Ndryshimet në pushtet, Thaçi president e Haradinaj kryeministër

25 Korrik 2012, 10:31Rajoni TEMA

Një koalicion qeverisës i PDK-së dhe AAK-së, nëse nuk realizohet në vjeshtën e këtij viti, do të mund të bëhet pas zgjedhjeve të përgjithshme, të cilave do t’i paraprinin ato presidenciale, ka thënë të martën një burim i gazetës, i afërt me kryeministrin Hashim Thaçi. Ai ka përmendur edhe kushtet që duhet përmbushur para se koalicioni të ndodhë.

Sipas këtij burimi, bashkëqeverisja ndërmjet këtyre dy subjekteve të dala nga lufta do të mund të ndodhë në rast se të dyja lëshojnë pe nga disa vija të kuqe që kanë vënë. E sipas tij, Thaçi edhe mund të përmbushë insistimin e AAK-së që ai të mos drejtojë qeverinë, pra që Thaçi të bëhet president e Haradinaj kryeministër./KD

7 komente në “Ndryshimet në pushtet, Thaçi president e Haradinaj kryeministër”

  1. BERISHA LARGOHU PER TI HAPE RRUGE INTEGRIMIT. says:

    Sipas ketije informacioni mendohet qe Albin Kurti do ta kete shume te veshtire ardhjen ne pushtet sepse keto mafioza qe kane drejtuar ushtrine clirimtare te Kosoves do mbajne pushtetin.

    1. haha says:

      Ti vertete je idiot por se kupton.

  2. anticensurë says:

    fotomontazh i trashë,ndoshta në përshtatje të figurave!
    shpresojmë që të mos jetë e vërtetë!po qe se ndodh një gjë e tillë,atëherë jo vetëm që nuk është e vërtetë thënja”kur të hipë gomari mbi çati”,por u bëka dhe president!
    pa ju mohuar meritat e luftës,asnjëri nga të dy nuk ja vlen për politikë!

    1. Petriti says:

      Respekt mire e ke -edhe ateher nese kanë merita, apo te themi kur ti zbresin te keqijat (e shumta) nga te mirat ( e pakta) nuk di se ku mbeten meritat.

    2. Meritat e Luftes o milet i KOSOVES nuk i takojne ketyre dy apo me shume fytyrave vertete Mafioze, prandaj Perendimi ka filluar e do vazhdoje te “LUAJ PISET” me ne shqiptaret ne Ballkan. Prisni edhe pak muaj dhe keni per te pare cfare ka per te ndodhur ne Shqiperi e Kosove… ku ne Qeveri e Pushtet ka vetem filo-Serb dhe filo-Rus qe shtiren sikur jane me Perendimin e sidomos me Ameriken. “Dardha e ka bishtin prapa” dhe ne jemi komb me bisht prapa, prandaj kalojme nga nje Diktature ne tjetren dhe asnjehere nuk kemi prekur e provuar asnje dite Demokraci, sepse Demokracia nuk behet me Maloke… si Berisha+Thaci+Meta+Haradinaj+ etjere si keto MONSTRA Made in Albanistan.

  3. Petriti says:

    …fatkeqësi ma te madhe te mundshme nga vetë shqiptaret nuk mund te paramendonjnë.
    Institucionalizimi i krimit dhe korrupsionit do ta arrije zenitin, do ia kalojme edhe Kolumbise +……
    …shpresojme ne ndihmen e Zotit se keta ne tokë u pa se jane te “pa fuqishem” qe ti rezistojne kesaj katastrofe te programuar.

  4. Zjgimi nga sulmi i m... says:

    Mos u dorëzo o komb shqiptar. Gjithçka ndodh me arsye. Zgjohu tani, ose zhduku përgjithmonë. Luksin i dy a tre vetave e paguan armiku.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje