Sondazh: Christopher Dell, president i vërtetë i Kosovës

20 Korrik 2012, 10:42Rajoni TEMA

Dyzet përqind e pjesëmarrësve në një sondazh të portalit “koha.net” e shohin ambasadorin amerikan, Christopher Dell, si presidentin e vërtetë të Kosovës.

Afro 4.000 vota i janë dhënë ambasadorit Dell, në krahasim me 3.300 vota që ka marrë presidentja që e ka zgjedhur ai, Atifete Jahjaga. Pyetja ka qenë “Cili është presidenti i vërtetë i Kosovës?”, ndërsa opsionet: Atifete Jahjaga, Hashim Thaçi, Christopher Dell dhe Grupi KOHA.

Në sondazhin që ka zgjatur një javë, Thaçi i ka marrë rreth 1.300 vota, ndërsa KOHA afro 1.000 vota.

Duke qenë votim përmes internetit, sondazhi nuk është kryer me metodologji shkencore dhe rezultatet mund të shërbejnë vetëm si tregues i mundshëm i perceptimit qytetar për pyetjen e parashtruar.

4 komente në “Sondazh: Christopher Dell, president i vërtetë i Kosovës”

  1. tegu says:

    Tamam, ai ka qene vertet.Si ketu tek ne qe nuk lene brime pe futur hundet ambasadoret qe me shume jane korrjere se ambasadore. Perpara te huajve ne shqipot jemi pula te lagura se vete nuk dime se ç”bejme?

    1. shpati says:

      Ne Shqiperi jane me te moderuar ambasadoret:PERVESHIN MENGET KUR NUMEROHEN FKLETET E VOTIMIT,GJOJA PER T’I TREGUAR POPULLIT,SE KA GARANCI BOTEN NE ZGJEDHGJE,POR ……..TAK-FAP I THONE HAJDUTIT…JE FITUES!!!Haaaa!!!
      EDhe kur Berisha-Basha vrane 4 protestuesit ne bulevard,ambasadoret e bene Berishen “BURRE SHTETI”!!!
      A MUND TE MENDOHEJ NE KOHEN E ENVER HOXHES,SE AMBASADORI SOVJETIK DO TE NDERHYNTE KAQ PERDHUNISH NE PUNET E BRENDESHME TE SHQIPERISE????
      JA PRISTE DUART ENVERI,SE NUK ISHTE LANGO PAZARI SI KETA TE SOTMIT ME Sali Berishen MONSTER!!!
      Dhe thone “”NDERTONI DEMIKRACINE”!!!
      TURPI I MBULOFTE!!!
      VETEM AMBASADORET E HOLANDES E DANIMARKES KANE VENE GISHTIN NE PLAGET E VERTETA TE POPULLIT SHQIPTAR,TE TJERET I KANE SHERBYER PUSHTUESIT SALI BERISHA!!!

  2. Din Kruja says:

    Delli ne Kosove edhe mund te kete bere gabime, sidoqofte eshte perfaqsuesi i SHBA dhe kjo eshte gjithshka. KOsova eshte e lire vetem ne saje te vullnetit dhe sakrificave te SHBA. Keshtu qe sulmeve te grupit mediatik Koha kunder Dellit i vjen pak si era Serbi, Beograd. Eshte si cuditshme qe mbas 90-tes Surroi ne kushtet e terrorit ekstrem serb ngriti kete perandori mediatike e cila pretendonte te ishte ne favor te ceshtjes kombetare.Ne kohen kur Vetoni hyri ne politike me Partine Ora deklaroi me dhjetra milion e euro kapitale te bera qe nga koha kur ishin nen Serbi. Behet fjale te besh para ne kushte pushtimi duke luftuar okupatorin me media legale.
    Sidoqofte dolem nga tema. Ne kushtet qe eshte Kosova te sulmosh ambasadorin amerikan, eshte nje pabesi qe i behet ceshtjes kombetare, ne kete rast i cohet uje mullirit serb.

  3. Doni ALBO says:

    Koha ditore gabon rende qe ben kesi sondazhes kunder ambasadorit Dell me te mirat e te keqijat qe i ka dhe krejt kjo per interes te nje njeriu sic eshte veton surroi e ky tash deshiron ta prish imazhin qe ka amerika ndaj popullit me pro amerikan te kosoves vetem e vetem per b*** e vete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje