Gjykata e Prizrenit ndalon minifundet

26 Korrik 2012, 10:40Rajoni TEMA

Jo çdo veshje e zakonshme, sidomos tani gjatë stinës së verës, është e përshtatshme për gjykatën, prandaj Gjykata e Qarkut në Prizren ka vendosur t’i tregojë stafit të saj dhe qytetarëve se çfarë (nuk) mund të vishet në ambientin e punës së gjykatave.

Në hyrje të Gjykatës së Qarkut në Prizren, krahas shenjave parandaluese, siç janë ndalimi i pirjes së duhanit, përdorimi i telefonave mobilë apo ndalimi i mbajtjes së armëve, kësaj liste i është shtuar edhe një ndalesë.

Sigurimi i gjykatës ka marrë urdhër që mos të lejojë qytetarët, por as punonjësit, të hyjnë brenda nëse nuk respektojnë kodin e veshjes.

Posterë me minifunde dhe pantallona të shkurtër, të cilave iu është bërë një shenjë x, janë vendosur në dyer, pikërisht këto ditë të nxehta verore, kur këto veshje janë më “të zakonshme”.

Administratori i kësaj gjykate, Agron Zylfiu, thotë se kjo ndalesë vlen si për stafin e gjykatës, ashtu edhe për qytetarët që kanë punë në gjykatë. “Kemi pasur raste që edhe punëtoret e gjykatës, nuk kanë pasur kod të veshjes si duhet. Duhet të kemi një kod veshje, duhet ditur se po hyjmë në gjykatë, që është një institucion shumë serioz, e jo të vihet këtu sikurse me dalë në një lokal të thjeshtë”, i tha Zylfiu gazetës JnK.

“Kur gjykatësit, prokurorët dhe avokatët, përveç rrobave serioze mbajnë edhe uniformat përkatëse gjatë seancave gjyqësore, pse të tjerët nuk janë në gjendje të paktën të vishen ashtu si duhet dhe ta respektojnë këtë institucion”, ka shtuar ai.

Nga praktikat e së kaluarës, ka pasur raste që palët kanë ardhur me veshje jo të duhura në gjykatë. Madje, Zylfiu tregon se ka pasur raste që gjykatësit i kanë detyruar palët që të shkojnë të vishen me rroba më serioze, e pastaj të vijnë në gjykim. /GazetaJNK/

6 komente në “Gjykata e Prizrenit ndalon minifundet”

  1. S says:

    po pantallona trecerekshe si te byrazerve nga anadolli a lejohen?????

  2. Loku says:

    Pse te djeg ty shoku apo mos te vjen keq per heqjes e kesaj te drejte vajzes tende!

  3. Burgaxhiu UK says:

    Po ca ndalim veshjesh! keta edhe do vite do heqin edhe gjuhen shqipe 30 turq ka Prizreni e turqishtja asht gjuhe e dyte mas shqipes,,,,vari hajdarin njerez kot na vetem me llap jena

  4. ismeti says:

    veshni GULLASH -MINI ,ju me te vertet jeni milet i prishur ,ne ju thirrim ARPANGJIK edhe se meritoni as at po krapangjik krisni kepen ne talibistan se atje e keni vendin o derrkuca

  5. Qeveria jonë e re... says:

    Natyrisht se qeveritarët nga Kosova (* Kosovo 1244) i ndalojnë femrat dhe mashkujt (hetero dhe/ose homo) që të tregojnë trupin e tyre jashtë zyrës së udhëheqësit në pushtet.

    Këtë të drejtë e kanë vetëm ministrat nga LDK, PDK, AAK dhe LVV.

  6. Gent says:

    eshte vendim i menqur
    sepse ne gjykate, nu shkohet per te bere sfilata mode,
    ne bikini e mini funde,
    plotesisht pajtohem me kete vendim,
    nese dikush don te zhveshet,
    dhe te reklamoj ”cullak”si prostituta jan vende tjera,
    por jo edhe gjukatat,
    eshte kod i miresjelljes vendimi i gjykates,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje