për pesë vendet e BE-së, që nuk e kanë njohur Kosovën.
“Nëse nuk del nga BE një anëtar që nuk e ka njohur Kosovën, atëherë duhet të pranohet edhe tjetri që nuk e ka njohur. Ky kusht joformalisht qarkullon në ajër, dhe në këtë këmbëngulin zyrtarët e shteteve që e kanë njohur Kosovën”, ka thënë ai, duke shtuar se për të Kosova është pjesë e Serbisë./REL
Edhe ujku me kënaqësi do ta merrte përsipër zgjidhjen e çështjes së kopesë!
ceshtjen e kosoves,e kane zgjedhur populli i saj shqipetare
dhe kombet me te fuqishem te botes,,,dmth ata qe dikur bon
gabimin me te madh,ne kurriz te kombit shqipetare me rreth
90vjet perpara,vendosen qe tia kthejne prap te zoteve te tyre
tokat e gllaberuara padrejtesisht,nga ju sllave te degjeneruar
prandaj ti nikolic,,,po deshe te japim ca plera qe kemi ne tirane
sal kurven,imamin,bashen bucen e sales,ate surrat muten e parlamentit
arqidhofagun,idiotin bl, dhe shume te tjere,,,dhe dhurate po te japim
at kok kuqin bollano me kolonel janullatosin…….
dhe pos te dolen ai gamisu!!
Man sagt “Bock zum Gärtner zu machen”
x
un e urova ne gjuhen e aleateve qe kane!