Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, ka shprehur shqetësimin e tij për situatën në veri dhe përshkallëzimin e tensioneve në këtë pjesë të vendit gjatë vitit të kaluar.
Këto komente Ban i bëri me të mbërritur në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës, në kuadër të turneut të tij ballkanik.
“Është thelbësore që çështja e ndjeshme dhe komplekse në raport me veriun e Kosovës të zgjidhet përmjet një dialogu paqësor”.
“Pikëpamjet e komuniteteve, të cilat ndikohen drejtpërsëdrejti nga këto tensione janë thelbësore. Zërat e tyre duhet të dëgjohen. Nevojat dhe të drejtat e tyre bazë duhet të përfaqësohen në mënyrë demokratike”, ka thënë Ban, gjatë një adresimi të shkurtër para gazetarëve të mbledhur në aeroport.
Ai ka thënë gjithashtu se gjatë vizitës së sotme do të njihet gjerësisht me situatën, veçanërisht me statusin e marrëdhënieve midis komuniteteve, me të drejtat e pakicave dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore.
Por, tema kyçe e vizitës, ka thënë ai, është rëndësia e dialogut dhe respektit të ndërsjellë në gjithë rajonin.
“Ua kam thënë të gjithë liderëve me të cilët po takohem se ndërmarrja e hapave të mëtejmë në arritjen e një mirëkuptimi edhe më të madh është e një rëndësie thelbësore”, ka thënë Ban Ki-moon, duke nënvizuar se të njëjtin mesazh e ka sjellë edhe për liderët e Kosovës, për popullin e Kosovës.
Në veçanti, tha sekretari i përgjithshëm, “pres përpjekje më të fuqishme drejt normalizimit të raporteve me Beogradin, përfshirë këtu edhe një përkushtim serioz dhe të sinqertë karshi dialogut – gjënë e njëjtë të cilën e kam kërkuar edhe nga lidershipi serb”.
Ban ka rikujtuar se është Bashkimi Evropian ai që ka marrë rolin udhëheqës në përpjekjet ndërkombëtare në rajon.
“Kombet e Bashkuara do të vazhdojnë të bashkëpunojnë me të gjithë partnerët ndërkombëtarë në arritjen e synimeve tona të përbashkëta për popullin e Kosovës dhe rajonin në përgjithësi”, ka thënë sekretari i përgjithshëm Ban Ki-moon.
Me këtë rast, Ban ka kërkuar nga të gjitha palët që të intensifikojnë përpjekjet e tyre për të zgjidhur çështjen e personave që vazhdojnë të llogariten si të zhdukur, duke thënë se “kjo çështje është një çështje e të drejtave thelbësore të njeriut dhe kyçe për pajtim dhe respektim të ndërsjellë”.
Ban ka shfrytëzuar këtë paraqitje para mediave në Prishtinë, për të shprehur ngushëllimet e tij për vdekjen e poetit me famë ndërkombëtare, Ali Podrimja, trupi i pajetë i të cilit u gjet në Francë të shtunën më 21 korrik.
Në kuadër të agjendës zyrtare, sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara është takuar me presidenten e Republikës, Atifete Jahjaga dhe kryeministrin Hashim Thaçi.
Në orët e pasdites ai pritet të vizitojë edhe manastirin e Deçanit dhe të Prizrenit, për t’i dhënë kështu fund vizitës në Kosovë dhe për të vazhduar tutje për në Maqedoni. /REL/
priti trazrat tash e tutje ne veri dhe Kosove pasi iu dha driten jeshile serbve BanKiMuni
Si mund të ketë paqe në një vend në të cilin secili secili udhëheqës është analfabet kriminel i paguar disa milionë nga fuqitë e mëdha nga jashtë për të siguruar konflikt në mes banorëve të atij vendi!
Ban ki moon eshte nje perbindesh prosllav i nje aneshem dhe demagog per te krijuar tensione dhe crregullime jo vetem me ne shqiptaret per ceshtjen e Republikes se Kosoves po edhe me gjere.I shitur nga sllavet [ ruset,serbet ] ai mbron ata i trimeron dhe i fut ne labiririnthe qe edhe ata vete nuk e kuptojne.Them se ben mire se keshtu ka per te ngrene koken politika serbo ruse ne Republiken e Kosoves. Qe kjo bote zuzare ka njerez te ketille ,rasti i keti qorri eshte tipik…