Qeveria e luksit në kohë krize

22 Korrik 2012, 17:00Rajoni TEMA

Qeveria e ka bërë gati pakon me rroga të reja të funksionarëve të lartë, e cila parasheh ngritje të “shpërblesave mujore” deri mbi 50% nga niveli që zyrtarët e lartë e marrin aktualisht. Ngritjen më të lartë të pagës është planifikuar ta gëzojë vetë kryeministri Thaçi. Nga 1440 euro, sa është tani, paga e shefit të Qeverisë pretendohet të rritet në 2,325 euro, apo për rreth 900 euro më shumë, shkruan sot Koha Ditore. Me këtë ngritje synohet që paga e kryeministrit të barasvlerësohet me atë të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, dhe njëkohësisht t’i afrohet asaj që merr presidentja, Atifete Jahjaga.

Realisht, Thaçi që nga viti 2008, kur edhe e ka marrë drejtimin e Qeverisë, është paguar dyfish me pak se kryeparlamentari dhe presidenti. Nëse miratohet versioni i tanishëm i Projektligjit për paga të funksionarëve të lartë, atëherë paga e tij do të jetë për 25% më e ulët se e presidentes dhe e njëjtë me atë kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani. Presidentja parashihet të vazhdojë të punojë me pagë të njëjtë prej rreth 3000 euro neto në muaj. Koeficienti i pagës së presidentes është caktuar të jetë 15, ndërsa i kryeministrit, kryeparlamentarit dhe kryetarit të Gjykatës Kushtetuese 12.50. Vlera e një koeficienti llogaritet të jetë e barabartë me 186 euro.

1 komente në “Qeveria e luksit në kohë krize”

  1. Qeveria p... says:

    Ah mori parti politike nga Prishtina. Sa i lumtur është serbi që ju ka gjetur dhe rekrutuar juve në mesin e kombit tonë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje