Tre shqiptarët, spiunë të UDB-së në Maqedoni

24 Korrik 2012, 10:41Rajoni TEMA

Në disa portale maqedonase janë publikuar emrat e 10 spiunëve të ish-shërbimeve sekrete, kryesisht UDB-së, pas miratimit të Ligjit të ri për lustrimin.

Sipas ligjit të ri, emrat e ish-bashkëpunëtorëve të shërbimeve sekrete policore do të bëhen publike për opinionin me emër dhe mbiemër.

Komisioni për lustrimin ka bërë të ditur se gjatë ditëve të ardhshme do të përfundojë procedurat ligjore për shpalljen e emrave të ish-spiunëve dhe bashkëpunëtorëve të organeve të sigurimit shtetëror. Portali “MKD” në gjuhën maqedonase, siç raporton INA, ka shkruar se procedura deri tani është përfunduar për 10 persona që kanë pasur dosje për bashkëpunim me organet e sigurimit shtetëror, por që janë të njohur edhe si bartës të funksioneve në të kaluarën. Në mesin e tyre janë tre shqiptarë, kryesisht ish-gazetarë, emrat e të cilëve janë të njohur për redaksinë.

Por portali “MKD” ka publikuar emrat e tyre dhe se sipas këtij portali ata janë: Kiro Jançev, Milenko Gaber, Branko Temov, Stojan Çaminski, Kire Dojçinovski, Rexhep Zllatku, Mustafa Spahiu, Hisen Shaqiri, Mihaill Andreev dhe Gjorgji Prculovski.

Por, disa nga emrat e publikuar kanë bërë ankesat e tyre pranë instancave të tjera institucionale dhe kanë mohuar involvimin e tyre në shërbimet sekrete të së kaluarës.

Një grup intelektualësh dhe shoqatash joqeveritare kanë kundërshtuar ligjin për lustrim dhe kanë kërkuar anulimin e tij, për shkak të keqpërdorimeve politike që sipas tyre do të bëj pushteti aktual.

9 komente në “Tre shqiptarët, spiunë të UDB-së në Maqedoni”

  1. Fahriu nga veriu says:

    Si s’qenka emri i Turkofagos ? Ehheeee, jane te serbit kurse turkofagos do jete i turkut .

    1. Χριστίνα says:

      Fáriu nga Φέροια!
      Edhe pse Tourgofagos ben “Tregeti Frutash” ne Turqi s’do te thote se ai eshte sipun turk…”””””“““,,,!!!!

      1. Fahriu nga veriu says:

        Pershendetje Kristine ! Ne Shqiperine e Hoxhes Enver nese kishe miq , kushurinj (singini )oso kishe kryer studimet ne Turqi ishe kontigjent i mundeshem per t’u akuzuar si agjent turk .

  2. Çudi mbi çudi says:

    Cili akt është më kriminel: të paguarit për t’i vrarë pjesëtarët e kombit të tyre, apo qeveria frikacake e cila i ka paguar kriminelët e kombeve tjera për t’i vrarë vëllezërit dhe motrat e tyre?

  3. Interpoli says:

    Aaaaaaa vetem TRE jooooo nuk besoj shum pak …shume pak..i ka m’shefur Maqedoni nuk i tregon sepse i duhen ende

  4. Marin says:

    Maqedonet kishin Titon, dhe i hapen dosjet. Ne kishim Enverin, dhe nje diktature 100-fish me te eger, e dosjet e kasapeve po myken ne arkiva.
    Nga 140 deputete, sa ish-sigurmsa kemi?
    Duhet lustracion, asnjeri te mos marre post qeveritar/publik pa u vertetuar se nuk ka pasur te beje me Sigurimin.

  5. Treviso says:

    Po sali Rom Berisha ka ardhur ne pushtet me fjalen dosjet e sigurimit,
    po vdes ne pushtet dhe nje here nuk e tregoi dosjen e tije qe ka punuar dhe punon akoma per Serbine. Fjalen dosje e mban si formule per ti bere presion bashkpuntoreve qe te mos devijojne nga vija e tije.

  6. sul hasa says:

    sa qesharake.Kjo eshte vetem larje hesapesh me te pa degjueshmit.sa shoh nuk ceket se cilit sherbim i kan sherbyer te njejtit.Sa per informata ne cdo shtet kan qen te pranishme organet sekrete ose perndryshe te njohur si sigurimi shteteror.Ne ish jugosllavi keta kan qene me shum organizata.UDB ose udruzhenje drzhavne bezbednosti, qe don te thot bashkimi i sigurimit shteteror.KOS ose sherbimi i kunder zbulimit qe ka qen institucion i ushtrise se jugosllavise, RIS qe ka vepruar ne suazat e ministrise se puneve te jashtme te jugosllavise.Kjo organizate eshte mare me likuidimin e mergates jashte kufijve.Dhe disa organizata tjera per luftimin e kriminalitetit ekonomik njeherit edhe vjedhjen e patenteve ne perendim.
    Si ka funksionuar UDB?
    Agjentet informator dhe provokator jan organizuar ne shkalle te rendesise.
    Ne rend te pare kan qen kleriket.NUk ka pas shanse te punoj hoxhe ose prift pa u angazhuar per qellimet e udb-se.
    Ne rend te dyt kan qen intelektualet.Pasi fjala e tyre ka pas peshe dhe jan perdorur per provokime dhe dezinformime te ndryshme.Zanatcit e ndryshem.Kafexhijt po se po.Terzijt berberet dhe te gjith ata ku ka pas qarkullim informacionesh.I parashtroj vetes pyetje a ishte e mundeshme te punojsh me embeltore ne stacionin e autobusave ne beograd pa qene bashkepuntore i udb-se.Po shqiptaret e maqedonise e mbanin tere jugosllavine me objekte hotelierike.Po ku shkuan krejt ata udbasha.A mrenda nates u bene qengji?
    Jo bre jo ata jan aty ne mesin tone dhe na i vrasin gjemt ma te mire.

  7. shqiptari e ka ne gjak spiunine.
    a thu se shqiptart e kan prejardhjen prej Judes se Jezu Krishtit!!
    kosovart mo dihet qe te spiunojn ne shtet
    edhe shqiptart e shqipnis per nji leter a vule a vize te spiunojn ke i huji.
    kshtu ka ken ter kohen.
    edhe ne koh te lashta prijsit ilire spiunonin njeri tjetrin ke perandorija romake.
    njilloj si beri juda me jezu krishtin.
    erdhi koha e turkut dhe shqiptart filluan kush e kush t’ja fus gjithkujt per me xan nji vend ne qeverin dhe administraten turke.
    ndrrun emna bes e fe(leqe ku kan pas bes ata ndonjeher!)
    me sllavt serb, po eshte gjithajo zone shqiptarsh ne veri e verilindje qe eshte sllavizu..
    po kshtu me malazest..qe ishin vetem disa dhjetra mijra banore ..komb,kan marr shum territore e fryme shqiptare dhe shum fshatra flasin vec serbisht!
    ne lindje po me maqedonin dihet sesi ka hy ne uj shqipnija..
    ne jug me greqin as diskutohet fare qe ka ndonje mendim per me ngrejt zerin qe ata qe banojn atje ne greqin veriore jane shqiptare(came)
    vet shqiptart e shqipnis lejne edhe bytht vec per me marr shtetesi te huaj perndimore.
    (kosovaret dhe maqedonet shqiptare i kane marre prej kohesh shtetsit e huaja perndimore apo edhe lindore)
    e ca doni me?
    kushdo zbulim a zyre spiunore e huaj qe i afrohet nje shaiptari,kosovari,maqedonoshqiptari,cami,shqiptari te malittezi, sapo i afron kerkesen per bashkpunim sekret(spiunim te shqiptarve te tjere tek i huaji) e merr pernjihere pergjigjen pozitive prej shqiptarit.
    po paskena ken komb beqir mer jahu??!!
    spiuno tjetri tjetrin pa cip??!!
    pas njefare kohe,kur te behet shqipnija e madhe ky vend nuk do quhet ma shqipni(bijt e shqipes) por Judeni(bijt e Judes)…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje