Vetëvendosje premton 10 mijë vende pune në bujqësi

24 Korrik 2012, 11:06Rajoni TEMA

Drejtuesit e lëvizjes Vetëvendosje premtojnë mbi 10 mijë vende të reja pune në sektorin e bujqësisë, kur të vijnë në pushtet. Të hënën, gjatë prezantimit të programin të saj për zhvillimin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Vetëvendosje ka kritikuar Qeverinë për shkak se ka ndarë vetëm 1 për qind të buxhetit për bujqësinë.

“Vetë fakti se buxheti për bujqësinë është shumë i vogël, vetëm një për qind e buxhetit të përgjithshëm, tregon se kjo Qeveri aktuale nuk e ka pasur prioritet bujqësinë. Me qeverisjen e lëvizjes “Vetëvendosje”, e cila do ta ketë prioritet bujqësinë, shumëfishohet buxheti, do të krijohen mbi 10 mijë vende të reja të punës, do të ketë ngritje të mirëqenies së qytetarëve si dhe ulje të papunësisë dhe varfërisë”, tha Salih Saliu, drejtuesi i Komitetit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural në lëvizjen Vetëvendosje në konferencën për media, ku shpalosi programin e Vetëvendosjes për bujqësi.

Sipas tij, problemet me të cilat ballafaqohet bujqësia në Kosovë, janë buxheti i vogël për bujqësi, mungesa e investimeve kapitale, mungesa e institucioneve kredituese me kamata të volitshme dhe afatgjatë, mungesa e investitorëve, vështirësitë për të siguruar plasmanin e prodhimit, sidomos jashtë vendit, mungesa e infrastrukturës bujqësore, si dhe mungesa e shërbimeve këshillimore për fermerë. Pasojat e këtyre problemeve në bujqësi, tha ai, e kanë shndërruar Kosovën në një vend eksportues të njerëzve dhe kapitalit, kanë shtyrë migrimin e popullatës nga fshati në qytet, duke stërngarkuar qytetet me banorë, kanë rritur papunësinë, ndotur ambientit, kanë prishur biodiversitetin në vendet rurale, kanë prishur balancën ekologjike dhe ekonomike, kanë prishur peizazhet natyrore etj.

“Lëvizja Vetëvendosje, tërë programin e zhvillimit të bujqësisë, e ka paraparë në tri faza të zhvillimit, atë tre, gjashtë dhe nëntëvjeçare”, sqaroi Salihu.

Vetëvendosje ka paraparë që buxheti për bujqësi për vitin e parë të jenë diku rreth 60 milionë euro, për vitin e dytë 90 milionë euro dhe vitin e tretë 120 milionë euro.

“Me implementimin e plotë të këtij programi të zhvillimit të bujqësisë, pylltarisë dhe zhvillimit rural do të punësohen 10 mijë njerëz. Kjo do të prodhonte ngritje ekonomike përmes rritjes së prodhimit vendor dhe akumulimit të kapitalit në vend, mirëqenie të qytetarëve duke ulur shkallën e papunësisë dhe të varfërisë dhe stabilitet politik”, theksoi Salihu./KD

2 komente në “Vetëvendosje premton 10 mijë vende pune në bujqësi”

  1. DILEMA says:

    Keta kane kopjuar te gjithe modelin e Saliut…pozite a opozite qencin…

  2. Cakalli7 says:

    ka gjetur fare te mire hashashi ky i vetvendosjes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje