Berisha takon Cameron dhe e fton për 100 vjetorin e Pavarësisë

28 Korrik 2012, 09:49Politika TEMA

Pak minuta përpara nisjes së ceremonisë madhështore, kryeministri britanik, që kishte në ‘shtëpinë’ e tij 120 liderë nga e mbarë bota, priti kryeministrin Berisha dhe dëgjoi nga ai se si Shqipëria po shkon drejt… moshës dixhitale

 

Edhe pse kishte në ‘shtëpinë’ e tij mbi 120 liderë nga e gjithë bota, kryeministri britanik, David Cameron gjeti mundësinë të bënte një takim me kryeministrin Sali Berisha, pak minuta përpara nisjes së ceremonisë madhështore. Madje Cameron dëgjoi shumë gjëra nga Berisha, deri edhe si po ecën vendi ynë drejt moshës dixhitale.

“Në këtë takim të përzemërt dhe miqësor, Kryeministri Berisha falënderoi përzemërsisht Kryeministrin britanik Cameron për kohën dhe pritjen e veçantë që i rezervoi në një ditë kaq të ngarkuar dhe i shprehu mirënjohjen e tij për të gjithë mbështetjen e çmuar që Britania e Madhe i ka dhënë dhe i jep Shqipërisë në përpjekjet e saj për të ndërtuar demokracinë, bazuar në vlerat e tregut dhe integrimin e vendit në NATO dhe, tani, në procesin e integrimit evropian, si dhe për bashkëpunimin e frytshëm që ekziston midis dy vendeve tona në fushën e zbatimit të ligjit.

Kryeministri Berisha e njohu Kryeministrin Cameron me reformat e gjithanshme të ndërmarra nga qeveria, nga viti 2005 e në vazhdim, rezultatet e këtyre reformave në treguesit kryesorë të zhvillimit njerëzor, në disa prej të cilëve Shqipëria ka arritur vendet e zhvilluara. Kryeministri e njohu Kryeministrin britanik me arritjet e vendit në fushën ekonomike, me rritjen ekonomike katër herë më të madhe se mesatarja e rajonit, arritjet në thithjen e investimeve të huaja ndër më të lartat për frymë dhe ndërtimin e infrastrukturës së re të vendit, ecurinë e Shqipërisë drejt moshës dixhitale, etj,” thuhet në një njoftim të kryeministrisë.

Siç bën me çdo të huaj, Berisha e ftoi Cameron për një vizitë në Shqipëri me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë. Cameron tha se do e marrë në konsideratë ftesën.

 

 

14 komente në “Berisha takon Cameron dhe e fton për 100 vjetorin e Pavarësisë”

  1. 21 janari says:

    po per 21 JANARIN nuk i tha gje??????PO PER drejtesine??????????po PER VOTIMET qe ishin me te mira se VOTIMET E KALUARA???????PO kameron i tha per ARRITJET qe ka anglia????saliu ME KUJTON BELULIN…A DONI ME PER BELULIN???????????

    1. gavrili says:

      Ve bast qe thenen vjen e tregon se si i dha Cameronit zgjidhjen per krizen

  2. Ben Chicago says:

    camerun i kerkoi berishes te ndihmoje angline ne kaperximin e krizes,dhe per te pritur emigrante britanike te punojne ne shqiperi

  3. Ivani i madh says:

    ky trapi ke takon e fton ne 100 vjetorin e pavarsise kur te takoje presidentin Serb dajon e femijeve a do ta ftoje valle se Fazlici do jete ne krye te tribunes se eshte miku i ngushte ne vjedhje , vrasje e korupsion dhe ska si ta haroje ne kete feste.

  4. latif says:

    a folen sesa shqiptare ka ne londer te shkrujt si refugjat kosovare apo me dokumente fallco si grek e spanjoll a italjan a dreqshejtan a?

    1. tim says:

      latif ke naj problem ti sa shqiptare ka ne londer ,sa here e ke provuar dhe nuk ke mundur IDIOT TE PLASISH ti .

  5. xha Jaho says:

    Ky bastard eshte nje i semure menderisht qe ka nevoje urgjente per elektroshok e jo per takime.
    “Vdes te behet njecike magazinjer” e ka fiksim te dale ne fotografi dhe paguan qe ta takojne. Per kete vajti gjer ne Londer dhe jo per lojrat olimpike, se ne stadium nuk ishte fare (e kane skualoifikuar se doli pozitiv ne testin antidroge)

    1. panajoti says:

      Edhe Kameron e mori vesh se kryeministri shqiptar eshte nje kacek i mbushur me genjeshtra>

      1. Argita_B says:

        Cameron do te jete mahnitur pa mase nga ngjashmeria qe ka Berisha ne te vertete, me portretin e tij te pershkruar nga raportet e ambasades se Britanise se madhe ne Tirane…

  6. latifi says:

    ik or cecen mali!
    u mbush londra me cecen zorrthar

  7. Albani says:

    Zoti Berisha me Anglezet dhe Amerikanet mbaje mire si ti e di qe komunizmin dhe Enver Hoxhen keto dy shtete e bajten per 45 vjet.

  8. jurgeni says:

    nuk i la dhe nuk do i lere ndonjehere keto servilelleqet ky palaco. shikojeni se si duket ne foto , eshte gati qe ti puthe edhe kembet kameronit.

  9. katunari says:

    Sa idiot Sala.Ku e ka pas mendjen Comeron,dhe cfare i ka prrallis ky idioti,te pakten per cfare deklarojne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje