Thaçi: Nikoliç le ta provojë të hyjë në Kosovë, do iki i turpëruar si më ‘99-ën

23 Korrik 2012, 11:10Rajoni TEMA
Thaçi: Nikoliç le ta provojë të hyjë në

“Tomislav Nikoliç është një humbës i madh. Ashtu siç është larguar i turpëruar nga Kosova në vitin 1999, ashtu do të ndodhë sërish”, ka thënë kryeministri Hashim Thaçi, duke iu përgjigjur deklaratave të presidentit serb “se do të përdorë edhe forcën ushtarake nëse është nevoja për ta ruajtur Kosovën”.

Kryeministri Thaçi tha se deklarata të tilla janë mesazhe të këqija të Serbisë në raport me Kosovën, por edhe për paqen, stabilitetin dhe bashkëpunimin fqinjësor në rajon.

Thaçi theksoi se mesazhet e Nikoliçit burojnë nga periudha dhe mentaliteti i Millosheviçit, të cilat kanë shkaktuar dhimbje të mëdha për popujt ballkanikë, po edhe për popullin serb.

“Një fjalor i tillë u ka shkaktuar kriza dhe vuajtje të mëdha popujve, ka shkaktuar edhe gjenocidin në Kosovë nga ana e Serbisë, ku pjesëtarë të këtij regjimi ndër kryesorët kanë qenë dhe Nikoliç edhe Daçiç, po në të njëjtën kohë theksoj se vazhdimi i këtij fjalori nënkupton vazhdimin e humbjeve të tjera të Serbisë në raport me Kosovën, sepse siç është larguar humbëse dhe turpëruese Serbia në vitin 1999, sërish do të ndodhë e njëjta gjë”, tha kryeministri Thaçi.

Sa i përket dialogut të mundshëm politik mes Kosovës dhe Serbisë, kryeministri Thaçi tha se “fillimisht duhet të ndodhin implementimet e të gjitha marrëveshjeve, pastaj janë edhe disa çështje të tjera si telekomunikacioni, energjetika që duhet të diskutohen, por paraprakisht duhet të zbatohen marrëveshjet e arritura në Bruksel, në veçanti IBM-ja dhe bashkëpunimi rajonal që janë parakushte për konsolidimin apo normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë”./Zeri

12 komente në “Thaçi: Nikoliç le ta provojë të hyjë në Kosovë, do iki i turpëruar si më ‘99-ën”

  1. DILEMA says:

    Po te mos ishte SHBA dhe NATO…. Ka shume mosmirnjohje ne Kosove…

    1. Ani says:

      Po ,po Dilema i degjoj disa kosovare qe jane mosmirenjohes ndaj SH.B.A.
      Do te ishte mire ti linje nja nje vit perseri nen serbi e ta shikonin pastaj.
      Shqiptaret ne pergjithesi jane gjithmone mosmirenjohes ne historine e tyre shekullore.

  2. leonardi antwerpen says:

    Natyrisht duhet te jemi mirenjohes SHBA dhe Natos
    Sic duhet edhe juve tu jeni mirenjohes SHBA ne te kunderten ja u pret gregu ushtaret si qingjat apo jo???

  3. Shqiptari pa eskortë nga BE says:

    Për ju … nuk vlen asgjë, por le të provoj një shqiptar intelektual të futet në pjesën serbe të Mitrovicës dhe të flet për të mirën e kombit të tij. As eshtrat nuk ja kthejnë më për varrosje.

  4. Shkupi says:

    Rrofte SHBA-ja,ne jemi pjese e integritetit teritorial dhe shpirteror te saj.

    1. E vërteta do të fitoj says:

      Nderim për SHBA, pa dyshim për ndihmë. Por a duhet të lejojmë ne si komb që qeveria jonë kriminele të na vrasë neve dhe të na shesë pjesët e trupit të banorëve tanë për të siguruar luksin e tyre?

  5. Ja pra ky formulim i ketill si DILEMA, ANI ,LEONARDI, tipik mendim shqipetar mos mendo me koke tende por mete huajen,dhe gjithmon do jesh i mvarun servil nenshtrues.Pra une kam mendim tjeter.rreth ndihmes qe beri faktori nderkombetar ne trojet shqipetare,jo pse na duan ma shum se serbet,se shqipetaret jan mete bukur,por ineteresat gjeopolitike dhe historike sot per sot jan fati kryesor qe ne kemi nje miqesi me ameriken dhe europen,sepese popujt nuk kan dashuri njeri me tjeterin por kan interesa,dhe keto interesa i bashkojn ne nje qellim te perbashket,,dhe sot per sot vetedia e shqipetareve si popull faktorizues ne ballkan eshte shum i ulet,dhe te mos qenja e popullit shqipetar ne nivelin e vetedijes se faktorit srtabilizues ,apo destabilizues ne ket pjes te botes neve dona rropallen akoma varferia servilizmi,korrupcioni,varferia etjetj.

  6. Iliri says:

    Ku jane ato turkoshake te ndyre qe kane pjelle disa skuta te erreta te Prishtines qe tashme fshihen si struci. Eshte NATO-SHBA-ja qe jane engjujt mbrojtes se Kosoves…dhe jo Konferencat islamike qe akoma nuk e kene njohur Kosoven si shtet sovran dhe i lire…

    1. Taulant/Tirane says:

      Po edhe Shqiperia eshte anetare e Konf Islamike.Apo ka dale tani vone?Natyrisht qe as Kosova dhe as Shqiperia nuk mbrohen dot vet nga serbi apo greku.Te mos behemi cuba te vonuar.Edhe Bashkimi Kombetar nuk na ben dot te fort per te perballuar ata,por te bashkuar i ben armiqte tane te mendohen dy here.Kaq

    2. erdon says:

      Përshëndetje nga Prishtina,

      Ju lutem na lodhët tu na quajtë neve shqiptarëve që fe e kemi islamin turkoshak. Ne mund të jemi musliman, por turq kurrën e kurrës.
      Kush po thotë që nuk jemi mirënjohës për SHBA. Shumë faleminderit SHBA. Po realisht, nëna jonë është dashtë të jetë Shqipëria. Enver Hoxha ka pas plan ushtarak për hyrje në Kosovë, kurse politika pas 92’shit nuk ka menduar që edhe ato janë pjesë shqiptare.
      Në vend që ta forcojnë Shqipërinë, e shkatërruan atë. Llogariteni se sa vështirë do të kishte qenë për Millosheviçin që të sulmonte Kosovën, nëse do të kishim një Shqipëri të fortë.

      Kosova ka shumë dëshmorë, ka shumë sakrificë, nuk ka pranuar sistemin e dhunshëm serb, kështu që nuk është se na është servuar në pjatë kjo liri. Është përpjekje shumë e madhe.

      Unë nuk e di një shtet që është krijuar pa ndihmën e fuqive të mëdha. Edhe Mali i Zi kur e ka aneksu Ulqinin, ka qenë flota angleze që i ka ardh në ndihmë për mposhtjen e shqiptarëve, se në të kundërtën nuk do të ndodhte kurrë.
      Edhe Serbia, edhe Greqia, të gjitha janë krijesa sikur Kosova, por në një periudhë tjetër.

      Ka turkoshak, ka grekofil, ka serbofil, ka nuk di çfarë tjetër në trojet shqiptare, por një gjë jam i sigurtë, ka shumë më pak se që ka pasur. E ne nuk duhet ti shajmë ata lloj njerëzish, por ti minimizojmë ndikimin e tyre.

      Të gjithë do të bëhen shqiptarofil, por ne duhet të punojmë që ta bëjmë të fortë Shqiptarinë.

  7. labicmendurmecaderpistolete says:

    Te shpresojme qe nuk eshte mosmirnjohje por eshte harrese historike . Eshte kjo nje semundje e vjeter e shqiptareve ne pergjithesi por duket qe pjese e jona pra kosovaret qenkan rende fare.
    Po te mos ishte Amerika e para po te mos kishte ndodhur 97 ne shqiperi dhe te amatoseshin dhe pa ndihmen e NATOs kosovaret do flisnin akoma serbisht sot. Nuk eshte gje e mire kjo. Gjithesesi pordha e madhe gris breket e veta thone.

  8. enh says:

    po sikur kete rradhe te ndihmohen nga rusi terthorazi,keshtu ndihmuan,keta tanet edhe ate gjeorgjianin,po sduhej asnje jave per spencat ruse,ti mbyllnin gojen dhe ta detyrojne,ne humbje pa kushte,mos e degjoi ndonje tani,do i vi prape ora shpejte,ku do gjejne ruset rruge per siri,nga pjesa tjeter,qe i duket e tija,dhe na ndonje turqi,cka per tu bere,shpejt do i keni aty,dhe mos vini bast,eshte sikur ka ndodhur,cpesoi ai i ziu ne siri ajo ju pret edhe juve,sa te ndizet kriza ekonomike ne itali e france,kur te shikoni gjithe boten ne krize ekonomike dhe gjithe ky zhvillim te reduktohet vetem ne gjerat me elementare per te jetuar,behuni gati,keshtu e peson,kur i lutesh ujkut te te shpetoje nga stani,sje vetem ti qe i hap deren atij,ne rezik,por e gjithe kopeja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje