Bechtel do ndërtojë edhe rrugën Prishtinë- Shkup

23 Korrik 2012, 11:33Rajoni TEMA

Pas autostradës Morinë-Merdare, kompania amerikane Bechtel, duket se do ta ndërtojë edhe atë Prishtinë-Shkup. Zëdhënësja Ela Ruçi konfirmon se Bechtel do të marrë pjesë në tenderin për ndërtimin e këtij projekti. Burime të Express thonë se kjo kompani, sipas gjitha gjasave, është konkurrenti më serioz për ta fituar këtë tender, i cili shpallet në vjeshtë.

 

Bechtel-Enka nuk do të ndalet vetëm me ndërtimin e autostradës Morinë-Merdare. Kjo kompani po pretendon që ta marrë përsipër edhe ndërtimin e autostradës që lidh Prishtinën me Shkupin.

Megjithëse ende nuk është hapur tenderi, zyrtarët e Bechtel-Enkës kanë konfirmuar se do të jenë konkurrentë në garë, në momentin që do të shpallet tenderi.

“Ne momentin që do të shpallet tenderi, sigurisht që do të marrim pjesë në tenderin për ndërtimin e këtij projekti”, ka thënë zëdhënësja për informim në këtë kompani, Ela Ruçi, në një prononcim për Express.

Sipas saj, është normale që Bechtel si kompani të konkurrojë aty ku mendon se mund të marrë punë.

Ndërkaq, burime të gazetës brenda Qeverisë se Kosovës thonë se tashmë kanë filluar bisedat jozyrtare mes përfaqësuesve të kompanisë dhe institucioneve vendimmarrëse të Qeverisë së Kosovës.

Kjo kompani po shihet si më pretendente për t’ia besuar punën nga ana e Ministrisë së Infrastrukturës.

“Bisedat kanë filluar dhe Bechtel shihet si pretendente edhe në autostradën e dytë”, ka thënë ky burim./EXPRESS

4 komente në “Bechtel do ndërtojë edhe rrugën Prishtinë- Shkup”

  1. ALTONI says:

    Duke qene ne brendesi sesi funksionojne keto pazare, Basha vazhdon te mari komisionet e veta meqenese ishte ai qe na e beriu peshqesh kete firme dhe firmat shqiptare qe po investojne miliona euro ne kete sektor rijne pa pune madje dhe ato pune qe kane bere nuk i paguan FAMILJA

    1. Fantastiku says:

      Nuk folet ju me kaq pasion kur Italianet vodhen miliona te tere per nje autostrade te qelbur Tirane – Durres. Keto jane projekte madhore, fatkeqsisht kudo vidhet. Nuk po them te rrijme e te bejme sehir, por fatkeqsisht ne rastin e Shqiptarit gjithmone do kete ndonje cen. Jo pse u fut Turku, jo pse u fut Gjermani, jo po pse nuk u fut Turku, jo po Amerikani do me na vjedh, jo po pse u fut Rusi.

      Vete a e bejme dot kete gje ? Ne asnje menyre, sepse si Sali Berisha, si pjesa e partise socialiste i shkaterroi te gjitha institucionet shteterore dhe gjithe kuadrot i zhduki. Keshtu qe kot kritikoni, sepse kur nuk keni alternativa te tjera, do mbani ate qe ju ofrohet.

      Ne edhe duam te rrijme kafeneve gjithe diten, edhe te na i heqin Salen te tjeret(ne fakt na e hoqen nje here por ne vete e rivendosem prap), edhe te kritikojme se cfare ndertohet e si ndertohet.

      Per teori te fikim deren, per praktike ama…………………………

  2. Cakalli7 says:

    po qe se marrin edhe ate kufi shkup dmth qe u kane hipur ne kurriz edhe sllaveve te maqedonise

  3. enh says:

    vetem ate ruge,do ndertojne,cdo gje,derisa te egzistojne mafia,shteterore e malokut,tone dhe profesorit te kosoves,dy gangstere,qe duhet te arestohen,kaq poshte ka rene jeta politike ne shqiperi,mezi hoqem nje diktator dhe na dolen dy maloke.kokeshkrete,pupet te perendimit,qe dhe sikur te zhdukin gjysmen e popullsise,dhe vetem te kenaqin,erdoganin,e ate tutje oqeanit,si luan as topi,dhe pastaj,keta politikane,qe ne opinionin tim jane thjesht gangstere,pa sens demokratik,dhe nuk eshte kjo per ata vetem,te pakten ata i perkasin ligjit barbar te kanunit,qe i perket shoqerise primitive,por ajo qe te ben pershtypje eshte se pjesa me e madhe e popullsise,e mesuar ne shkolla smer pjese ne formimin e politikes,personalisht nuk e kuptoj,e vetmja gje qe me qeteson,eshte se edhe te formonim shtetin,beme vone shume,mbase eshte ne dna,mbase dna tone eshte primitiv,mbase i perket periudhes barbare,edhe shtet me ligje,po edhe vete cdo njeri autoritet,dhe ligjet tona personale.tani e kuptoj perse nje tjeter komentues perdor per vendin tone termin albanistan.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje