Ish-majori i KFOR-it e quan Kosovën ‘tokë të majmunëve’

23 Korrik 2012, 10:59Rajoni TEMA
Ish-majori i KFOR-it e quan Kosovën ‘tokë të

Kristian Kahrs, ish- zyrtar i NATO-s, është dënuar me pesëqind euro nga Gjykata për Kundërvajtje në Prishtinë dhe është mbajtur 24 orë nën arrest ditën kur është shënuar Vidovdani. Norvegjezi, që ka punuar si zyrtar për informim pas luftës në KFOR, tani jeton në Beograd. Atje mban një sajt personal, në të cilin i kërkon falje Serbisë për “krimet që KFOR-i ka lejuar kundër popullatës serbe në Kosovë”. Kahrs ka qenë bashkë me pjesëtarët e lëvizjes ekstremiste serbe “Obraz” ditën kur “pelegrinë” serbë shkuan në Gazimestan për të shënuar betejën e Kosovës, shkruan sot “Koha Ditore”.

Njeriu që vite para se t`i bashkohej KFOR-it ka punuar si gazetar, pas përfundimit të misionit të tij në Kosovë është dashuruar në Beogradin, ku edhe po jeton. Burime të gazetës kanë shpjeguar se shumë herë gjatë trazirave në veri ai është parë të jetë pjesë e barrikadave dhe i afërt me lëvizjen ekstremiste “Obraz”.

Ditën e Vidovdanit ai mbante në xhep një kapelë me simbole serbe dhe një bluzë me mëngë të shkurtra me të njëjtat simbole në bagazhin e automjetit. Kahrs kishte humbur kontrollin kur policia ia kishte gjetur kapelën dhe bluzën dhe ia kishte marrë ato, sikur edhe çdo pelegrini tjetër që kishte mësyrë Gazimestanit më 28 qershor.

“Ju të gjithë jeni majmunë. Ky është vend i majmunëve”, u kishte thënë Kahrs policëve. Ai ka pretenduar që është gazetar, por kur ia kanë kërkuar kartën e identitetit ka thënë se e ka harruar. “Kahrs ka kërkuar vazhdimisht të flasë me zëdhënësin e policisë dhe ua ka afruar tek fytyrat mikrofonin policëve, duke i ofenduar ata”, shkruhet në vendimin e Gjykatës për Kundërvajtje të datës 29 qershor.

Gazeta ka zhvilluar një bisedë me gazetarin norvegjez. Ai nuk ka qenë në gjendje të tregonte se për cilën media punon si gazetar, ndërkaq  e ka pranuar se u ka thënë majmunë policëve./KD

11 komente në “Ish-majori i KFOR-it e quan Kosovën ‘tokë të majmunëve’”

  1. Zeni says:

    Shif kush flet. ahahaha

  2. whatthehell says:

    pederast norvegjes,me siguri me majmuni eshte ky vete,heren tjeter policia e kosoves duhet ti japin nje hu alla majmunce ketij cetniku pederast qe ka gjet strehim ne bythograd.

  3. rtw says:

    i paska gradu!
    nder i madh per kosovart!
    nga lepuj te eger jan ngrejt ne majmuna!

  4. Sail Kari says:

    Ky keka vellai I bevrikut te famished norvrgjez inshalla e vret tane beogradin

  5. Filip says:

    A eshte ky ai qe ka qene me kampin Serbi Shqiperi qe eshte bere ne ulqin me 2005.

  6. Obergruppenfuhrer says:

    Pyesni suedezet se c’mendojne per norvegjezet!

  7. miri says:

    pse nuk dalin ca shqipetare dhe kosovare me foton e atij dhe te shkruajne: Ik, ore kokebole

  8. sepse shqiptart dhe kosovart pelqejn shum bolet dhe shefin e boleve.

  9. Hesapi says:

    Sigurisht eshte edhe KANIBAL.

  10. tourkofagos says:

    hahahaha,toke majmunesh………..!!!
    imagjinoni sikur Kristiani te kaloi neper Shqiperi…!!!se cfare do te na degjojne veshet….???? ndoshta do te thote; toke korrakesh!!!!

  11. dikushi says:

    ha ha kush flet!
    Kur te shikoj tourkofagos, dhe te thote akoma ky rom nuk ka nxene mend, sepse turkogagos, aromainan origjin eshte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje